Na u paska çmend Vuçiqi, a thua përse?

Opinione

Na u paska çmend Vuçiqi, a thua përse?

Nga: Islam Fejzullahu Më: 10 mars 2019 Në ora: 08:36
Ilustrim

Fillimisht i kërkoj falje opinionit për një fjalor tjetër në ketë opinion; ishin takuar në rrugë dy prostituta, njëra me një shoqe dhe me një fëmijë në dorë. Dhe kur e vëren se po kalon kolegeja e saj i drejtohet të shoqes; Të lutem ma mbaj fëmijën ti them unë e para asaj k...rvë!

Në media doli lajmi se pas takimit qe pati i pari i Serbisë me ndihmës sekretarin Amerikan për politikë të jashtme dhe pas miratimit të ligjit dhe aprovimit të platformës për dialog nga ana e mazhorances ne kuvendin e Kosovës, presidenti serb thuhet në media se qenka qartë ne atë masë sa ka përdorë aq fjalë të rënda dhe fyese për klasën politike në pushtet të liderëve Kosovar! Ai paska shkuar aq larg sa edhe me kërcënime dhe fyerje deri ne atë masë sa i ka quajtur kriminel e bandit të cilët duhet të ikin nga Prishtina!

Unë po i drejtohem Vuçiqit me këto fjalë në këtë opinion; Zotrote ai fjalor i yt nuk i përkon postit tuaj që mbani dhe pozitës që drejtoni, por nuk iu shihet për të madhe sidomos nga popujt e ish Jugosllavisë sidomos; Slloveneve, Kroatëve, Boshnjakëve dhe neve Shqiptareve, sepse ne e dimë kujt i keni shërbyer dhe nga çfarë race jeni! I keni shërbyer se bashku me kryekriminelin e Ballkanit i cili e pat tmerruar boten e qytetëruar me veprimet e tij, i tillë jeni edhe ju! Kriminel dhe bandit ma i madh se ti tani nuk besoj që mund të ketë në ish Jugosllavi së bashku me shumicën e bashkëpunëtorëve tuaj. Sa iu përket liderëve politik Kosovar në pushtet (shqiptarët e kam fjalën) se paku një epitet i tillë nuk i befason nga ju se paku disa nga ata kanë dëshmuar edhe në gjykatën ndërkombëtarë pafajësinë, ndërsa për të tjerët sipas jush, unë e them juridikisht derisa drejtësia të jep verdiktin e fundit të fajësisë apo pafajësisë janë të pastër! Ai fjalor i juaji iu përket pikërisht juve sepse ju dëshmojnë veprat e juaja në ish Jugosllavi. Kurseje veten dhe tjerët sidomos rininë e pafajshme nga një fjalor i tillë sepse po jetojmë ne shek.21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat