A e kuptojmë parimin e drejtësisë në Kosovë? -Danillo Kish thotë: Qëndro larg parimit?!... Mos u mbaj parimor!

Opinione

A e kuptojmë parimin e drejtësisë në Kosovë? -Danillo Kish thotë: Qëndro larg parimit?!... Mos u mbaj parimor!

Nga: Prof. Avdi Gjata Më: 9 mars 2019 Në ora: 12:21
Prof. Avdi Gjata

Pjesa më e madhe të qytetarëve, pa i mohuar edhe shumë individ e qytetar që vazhdimisht veten e mbajnë, njeri me parime, të drejtë, meritor e njeri që padyshim i duhet shoqërisë për të dalur nga kriza morale. Bëhen pesë vite që me përkushtim jam munduar të dij e kuptoj se a ka drejtësi te ne. Për të ardhë deri te realiteti, kam bërë një lloj ankete bukr të madhe e biseda me qytetar për e rreth drejtësisë. Përafërsisht, numri i të anketuarëve është dikun mbi 100 qytetar të moshave të ndryshme për çështje të njejtë e për institucione të ndryshme:Anketa është bërë në formë pyetjeve e përgjegjëjeve për të njejtit që deri dje thonin se në Kosovës ska drejtësi e që pasi nga ai kërkoje përgjegjëje konkrete deklaronte që vajza-djali ishin më të mirët e komisioni për pranim ka punuar drejtë.

a: A ka drejtësi në Kosovë nga politikanët? Mbi 90% e të anketuarëve,u deklaruan që nuk ka. Ndërsa, kur e pyet, se pse nuk ka drejtësi? deklarohen që ata punojnë për vete dhe i punësojnë vetëm të afërmit e vet. E, kur pas një-tri viteve e pyet përsëri kur djali apo vajza i ti,i ishte punësuar në qeveri, apo dikund në një institucion tjetër; se si u pranua djali apo vajza e juaj në ministri e infrastrukturës, deklaron: U pranua, pasi ka qenë më i miri-a në intervistë?!?. Atëherë, sipas mendimit të anketuarit-prindit, mendimi na del që ministria po edhe komisioni, janë duke punua shumë drejtë!?. 

b: Zotëri: a ka drejtësi në rexhistrimin e nxënësve në fakultet?Jo, po për ç'farë drejtësie po flet! nuk ka drejtësi në Kosovë.Po, atëherë si u rexhistrua mbesa e juaj në fakultetin e mjekësisë: U rexhistrua, pasi ishte më e mira gati nga të gjithë! e kishte më së shumti poena. Dmth: komisioni paska punuar drejtë?!...po po drejtë. ha ..ha .ha.

c. A ka drejtësi në Komunë zotëri? nuk ka!,. Po atëherë si u pranua çika e motrës tuaj, V.K në drejtorinë e katastrit: po uu u u u pranua se ishte më e mira në intervistë, dmth: komisioni paska punuar drejta a ? po, po ka punuar drejtë shumë bile.

d). A ka drejtësi në shkollë zotëri? për çfarë drejtësie po flet ore i nderuar- zotëri? Po, pasi që ishte pranuar V.V, vajza e juaj mësimdhënëse në shkollën 7 Marsi? Po e kanë pranuar pasi në intervistë, ishte më e mira!?. Mirëpo,kur shkova dhe e pyeta babajnë e mësimdhënëses që nuk ishte pranuar se a ka drejtësi në Kosovë, po çfarë drejtësie je tue folë, qe edhe pse vajza ime ishte më e mira në intervistë, komisioni nuk e pranoi,edhe pse tha që i plotësonte kriteret, po te ne nuk ka drejtësi e më bash hiç? E atëherë pse komisioni e vlerësoi më të mirën, at vajzën tjetër me njëqind poena, e vlerësoj vetëm se ajo kishte kishte njoftësi!?.

C) Derisa, unë me një kolegë timin të vjetër që veten e mbajm si shumë të drejtë, polemizonim për e kundër drejtësisë që nuk pajtoheshim në parim, pasi thoja që edhe këta të rinjët nuk dallojnë shumë nga ne.Në anën tjetër ai me këmbëngulje thonte se i vetmi subjekt i drejtë është subjekti ynë e këtu te ne nuk ka familjarizëm, nepotizëm nuk ka punësim pavarësiht se kush është e punohet me ligj e drejtësi. E derisa para një jave shkova në ndërmarrjen e banesave për me i paguar obligimet qytetare, papritmas e pash djalin e shokut tim që polemizonim edhe pse ai nuk më kishte treguar që e ka punësuar që ishte duke punuar aty. E ti, prej kur jeni këtu i thash: Po ka gati qe një vit axhi Avdi: Eh eh mirë, mirë i thash: Megjthate edhe ky x.y si të gjithë të tjerët ka të drejtë me punuar pasi edhe ashtu e meriton sigurisht!?.. Po pyetja është për drejtësinnë, kur të gjithë e dim që ka shumë shumë djem e vajza që me dije janë të barabart e nuk kanë asnjë të familjes në marrëdhënje pune.
Atëherë, mendime e qëndrime të ngjajshme rreth e për zbatimin e drejtësisë në Kosovë kemi mjaftë. po kur është në pyetja interesi personal, po shkelet nga të gjithë?!...

Shkelsit më të mëdhenjë të ligjit sipas D. Kishit janë parimorët që me deklaratat e tyre na verbojnë duke na sulmuar e treguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat