Është lehtë me e fol, por veshtirë me e mbajtë

Opinione

Është lehtë me e fol, por veshtirë me e mbajtë

Nga: Islam Fjezullahu Më: 11 mars 2019 Në ora: 22:13
Ilustrim

Përshkallëzimet politike ne skenen politike kosovare dhe përqarjet e akuzat  e liderve dhe drejtueseve te pushteteve ne mes veti deshmojnë se ne qfarë shkalle të inferioritetit për shtet dhe popull po tregojnë keta lider,përveq interesave personale se si duket tani as ato partiake nuk vijnë ne shprehje,por secili si ta shpetoj koken dhe lekuren e vet!

Aktiviteti i dendun politik ne Kosovë me ardhje shkuarje të palve nga;SHBA,Gjermonia,pastaj si duket edhe nga Britania ne te ardhmen jo te larget po deshmojnë se diqka e pa zakont po ndodhë ne skenen politike Kosovare sidomos ne mes udhëheqësve tanë?

Një proverb popullor thuhej;"Shyqyr qe ra ky mord e u pamë",ndersa qe nga ramja e qeverisë Mustafa e cila nuk arrijti te perfundoj mandatin e plotë,dhe ardhja ne pushtet e një koalicioni jo të zakonshem sepse ky koalicion deshmohej se varet secili prej secilit mund te mbijetoj ne pushtet dhe aso kohe thuhej Krahu  i luftes dejton shtetin?

Ndoshta do dukej asisioj sikur te mos ishin vendimtar krahu i kundert i luftes qe formoj qeveri(pa listen serbe nuk behej qeverija) te ishin vendimtar per fromim qeverije per te drejtuar shtet JO,por  per te kapur pushtet PO!Sot pas një kohe te marrjes se një vendimi si e quajnë ajo pjese e mbetur e qeverisë vendim unik rreth një ta quajmë reciprociteti venjen e takses doganore mbi mallrat serbo-boshnjake qe importohen ne Kosovë te themi e një pjese te qeverisë sepse ajo pjesë ekrahut te kundert te luftes(lista serbe qe ua dha voten per formim te qeverisë)tani është terhjekë me urdher te beogradit(sepse ata punojnë dhe veprojnë sipas atyre urdhërave) dhe ankesat enjëpasnjishme të serbisë,rusisë dhe bosnjes per ket taksë,besa edhe e servilve te tyre nga Kosova,bashksija nderkombëtare filloj trysninë mbi qeverinë e Kosoves per terhjekjen e ketij vendimi.Kryeministri i zgjedhur i atij koalicioni kamuflazh(laraman) ishte shum i vendosur deri me dje se taksa mbetet ne fuqi derisa serbija  nuk njef pavarësinë e Kosoves!

Akuzohej  se ky vendim është kundermarrëveshjes se CEFTAS,demton raportet e dialogut e qka nuk iu ngarkua kryeministrit të vetmuar(i lënë vetem nga partneret e koalicionit),por kurr asnjeri e as bashksia nderkombëtare nuk morri parasysh veprimet e serbisë te cilat paraprakisht i bente duke mos zbatuar marrëveshjet e arritura paraprakisht nga dialogu, doren ne zemer  VV ankohej gjithher por se degjonte askush sepse ishin ne opozitë.Tani kur filloj një lloj represioni nga nderkombëtaret  pikërisht mbi kryeministrin edhe ashtu te vetmuar duke i be¨rë trysni duke filluar nga partneret e koalicionit,presidenti i vendit,kryeministri i Shqiperisë e deri tek nderkombëtaret SHBA,BE (pjeserisht,ata proserborus dhe udhëheqësja e dialogut) i ngrati kryeminister ka mbetur ne mes dy zjarreve;O te terhiqet nga vendimi i perbashket( e qe mbeti ta mbroj vetem),o  te prishet me aleatet-miqet e kombit!Partneret e koalicioni pikërisht PDK e para ia kthej shpinen tani edhe publikisht,mirpo derisa ne fillim u fuqizua vendimi  ata rrahagjoksa te PDK krekoseshin se janë unik,

 dhe te vendosur ne vendim? Si duket ndokujt i ka hy frika ne palcë dhe  perfundimisht kerkojnë ta shpetojnë koken dhe lekuren e vet,prandaj thirren ne miqësi e ne aleat,ndersa kryeministri i ngratë  le ta bart barren vetem sepse ai eka fol dhe mban fjalen,ai eka deshmua edhe ne gjykaten nderkombëtare por tani luhatja e tij perfundimisht është ekjartë se u manipulua nga partneret e koalicionit apo edhe ndoshta qellimi ka qenë i till qe pikërisht kesisoj te digjet si politikan esi lider.Leht është te filitet,por jo leht  te mbrohet dhe mbahet e folura. Tu mbetet ne ndërgjegjëje atyre qe e manipuluan dhe te shofim nese shkohet ne zgjedhje te reja kush ku do mbetet sipas vlerësimeve te popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat