Çfarë kompleksi ka Aleksi?

Opinione

Çfarë kompleksi ka Aleksi?

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 10 mars 2019 Në ora: 15:44
Aleksandar Vuçiq

Përballë realitetit nuk është mirë të shtiresh sikur viktimë, sepse realiteti është masa që të jep mësim dhe të barazpeshon, mos të thëmi se edhe do hakmerrej ashtu siç do të duhej të bëhëj sipas të vërtetës së saj. Kur konfliktet(luftat) mbetën të pazgjidhura, problemet duhet të sqarohen dhe të përballen pa kushte përpara forcave të drejtësisë.

Nëse viktimës nuk i jepet e drejta që i takon, ekzistenca njerëzore bëhët e pa vlerë, apo ekzistenca e saj sëmurët. Aleks, pyete vetën një herë, rreth pikës së skajshme të referimit të gjendjes dhe gjenocidit që shkakëtoj paraardhësi i juaj Millosheviq, që ishit edhe ju argat e tij i përbetuar, kundrej popullit shqiptarë dhe thuaje të vërtetën, cili ishte agresori dhe cili ishte viktima.

Serbia dhe qeveria e juaj e di fort mirë, se Kosova, që prej vitit 1999, nuk gjindet më në “defterin “ tënd të “pokrainës” , kur ky popull dhe ky vend është nisur drejt rrugës së vet të pavarur, sidoqoftë ai duhet të çlirohet nga ankthi dhe nga kthetrat shekullore, dhe të jetë i qetë e i pranishëm në familjen e kombeve të lira të botës demokratike.

Prandaj duhet ti kthehemi kohës, e cila po na pret dhe ata që janë shkakëtarë të krimmeve dhe gjenocidit, duhet të trajtohen sipas ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat duhet të jenë ndihmesë dhe zgjidhje e nyjes së problemëve, por jo edhe pengesë.Përndryshe, ç’kuptim ka tani fqinjësia, që të mund të arrijmë në thelbin e tyre, me ç’rast duhet të kalojmë nëpër disa procese të domosdoshme, që ti lejojmë vetës të depërtohemi nga domethënja e tyre.

Serbia si shkakëtare e luftrave dhe gjenocideve në Ballkan, nuk ka dyshim se një koncept i tillë duhet të ndryshojë dhe të paktën të ndihet përgjegjëse për viktimat e pafajshme kundër shqiptarëve dhe popujve të tjerë. Serbia edhe sot paraqitet kryeneqe, e cila duhet të edukohet dhe të diciplinohet moralisht dhe politikisht nga BE-ja, si dhe të vendos distanca e pamvarësi gjykimi, përballë asaj që thuhet edhe nga të tjerët.

Në këtë qull politik të Serbisë, gjithnjë përzihet edhe Kisha Ortodokse serbe, e cila përkon me shumë vendime të politikës në marrëdhëniet Serbi-Kosovë. Por, është shumë interesant se, njerëzit e këtij rrethi i referohen marrëdhënieve me zotin, ndërsa natyre e veprimëve të tyre i përngjanë vetëm djallëzorëve, prandaj tipari i tyre përcaktohet nga vetë mënyra se si e kuptojnë këtë marrëdhënie me zotin, sa seriozisht e marrin atë, në krahasim ç’veprime ndërmarrin dhe ç’farë krime bëjnë.

Një dialog, që ndoshta duhet të vazhdohet në mes Kosovës dhe Serbisë, në balafaqimet e deritanishme që janë ndërmjetësuar nga Brukseli, pala e Serbisë, në krye me Vuçiqin, nuk ka treguar seriozitet dhe as që ka dhënë bindje se kjo palë është e intersuar për një marrëveshje paqësore, pothuajse, shpeshherë është vështirë të dallosh nga mllefet, nga trillimet, nga urrejtjet dhe keqkuptimet e tyre me palën shqiptare, duke u shtirur më shumë se viktimë.

Përballë një gjendje të cilën e ka Kosova sot, në marrëdhëniet me Serbinë, është e domosdoshme të dihet se çfarë mund të bëhët dhe arrihet në mes palëve edhe pse më rëndësi për Kosovën, janë vendimet e politikës së brendshme, zgjidhja e problemeve ekonomike dhe shoqërore e tjera, politika e jashtme është në gjendjen më kulmore të krizës, posaçërisht marrëdhëniet me Serbinë, çështja e sëcilës do të qojnë deri te finalja e mundshme në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, ku do mvaret edhe e ardhmja e këtyre dy vendeve, sa do janë të dhimbshme kompromiset, apo të pëlqyera për të dyja palët.

Kjo histori e kompremisëve të dhimbshme me Serbinë, ka gjasa të merr edhe drejtim të gabuar, poasaqërisht për Kosovën, nëse për një marrëveshje me Serbinë, duhet të humb teritor të vetin, ndoshta dhe pjesën më të ndieshme dhe më të çmuar të vendit. Shpeshherë proceset e stuhishme janë procese historike, dhe në çastet e caktuara e marrin formën e vet, sikur ishte edhe çështja e pavarësisë së Kosovës.

Pikërisht këtu qëndron edhe shqetësimi i kohës së tashme, të cilat gjëra janë të vetëkuptueshme, por marrëdhëniet me njëri-tjetrin asnjëherë nuk mund të jenë të respektuara pa një kompromis të dhimbshëm, që në thelb duhet të jenë të pranuara, sikur që ne e pranuam Bashkësinë Ndërkombëtare dhe SHBA-të, që të na nxjerrin prej situatës së rrezikshme, së paku duhet të marrim parasysh çështjet që lidhen me ecuritë e kohës dhe politikës konkrete.

Por, ta shikojmë në tërësi politikën vijuese dhe shpërthyese të Serbisë aktuale nën udhëheqjen e Aleksandër Vuçiqit, thuase fare nuk ka ndryshuar nga fillet e fillëve të luftës së vitëve të kaluara, që udhhiqej nga Sllobodan Millosheviqi. Gjithnjë e më tepër paraqitet një gjendje ekstreme, në të cilën Serbia përditë e ka në gojë luftën, duke e treguar gadishmërinë e saj për një ndërhyrje të mundshme në mbrojtjen e popullatës serbe në Kosovë.

Normat ligjore dhe normat për të drejtat e komunitetëve që i ka përcaktuar Kosova në Kushtetutën e vet, nuk ka asnjë Kushtetutë ligjore në rajon, ndoshta dhe as në botë, prandaj, edhe komuniteti serb, sikur asnjë komunitet tjetër në Kosovë, jo që i gëzon të gjitha të drejtat njerëzore, por ato edhe i tejkalon pa ndonjë pengesë dhe cenim nga organet e vendit, apo ndokush tjetër. Dhe po të krahasohen të drejtat e këtij komuniteti me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshëves, do të bëhët një krahasim sikur nata me ditë.

Atëherë, çfarë kompleksi ka Aleksi, që përveq të tjerash, politikanët e Kosovës po i quan baditë, dhe e ka hallin e tyre se, çka kanë ngrënë dhe çka kanë pirë, që marrin vendime për çështjet e veta shtetërore, sikur për këto gjëra të tilla, duhet të pyetët Serbia, apo qeveria e saj. I nervozuari Aleks, ka kaluar koha e luftrave dhe pushtimëve, njeriu i kohës duhet të çlirohet njëherë e pëgjithmonë nga këto shembëtime, sepse vetëm njerëzimit primitiv, të cilëve ju mungon kultura njerëzore dhe logjika e shëndoshë, do nxisin sot dhe kërkojnë lufta dhe pushtime teritoresh të huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat