Si t’i përgjigjemi pyetjes së Ambasadorit O’Connell? - Bota Sot
Si t’i përgjigjemi pyetjes së Ambasadorit O’Connell?

Opinione

Si t’i përgjigjemi pyetjes së Ambasadorit O’Connell?

Nga: Dren Dushi Më: 11 mars 2019 Në ora: 12:45
Ambasadori O’Connell

Ambasadori i Britanisë së Madhe, R.O’Connell, gjatë tërë mandatit të tij si Ambasador në Kosovë është treguar profesional, i përpiktë dhe dashamirë i fuqizimit dhe normalizimit të Republikës së Kosovës. Ambasadori O’Connell ka qenë vazhdimisht konsistent, asnjëher nuk ka rënë nën ndikimin e politikave ditore të Kosovës siç mund të kenë bërë ambasadorë tjerë, për dallim, O’Connell ka tentuar me çdo kusht të respektoj sovranitetin e Kososovës, edhe kur ky sovranitet është keqpërdorur nga banditë të instaluar në skemën politike të vendit.

Së fundmi, Ambasadori O’Connell, ka bërë një pyetje për shtetasit e Kosovës; “...edhe sa mendoni se do të keni përkrahjen ndërkombëtare? Është momenti i fundit të tregoni vetën dhe t’i luftoni këto dukuri” (korrupsionin dhe krimin e organizuar). Ambasadori i Britanisë së Madhe O’Connell, ka bërë përveç pyetjes edhe një nxitje te shoqëria e Kosovës për të vendosur si kohë e fundit që ta ndryshojmë mendësinë, kulturën politike dhe sociale, ta refuzojmë e luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar, në mënyrë që të largojmë rrezikun e katandisjes edhe më keq se që jemi.

Pyetjes së Ambasadorit do duhej përgjigjur shoqëria e Kosovës, jo me ndonjë shkrim të tipit si ky i imi, por me vendosshmëri që të ndryshojnë gjendjen e përgjithshme  socio/politike. Aktualisht, Kosova i ka tre mundësi reale, pa dyshim që ajo që sugjeron Ambasadori O’Connell, është më e mira:

Mundësia e parë

(Keq)përdorimi i Liberalizimit të vizave - Përmes liberalizimit të vizave, mund të bëhet një shpërngulje e madhe e popullësisë së Kosovës drejt perëndimit. Dikush mund të thotë se liberalizimi nuk mundëson një gjë të tillë, por një konstatim i tillë është i pa bazë dhe i pa vërtetë, meqë siç e dijmë, perëndimi që tashmë ka qindra mijëra shqiptarë si diasporë e madhe që mund të mundësojnë lidhje të ndryshme me popullësinë që kërkon të ikë, qoftë përmes ofrimit të ndonjë vendi pune, qoftë përmes martesave apo edhe formave tjera. Nuk mund të hedhim bast se sa të rinjë e të reja do ikin nga Kosova e papunësisë, nepotizmit e krimit të organizuar, por nga raportet e ndryshme që thonë se tetë nga dhjetë të rinjë duan të ikin jashtë, del që numëri mund të jetë disa qindra mijë emigrantë.

Pasojë e kësaj mundësie (për aq sa mund ta quajmë të tillë) do të jetë centralizimi i shtetit dhe shoqërisë në Kosovë, pra krijimi i një neo-diktature që do t’i prinin disa familje që kontrollojnë PDK-në dhe marionetat e saj, meqë popullësia opozitare ndaj tyre do të ikë. Kosova do të jetë vend edhe më nepotik, askush jashtë partisë nuk do të mund të gjej vend pune, të jetoj i lirë dhe veproj qoftë edhe si biznismen privat, të gjithë jashtë partisë detyrohen të ikin pra. Kosova në këtë variant rrezikon të bëhet njëherish edhe një vend me kriminalitet mbase më të madhin në Evropë, ku edhe mund fare lehtë ta tejkalojë Republikën e Shqipërisë. Ky variant mund të rrezikoj edhe qenien e shtetit të Kosovës në tërësi, meqë si shtet, Kosova ende është vend fragjil dhe i varur nga përkrahja ndërkombëtare për të cilën Ambasadori O’Connell paralajmëron se nuk do të vazhdoj përjetësisht. Kjo mundësi rrezikon edhe një “kositje” të thellë të intelegjencës, si pasoja më e rëndë që mund t’i ndodhë një shteti të sapo krijuar.

Mundësia e dytë, është një lloj revolucioni politik e social, që mund ta prijnë partitë opozitare, pra një lloj trazire shoqërore e cila do të na sjellte në një gjendje të cilën askush nuk e di se me ç’farë pasojash. Kjo mundësi është shumë lehtë e ndodhshme, me natalitetin që ka Kosova, me rritjen e papunësisë te rinia që tashmë ka një dëshpërim të madh, me zhvillimin ekonomik shumë larg kapacitetit që të qehtësoj papunësinë aktuale dhe në rritje të vazhdueshme, Kosova rrezikon t’i kthehet revoltës, këtë herë jo kundër Jugosllavisë si në 68’ e 81’, por kundër elitës politike kriminale të tranzicionit. Këta të fundit, siç dihet botërisht si elitë e dhunshme, mund të përdorin dhunën dhe të rrezikojnë seriozisht stabilitetin dhe rendin në Kosovë për interesat e tyre.

Mundësia e tretë, është ajo që Ambasadori O’Connell po sugjeron; “Kosova nuk guxon të jetë vatër e krimit dhe korrupsionit, është tejet e rrezikshme për juve, por edhe për neve”. Pra është e rrezikshme edhe për britanikët, dhe dikush mund të pyes si është kjo e mundur? Përgjigjia është e thjeshtë, a nuk e ka të vështirë Britania e Madhe të merret me tërë emigracionin që ka? A është e lehtë për ekonominë e Britanisë së Madhe të akomodoj miliona njerëz çdo vit nga gjithë bota si azil-kërkues në të? Pra ideja është e thjeshtë, ajo thotë pak a shumë kështu; “rregullojeni vendin tuaj siç e kemi rregulluar ne vendin tonë”, dhe vendet nuk rregullohen me krim e korrupsion, por me luftë ndaj këtyre dukurive, kjo është mundësia më e mirë për Kosovën, fati i Kosovës është në duart e shtetasve të saj, ata mund të zgjedhin mes të mirës dhe të keqës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...