Vajzat dhe gratë shqiptare krenaria e kombit - Bota Sot
Vajzat dhe gratë shqiptare krenaria e kombit

Opinione

Vajzat dhe gratë shqiptare krenaria e kombit

Nga: Sherif Ramabaja Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:53
Sherif Ramabaja

Gjatë historisë kemi pasur vajza dhe gra të shquara që kanë lënë gjurmë të pashlyera në kombin tonë. Ndër to janë: Nëna Terezë, Elena Gjika, Shote Galica etj. Njëra shquhej me bujari, tjetra në fusha të dijes, kurse tjetra për trimëri dhe shkathtësi luftarake. Nuk duhet harruar edhe trimëreshat e luftës së fundit në Kosovë. Ato u sakrifikuan, luftuan krah për krah me burra dhe djem, dhe ranë edhe dëshmore për lirinë e Kosovës. Tmerret e luftës më së shumti rëndojnë mbi gruan shqiptare, duke qenë edhe viktimë seksuale, si armë e armikut.

Edhe Perandoria Otomane kombin tonë e kishte mbërthyer në një prapambeturi shekullore, duke ia ndaluar shkollimin në gjuhën amtare, vetëm popullit tonë. Në këtë prapambeturi dhe padrejtësi shekullore edhe femra shqiptare kishte pësuar shumë vuajtje. Pra gjatë kësaj kohe, të drejtat e femrës shqiptare, ishin shkelur me këmbë dhe ishte përbuzur padrejtësisht. Sot nuk thuhet kot : “ Një femër e shkolluar, një familje e emancipuar”.

Në ditët e sotme, femra jonë tregon suksese në çdo lëmi të jetës. Për fat të keq, jo sipas statistikës që kërkohet, sepse ajo akoma vazhdon të përbuzet, të shtypet dhe të nënçmohet, gjë për të cilën ne, bota mashkullore, duhet të turpërohemi.

Rasti më i freskët është kur kryeministri i Kosovës me arrogancë e akuzoi ambasadoren e Kosovës në OKB, zonjën Vlora Çitaku. Të gjithë shqiptarët kudo që janë i gëzohen mënyrës se si zonja Vlora Çitaku e prezenton dhe e mbronë çështjen e Kosovës nga sulmet deskridituese të Serbisë dhe Rusisë pranë forumit të OKB.

Një kritikë e tillë ndaj zonjës Çitaku u kuptua si një lapsus i kryeministrit dhe me të drejtë pritej t´i kërkonte falje, po ai kritikën ndaj saj e përsëriti sërish.

Sikur të bëhej sondazh për popullaritetin e politikanëve në Kosovë, ndoshta zonja Vlora Çitaku do të printe para kryetarit dhe kryeministrit të Kosovës, që me sjelljet dhe qëndrimet e tyre po kompremitohen gjithnjë e më shumë.

Gjatë historisë më të re ne kishim zonjën Atifete Jahjaga, shqiparja e par në Kosovë si kryetare shteti. Që nga mbertëresha Teuta pra ishte rasti i parë që një femër sërish udhëheqte shtetin te shqiptarët.

Po ne kemi edhe grupin e vajzave nga Kosova, xhudistet Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka etj. të cilave po u prinë Mailinda Kelmendi. Çdo shqiptar kudo që është ndihet i lartësuar për suksesin dhe medaljet e fituara prej tyre.

Kjo është një mrekulli çfarë këto sportiste bëjnë për afirmimin e kombit shqiptar. Çdo popull do të dëshironte që këto sportiste kulminante t´i kishte në gjirin e vetë.

Grupi tjetër i vajzave shqiptare që në pop muzikën botërore po lënë gjurmë dhe po na bëjnë aq shumë krenar janë : Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe së fundi edhe Ava Max etj. Këngët e tyre i dëgjon çdo ditë në valët e radiove më të dëgjuara në Evropë dhe botë.

Këto zonja me krenari deklarojnë se janë shqiptare dhe ne na lartësojnë si komb dhe mburremi me sukseset e tyre. Prandaj të punojmë dhe ta stimulojmë femrën tonë, ta përkrahim sa më shumë dhe të mos ia kufizojmë të drejtat. Ato jo vetëm që do të na lartësojnë si komb, po me besim më të madh ndaj saj do të përparojmë shumë më shpejt.

Këto ditë u drejtua kritikë e rreptë nga Evropa për dhunën dhe sjelljet ndaj femrës shqiptare si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë. Aspak më mirë nuk qëndron puna as në Maqedoni e Mal të Zi.

Politikanët tanë si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni janë të përçarë, të margjinalizuar dhe të nxitur nga egoizmi i tyre i skajshëm. Luftën më të madhe e bëjnë mes vete, kurse populli ka mbetur nën mëshirën e tyre.

Ti japim femrës shqiptare më shumë hapsirë dhe shansë në vende udhëheqëse. Ne na duhet më shpejt të lëvizim. Ndryshimi është i domosdoshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...