Akademia e Shkencave - një Gënjeshtër e Madhe Shqiptare apo një Risi e Demokracisë Perëndimore?

Opinione

Akademia e Shkencave - një Gënjeshtër e Madhe Shqiptare apo një Risi e Demokracisë Perëndimore?

Nga: Pirro Prifti Më: 13 mars 2019 Në ora: 14:34
Pirro Prifti

Po të vlerësojmë se ç`thotë Bota perëndimore për Akademitë e Shkencave mund të shohim se ka disa veçori thelbësore të cilat janë larg atyre që përpiqen të realizojnë sipas reminishencës të kaluarës, të dy korifejtë që i ngjajnë lakuriqve të natës (në fotot), të ardhur që nga koha e Partisë së Punës: Prof. Artan Fuga nëprëmjet një Platforme revolucionare marksiste leniniste, dhe të Projektit Konservator të Prof. Skënder Gjinushi .

Sipas Wikipedia, Akademia e Shkencave është një tip i një shoqërie apo Akademie (e cila përfaqëson një institucion special shkencor) që vazhdon të studjojë shkencat të cilat mundet ose janë jo të janë të bazuara dhe të varura nga shteti.

Disa Akademi Shtetërore janë formatuar brënda suazës Kombëtare apo /ose mbretërore në formë honorifike, si p.sh., `Royal Society of London for improving Natural Knowledge`.

Akademi të tjera mund të jenë të tipit të veçantë si Akademia e Arteve ose siç e ka SHBA: `Akademia e Arteve dhe Shkencave`.

Tek vëndet jo-anglisht folëse, brënda fushave akademike të Akademisë Kombëtare të Shkencave shpesh përfshihen disiplina shkollare të cilat normalisht nuk klasifikohen si `shkencë` - tek vendet anglisht-folëse https://en.wikipedia.org/wiki/Academy_of_sciences.

Në botë ka 111 Akademi të Shkencave dhe këto përfshijnë institute/akademi kombëtare po aq sa edhe grupime rajonale apo globale të shkencëtarëve. Një pjesë e tyre përfshihen në IAP (Paneli Inter Akademik) dhe marrin pjesë në aktivitete si observues.

Akademitë e Shkencave luajnë rolin edhe të të ashtuquajturit `Diplomacia e Shkencës`, term i cili është në fakt si përdorim për bashkëpunimin shkencor midis kombeve për tu adresuar dhe për të ndërtuar marëveshje bashkëpunimi dhe partnershipi konstruktiv ndërkombëtar.

Megjithatë Diplomacia e Shkencës është bërë si një Cadër apo Umbrellë për të përshkruar një numur përpjekjesh dhe shkënbimesh formale ose informale në rang akademik, inxhinjerik, kërkim shkencor,apo dhe teknik (http://www.interacademies.org/36173.aspx).

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Shkurtimisht Akademia e Shkencave në Shqipëri e cila është themeluar që në vitin 1972 nëpërmjet përpjekjeve të Profesor Alkes Budës, dhe është institucioni më i rëndësishëm shkencor në Republikën e Shqipërisë. Ajo përfshin shkencëtarë nga më të shquarit, akademikë, të cilët zhvillojnë veprimtari shkencore në institute dhe qendra kërkimore, si dhe organizma të tjerë shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Akademia ka 24 anëtarë, akademikë; 10 anëtarë, akademikë të asociuar, 26 anëtarë nderi dhe 1 anëtarë nderi i ndarë nga jeta.

Akademia deri tani ka patur dy seksione: Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike dhe Seksionin e Shkencave Natyrore dhe Teknike. Në strukturën e saj përfshihen gjithashtu, Njësia e Projekteve të Kërkim-Zhvillimit Teknologjik e inovacioneve, Dega e Marrëdhënieve me Jashtë dhe me Publikun, Biblioteka Shkencore dhe Botimet (https://sq.wikipedia.org/wki/Akademia_e_Shkencave_e_Shqipërisë).

Por Historia fillon edhe më herët.

Më 8 prill 1940 Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së Këshillit të Ministrave miratoi krijimin e fondacionit "Skeanderbeg" si dhe statutin e institutit të Studimeve Shqiptare. Sipas këtij statuti, instituti i Studimeve Shqiptare kishte për qëllim t'i jepte hov e të bashkërendonte lëvizjen intelektuale shqiptare në fushën e shkencës, të letrave e arteve. Të përkujdesej për pasurimin e kulturës kombëtare, duke marrë si shembull kombet e përparuara të Evropës, por duke ruajtur njëkohësisht dhe karakterin kombë'tar sipas mendësi ve dhe traditave më të mira kombëtare.

Instituti ishte i organizuar në katër komisione kryesore dhe secili prej tyre kishte disa nënkomisione sipas shkencave përkatëse:

1. Shkenca morale e historike

2. Shkenca fizike, matematike dhe natyrore

3. Gjuhë dhe letërsi

4. Arte

Instituti mbante në gjirin e vet 48 anëtarë të përjetshëm që formonin edhe Këshillin e Përgjithshëm me sekretar të përgjithshëm At Zef Valentinin. Kryetar i institutit u zgjodh Ernest Koliqi.

viteve `90 Akademia ka qënë në duar jo të sakta dhe është politizuar me këtë Akademi duke anëtarësuar njerëz miq të politikës ose Politikanë (dhe pa përmëndur emra) duke degraduar Misionin e saj.

Praktikisht Anëtarët e Akademisë disa nga të cilët knë vdekur deri tani, sipas vetë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë kanë qënë:

Adnan Kastrati, mjek

Albert Doja, antropolog

Apollon Baçe, arkeolog

Arben Merkoçi, kimist

Artan Fuga, sociolog

Bahri Beci, gjuhëtar

Bashkim Resuli, mjek

Beqir Meta, historian

Besim Elezi, mjek

Dhimitër Haxhimihali kimist

Eduard Sulstarova, gjeofizikan

Farudin Hoxha, inxhinjer hidroteknik

Fatos Kongoli, shkrimtar

Floran Vila, fizikan

Floresha Dado, letërsi

Gudar Beqiraj, matematikan

Ismail Kadare, shkrimtar

Jani Thomai, gjuhëtar

Jani Vangjeli, biolog

Jorgaq Kaçani, inxhinjer mekanik

Jorgo Bulo, letërsi

Kolec Topalli, gjuhëtar

Muzafer Korkuti, arkeolog

Neki Frashëri, matematikan

Salvator Bushati, gjeofizikan

Teki Biçoku, gjeofizikan

Xhevahir Spahiu, shkrimtar

Anëtarë të huaj ( të jashtëm) janë:

Alain Ducellier, Francë

Antonio La Pergola, -Itali

Dervish Rozhaja, - Kosovë

Eric Hamp, - SHBA

Idriz Ajeti , -Kosovë

Ferid Murati , - SHBA

Mark Krasniqi, - Kosovë

Rexhep Qosja, -Kosovë

Victor A. Friedman, SHBA

Titos Jochalas, Greqi (https://sq.wikipedia.org/wiki/Akademia_e_Shkencave_e_Shqipërisë).

Problemi qëndron se Akademia e Shkencave siç e thashë më lart ka rënë në duar të cilat kërkojnë të personalizojnë dhe të bëhen pronarë të një institucioni gjithë Kombëtar Publik, duke vendosur rregulla për të tjerët dhe duke hapur autostrën për politikën dhe miqtë e tyre.

Në këtë mënyrë Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë do të i kthehet avazit të vjetër që do të përfundojë vetëm në Rrogat e Pensionistëve dhe të miqëve të Pensionistë me apo pa kontribut duke lënë pas dorë ushqyesin kryesor të Akademisë: Universitetet Publike dhe Privatë të Shqipërisë.

Qoftë Platforma e Prof. Artan Fugës qoftë Platforma e Prof. Skënder Gjinushit kanë disa boshllëqe që mund të jenë të qëllimshme ashtu siç ndodh rëndom nkur bëhen Projekte apo Platforma. Po të shohësh dy Nenet e Fugës të cilat për mendimin tim nuk janë aspak korrekte dhe kufizojnë e kondicionojnë ata që do të vijnë dhe ata që janësi Neni 14 : Zgjedhja e “Antarit të Akademisë të Shkencave dhe Novacionit Teknologjik” dheNeni 15 : Kriteret e përgjithshme të kandidimit për “Antar i Akademisë të Shkencave dhe Novacionit Teknologjik, tregon se ndoshta në dukje shihen si Dy platforma të Ndryshme me njëra tjetrën në fakt në përmabjtje janë njëlloj. Të dyja synojnë miqtë dhe jo shkencën, të dyja shikojnë Rrogën dhe jo Kërkimin, të dyja kondicionojnë veprimtaritë.

Të paktën të kishin marë një Konsulencë nga e kaluara e vitit 1940, ashtu si e kishte formuluar Ernest Koliqi Krijimin e Institutit.

Pavaresisht se sugjerimet e mija jane krejtesisht formale dhe nuk kane per tu mare parasysh sic ndodh rendom, po paraqes disa problem të pa rregulluara si e thashë dhe më sipër, si tek Draft Ligji i Gjinushit ashtu dhe tek Platforma e Fuges:

1. Askush nuk mund të jetë Anëtar i Akademise se Shkencave pa u bërë një seleksionim përfshi dhe Prof. Gjinushin ashtu dhe Prof. Fugen.

Anetaret e Akademise se Shkencave duhet te seleksionohen dhe te perzgjidhen nga i pari e deri tek i fundit. perfshi dhe Rekomanduesit, pra nëse e meritojnë të rrinë.

2. Numri i Akademisteve duhet te jete ne proporcion me fushat qe do te perfshije studimi dhe KerkimiShkencor dhe Akademik:

Historia - 10 Akademiste

Gjuha-Filologjia - 10 Akademiste

Shkencat Natyrore - 5 Akademiste

Shkencat Mjekesore - 2 Akademiste

Shkencat inxhinjerike+ Fizika&Matematika - 5 Akademiste

Religjioni - 3 Akademiste

- Rrogat duhet te jene nga Universitetet perkatese+ Buxhet Shteti.

3..Kriteret për tu bërë anëtar i Akademisë duhet të jenë strikte dhe jo për të zënë vëndet bosh. Kush i ka zene vendet plot? Pra Anetaret e Akademise duhet te perzgjidhen nga i pari e deri tek i fundit.

Kriteret mund te jenë:

- Anetear Akademie Nderi p.sh., mund te jene te gjithe Rektoret aktuale dhe ata qe kane qene.

- Anetare Akademie mund te behet ai Profesor qe ka kontribut ne fushen e tij por edhe ne fusha te tjera dhe qe ka bere tekste mesimore, Artikuj,. Sasia dhe cilesia mund te percaktohen,

-Nuk ka perse te kete Akademik te Asociuar por mund te kete Bashkepuntore te Akademise per fusha te caktuara.

- Rendesi ka ne perzgjedhje dhe Etika&Morali

4. Nuk mund të bësh anëtarë të Akademisë së Shkencave Grupe Rinore, në një kohë që profesionistëve u kërkon titujt,

5.Modalitetet e tjera te jene Honorifike dhe jo egzekutive.

6.Akademistet te konfirmohen nga Presidenti i Republikes7. Nuk duhet të ketë neologjizma si `Akademik i Associuar` por bashkëpuntore kërkimorë shkencorë.

8.Akadmia e Shkencave duhet të jetë ose vetëm në një fushë në të cilën ka aktivitet shkencor ose ne disa fusha të vecanta .

9. Akademia mund të përfishijë dhe Funksionin honorifik.

Image
Godina e Akademisë se Shkencave në Shqipëri

Në përfundim, nëse do të vazhdohet të imponohen Profesorë të përkëdhelur qoftë nga PPSH, qoftë nga Politika e sotme 28 vjeçare, atëhere Akademia e Shkencave do të mbetet ashtu si Lakuriqët e Natës varuar në degën e shkencës, duke i treguar vëndit dhe botës lakuriqësinë e dhe boshllëkun e ideve dhe të kërkimit shkencor në Shqipëri por dhe të atyre që përfaqësojnë shkencën në vëndin tonë..

Image
Anëtarët e hipotezuar të Akademisë së Shqipërisë?
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat