Kur kushtet bëhen skllotë?!

Opinione

Kur kushtet bëhen skllotë?!

Nga: Binak Maxharraj Më: 9 mars 2019 Në ora: 19:33
Binak Maxharraj

Serbia haptas i thotë JO SHBA-ve, kurse Kosova palohet si lepuri

Amerika i ka vu dy kushte, njërën Kosovës për taksën ndaj Serbis, dhe kushtin tjetër Serbisë që të ndalon lobimim për ç ‘njohjet për Kosovën.

1.Amerika përmes zëvendësndihmësit të Sekretarit të shtetit Mathew Palmer i ka vu kushte Serbisë së nëse Serbia dëshiron që Kosova ta heq taksen, atëherë duhet të ndaloj fushatën e egër për tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga vendet që e kanë njohur.

Por Serbisë nuk i hanë palla së çka thotë dhe kërcënon SHBA.

Por, Beogradi zyrtar e ka hedhur kategorisht poshtë ofertën e SHBA-ve duke ia bërë asaj më dije përmes Ministrit të punëve të jashtme Ivica Daçiq së SHBA shpresojnë kotë sepse procesi i ç ‘njohjeve është i pandalshëm.(siç).

2.Kosova për këtë fushatë për ç ‘njohjet qe po ia banë Serbia, asaj ia vuri taksen 100%.Serbia u çmendur, e alarmoi krejt botën për taksen dhe i vuri kushtin se: Serbia nuk do ta vazhdoi dialogun pa u hequr taksën.

Dhe si për çudi krejt bota iu gjuajt Kosovës si arushës së duhet të hiqet taksa nëse donë Marrëveshje me Serbinë. U ngrit në këmbë Evropa dhe Amerika rreth kësaj pune duke bërë trysni mbi Kosovën. Por diçka këtu nuk shkon.

Pse Evropa dhe Amerika po bëjnë trysni vetëm mbi Kosovën për ta heq taksen. Pse këto nuk bëjnë trysni edhe ndaj Serbisë për ndaljen e ç ‘njohjeve kur ajo haptas e hodhi poshtë ofertën e SHBA për ndalimin e ç ‘njohjeve.

Kjo nuk shkon të jesh për dikë nanë e për dikë njerkë. Nuk është korrekte as nga Evropa as nga Amerika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat