Secila stuhi e merr namin e vet

Opinione

Secila stuhi e merr namin e vet

Nga: Islam Fejzullahu Më: 13 mars 2019 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Ardhje-shkuarjet e pa reshtura të ndërkombëtarëve ne vendin tonë janë shpeshtuar kohëve të fundit të cilat po i gjasojnë një kohe të më hershme e shumë të rëndë per Kosoven, kohë e cila numronte jeten dhe vdekjen çdo ditë! Kësaj radhe si duket pas shumë luhatjesh, anashkalimesh ne shumqka ne skenen politike ndoshta edhe devijimesh, po shpresojmë ne një zgjidhje të perafert se paku me kerkesat  e Kosoves qe njëher e mirë ta shporrim të keqen nga dera? Thuaja dy javet e fundit ishte një shterngat e ngjeshur  me takime ,kërkesa te nderkombëtarve per pushtetarwt e politikbërësit e kosoves qe kesaj radhe te jenë ma te pergjegjëshem ndaj situates qe sipas atyre e kanë sjell ne vend me vendimet e tyre karshi serbisë kokretisht me vënien e takses,por edhe me krimin e organizuar dhe korrupcion. Mirëpo si duket sipas ati proverbit popullor;pa qajtë femija,nëna nuk e merr ne gji!

E në këtë rast si duket pushtetaret tanë jo vetem se nuk kanë qajtë fare para nderkombëtarve e qe kanë patur jo mjaftë por te teperta argumente vetem te inicojnë, por si duket disa ia kanë bajtë deritn kundershtarit dhe ia kanë qajt hallin tjeterkujt! Kush nga politikbërësit tanë qe dy dekada para nderkombëtarve ofroj deshmi te bollshme me shkrim dhe argumente për debimin e rreth një milion njerezve nga shtepitë e tyre nga ana e armikut  gjatë luftes ne Kosovë, (debime qe e tmerruan edhe boten me xhirimet enderkombëtarve gjat asaj kohe) për gjenocidin dhe tentim shfarosjen e një populli të tërë ne Kosovë, për masakrat e papara qe nga Hitleri i luftes se dytë botërore, për dhunimin e rreth njëzet mij femrave shqipëtare nga po ai armik, për djegëjen e rreth  njëqind e pesdhjet mijë shtepie e objekteve banimi te shqipëtarve nga po ai armik dhe perfundimisht për shendrrimin ne tokë të djegur tërë pasurinë shqipëtare të Kosoves! Tani pas dy dekadash në njeren anë nga vet serbia me aleatet evet dhe me ndihmen e servilve te saj kur po tenton qe te gjitha ato qe i bëri vet mbi nje¨popull autokton shqipëtar tia mvesh sikur ky popull i ka kryer te gjitha ato mbi një  arsenal ushtarako-policor e paramilitar e mercenar i ardhur i stacionuar per okupim te atij populli ne token e vet ne shtepitë eveta.

Dhe perfundimisht me ndermjetsimin e nderkombëtarve(disa lojal te vet Serbisë) iu futen një historiku per dialog nemes dy vendeve per pa e kerkuar pala Kosovare si satisfaksion apo edhe një perparësi qe pala tjeter të jep llogari edhe politikisht edhe materialisht edhe para ligjit per te bëmat sikur bëhej ne gjykaten nderkombëtare për krime,gjenocid,dhunim spastrimetnik,djegëje,shkatrrim etj.

Njerzit tanë te perfshirë ne ket maraton dialogu jo se nuk iu qasen ketyre temave fare, por sikur kursenin gjithqka  qe serbisë te mos i vihej ne barrë ashgjë(së paku kështu dukej deri me tani pasi u shukatë deri tash)! Tash kur një vendim i cili filloj të bëjnë një baraspeshë reciprociteti para vazhdimit të dialogut (me venien e takses)nga ana e qeverisë se Kosoves kunder Srbisë dhe Bosnjes, pikërisht kur Serbia filloj ta ndiej dhimbjen e cila do duhet ti shfaqej ne fillim e jo ne perfundim te gjithçkajes ,ata fantoma te deritanishem, por edhe te tashmit ia kthyen shkelmat dhe shpinen edhe vet kryeministrit edhe pasi bashkarisht moren vendimin e tillë?

Por si duket aleatet serb dhe servilet e tyre qe veprojnë edhe nga nderkombëtaret edhe nga vendoret si duket janë bashkuar per ta  ngritur ket stuhi kunder qeverisë konkretisht kunder kryeministrit të lenë vetem ne gjysem te rruges?

Sikur dialoguaesit e kaluar dhe tani te zgjedhurit  e tanishem te ishin unik me qeveri dhe pushtete ne Kosovë dhe te ishin transparent rreth dialogut,mendoj se nuk do vinte deri tek një situatë e ketillë e cila si duket kjo stuhi do merr namin e vet me vete,por shpresoj ti merr edhe ata te cilet i parapinë pa te keqen e popullit dhe vendit.Kryeministrit i uroj shendet dhe punë të mbarë sepse edhe ky i hyri valles se bashku mete tillet dhe tani ja si po e paguan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat