Shqiptarët ikin nga pushteti

Opinione

Shqiptarët ikin nga pushteti

Nga: Xhemë Binaku Më: 9 mars 2019 Në ora: 09:50
Ilustrim

Dukuria e braktisjes së Kosovës nga qytetarë të saj as nuk është e sotme dhe sidomos as që ka gjasa të zvogëlohet. Kjo duket qartë dhe është jo vetëm fakt, por edhe u kthye në një sëmundje e pashërim. Nëse si e tillë mori përmasa të një ekzodi masiv në vitet '90-ta, nga reprezaljet dhe dhuna e ushtruar nga pushteti okupues serb, që ndiqte deri në asgjësim shumicën e shqiptarëve në mbështetje të planeve gjenocidale për të ndërruar strukturën e popullsisë në Kosovë, politikë dhe strategji kriminale e cila edhe rezultoi me luftën. E kjo prodhoi edhe ndjekjen e afër një milion qytetarëve shqiptarë. Pjesë e konsiderueshme ngelën nëpër shumë vende të ndryshme të botës, derisa ata që ishin më të përkushtuar ndaj vendit atdhetar u kthyen me të hyrë forcat ndërkombëtare ushtarake.

Mirëpo, sadoqë shumë nga këta kishin ushqyer iluzione se me largimin e okupatorëve serbë nga Kosova, duke arritur ëndrrën e gjatë për çlirim, duke ndërtuar edhe një sistem të përshtatshëm të qeverisjes, nuk arritën të shohin këtë kurrë edhe pas rreth dy deceniesh. Kështu që në vazhdimësi zhgënjimi dhe pakënaqësia erdhi duke u rritur dhe zgjidhja e vetme u mbeti të marrin rrugët e kalimit ilegal të kufijve drejt shteteve të Badhkimit Evropian. Mjaft nga këta kanë përjetuar ferrin e kësaj rruge, duke përgunduar edhe në ujërat e turbullta të lumenjve, kujtoni Tisën famkeqe.

Ëndrrat dhe premtimet e pafundme të pushtetatëve nuk dhanë as rezultatin më të vogël se do të përmirësohet mirëqenia dhe jeta e qytetarëve tanë, si në punësim apo edhe në liberalizim të vizave për të vetmit qytetarë në Evropë -kosovarëve. Kjo për disa arsye qartë të njohura. Ndërkaq, zhgënjimin më të madh qytetatëve tanë ua sollën punësimet familjare dhe ato klienteliste nga pushtetarët, pavarësisht partitë apo koalicionet që parakaluan në qeverisjen, që më së paku ishte dhe vazhdon të jetë në shërbim të qytetarëve. Këto mund të vëërtetohen kudo dhe kurdo me një angazhim të institucioneve që janë të thirrura me ligj të luftojnë veprimet e paligshme. Krahasoni jo vetëm stafin megaloman politik në Qevefinë e Kosovës, po edhe çdo post në Agjencitë qeveritare e joqeveritare, madje edhe institucionet qendrore e ato lokale të sistemit, madje edhe ndërmarrjet publike, në të gjitha këto punësimet janë kryesisht nepotiste dhe partiake...

Asnjë institucion në Republikën e Kosovës nuk është në gjendje t'i qaset hetimeve të tilla të punësimeve sepse nuk kanë guxmin t'u kundërvihen të fortëve të pushtetit sepse pikërisht këta qëndrojnë pas këtyre shkeljeve ligjore. As Agjencia Kundër Korrupcionit nuk ndjehet e gjallë në luftimin e këtyre dukurive antiligjore. E mos të flasim për Prokurorinë dhe Gjykatat, të cilat Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës i shpërbleu shumë lart me Ligjin mbi Pagat. Fundi i fundit, luftimi i këtyre punësimeve është kushtetuese, madje duhet jo vetëm të luftohen si dukuri jo të ligjshme, po duhet të ushtrohen masat më të rrepta ndaj bartësve, si dhe largimin e të gjithë të punësuarve në këtë paudhësi. Llogaritni z. Ejupin si anëtar i Bordit të Telekomit që, në vend se ta largonin me masa ligjore dhe t"i largonin të katër fëmijët e tij që punësoi jashtëligjshëm, atij i lihet mundësia të japë dorëheqje dhe të arsyetohet se punësimin e katër fëmijëve aty ku ishte i thirrur të udhtrojë rregull ligjor, ai edhe krekoset se ka punuar me ligj! Punësimet në këtë ndërmarrje publike me decenie kanë qenë familjare dhe klienteliste. Pikërisht këto edhe e kanë sjellë në gjendje falimentimi.

Këto sjellje të paligjshme nuk kanë lënë asfarë shprese për punësim të qytetarëve jashtë rrethit vicioz të pushtetarëve, prandaj edhe është kthyer ndër shkaqet kryesore të zhgënjimit të madh e të pafund, kështu që të gjitha anketimet e qytetarëve kodovarë dëshmojnë se shumica e atyre që janë të moshës dhe aftësisë për punë duan të ikin nga Kosova në çdo moment.

Institucionet duhet të ndalin edhe punësimet me kontrata të veçanta se ato janë shndërruar në keqpërdorim parësir të punësimit për të afërmit dhe klientela partiake. Kjo edhe ngase Zyra Kombëtare e Auditimit duhet të verifikojë se pagat për këtë kategori të të punësuarve bëhen nga kategori ekonomike jashtë asaj të pagave dhe mëditjeve, e kjo shënon shkelje ligji.

Statistikat e braktisjes edhe të mësimit në shkolla janë më se brengosëse. Shembulli nga komuna ime, Drenas flet qartë edhe në komuna tjera se çdo vit shkollor shuhen gati shkolla të tëra. Nëse në vitin e kaluar lanë vendin rreth 600 nxënës, siç del në këto statistika, atëherë a ka lider shteti që nuk rrënqethet para një fakti të tillë edhe në komuna tjera të vendit!

Respektimi i rendit ligjor në Kosovë do të kishte efekt pozitiv në shumë sfera të jetës së qytetarëve kosovarë, edhe në zvogëlimin e braktisjes të vendit. 

Xhemë Binaku ish reporter i ZOD/së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat