Guri i rëndë peshonë në vend të vetë - Bota Sot
Guri i rëndë peshonë në vend të vetë

Opinione

Guri i rëndë peshonë në vend të vetë

Nga: Arben Ganiu Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:16
Arben Ganiu

Sot dhe ditëve në vijim aktuale në Maqedoninë Veriore janë zgjedhjet presidenciale. Desha të bëjë një shkrim në lidhje me shikimet e mia në lidhje me këto zgjedhje, pçr kandidatët të cilët garojnë për këtë post të rëndësishëm në shtet, ikja e një presidenti më jopopullarizues në historinë post komuniste të këtij vendi e të tjera në lidhje me temën në fjalë.

Dëshira për shkrimin bëri një kthesë “ U – JU TURN “ pasi që hyra në bisedë me nxënësit e mi, maturantë, rreth vazhdimit të rrugëtimit të tyre shkollor, pasi të mbarojnë shkolllën e mesme profesioniste të elektroteknikës. Biseda me ta më shtangu. Më shtangën planet e tyre pasi pjesa dërmuese apo për të qenë më i saktë më se 80 %  e nxënësve në klasë ishin të mendimit që pasi të kryejnë shkollën e mesme të ikin në vendet perëndimore. Mundohesha të gjejë një arsye të shëndoshë për të kundërvyer dhe për t’i bindur të japin ndërheqje nga synimi i tyre, ato gjithnjë më kundërvinin me argumentet e tyre siç, thonin ata:  “Do të largohem për në Itali pasi të mbaroj shkollën e mesme, sepse në Maqedoni nuk ka të ardhme të sigurt. Me standardin e tanishëm, me një rrogë mesatare mund vetëm të sigurosh dy-tre vakte ushqim dhe asgjë më tepër”. thonte njëri prej nxënësve. “Në perëndim është më mirë se këtu. Atje mund të gjesh një vend të sigurt pune dhe të sigurosh standard më të lartë jetese. Unë ende nuk e kam mbaruar shkollën e mesme, por nëse më vjen një rast i mirë për të ikur nga Maqedonia, nuk do ta lëshoj atë” thonte tjetri. “Jasht për të njëjtën punë paguhesh dhe vlerësohesh më shumë, ka kushte më të mira jetese, ndërsa këtu ku jetojmë, ne ato kushte mund vetëm t’i ëndërrojmë. Po të më jepej mundësia do të dilja jashtë vendit për të grumbulluar të holla me të cilat një ditë këtu mund të investoja në ndonjë biznes. Më shumë motivohem për të ikur nga ky vend kur i shoh familjarët që jetojnë jasht” thonin të tjerët.

 

Dëshira e ikjes së të rinjëve nga Maqedonia është e vjetër, por viteve të fundit duket se ka marë përmasa shqetësuese. Kjo sepse, në dallim nga e shkuara, kur në kurbet shkonin kryesisht njerëzit e pashkolluar, aktualisht këtë e bëjnë sa herë që u jepet mundësia edhe kuadro me shkollim universitar. Burimi publik i partizuar, stagnimi ekonomik, mungesa e reformave reale në procesin arsimor .. janë vetëm disa nga arsyet e emigrimit masiv të të rinjve nga Maqedonia. Libreza partiake si një vizë e sigurt për punësim, si dhe rrogat e ulëta prej 200 deri 300 euro, për mijëra prej tyre janë fyese dhe demotivuese, kështu që në këtë realitet shoqëror pa perspektivë, cili përkeqësohet në mënyrë permanente, të rinjtë vendosin sa më shpejtë të ikin jashtë vendit. I zgjedhin të gjitha mënyrat që do t’ia lehtësojnë rrugën. Pikëllimin dhe dhimbjen që i braktisin më të afërmit, i paketojnë me mjetet e tjera në valixhet e shpërnguljes, duke i zëvendësuar me vizionin për një botë të re tek e cila dinjiteti profesional dhe njerëzor, vlerat shoqërore, stabiliteti financiar dhe vlerësimi i mundit dhe dedikimi ndaj punës do të jenë zëvendësimi ideal për diellin shqiptar, ushqimin e shijshëm dhe jetën sociale.

Edhe pse zyrtarisht ekzistojnë, nuk ka statistika mbi largimin e të rinjve, konfirmimi se procesi që nisi më parë se 6 vjet është i pandalshëm, vjen nga të gjitha anët. Duke filluar nga fqinjët, mjedisi i punës, madje deri te sondazhet e kryera nga organizatat jo qeveritare, kompanitë që ndërmjetësojnë gjatë sigurimit të punës jasht vendit … të gjithë janë të një mendimi se të rinjtë e Maqedonisë e shohin të ardhmen e tyre përtej këtyre kufijve.

Në shoqërinë tonë mbi gjysma e popullsisë i takojnë moshës së re, që paraqet një përparësi të madhe në raport me popujt tjerë të rajonit, mirëpo për dallim nga këto popuj të rinjtë shqiptar në Maqedoni janë të margjinalizuar, po ashtu investimi nga ana e institucioneve tona në ngritje të kapaciteteve organizative të të rinjve si dhe arsimimi kualitativ ka munguar në një masë të madhe. Të rinjtë sot janë në një gjendje aq kritike sa vërtetë po kalojnë momente shumë tё vështira dhe si i gjithë vendi ndodhet para udhëkryqeve tё mëdha. Ende s’ka një mekanizëm dhe strategji veprimi për tejkalimin e gjendjes me të cilën përballet rinia, ndaj kjo lë për tu nënkuptuar se problemet latente edhe më tej do të marrin përmasa afatgjate.

Mosekzistimi i një strategjie adekuate në nivelin mikro dhe makroekonomik të zhvillimit të ekonomisë së tregut, po krijon probleme afatgjate në balancimin mes ofertës dhe kërkesës në tregun e punës. Mungesa e subvencioneve dhe politikat e disfavorshme ndaj kompanive vendore, kanë bërë vendin tonë vasal të importit nga shtetet e rajonit dhe kanë krijuar kushte të vështira sociale, të cilat vështirë që mund të ndryshohen për një periudhë të shkurtër kohore.

Në realitetin e ri shoqëror në botë të rinjtë paraqesin komponent shumë të rëndësishme në zhvillimin e shoqërisë dhe forcë shtytëse në zhvillimin e reformave politike, ekonomike dhe sociale në shoqëri, duke mundësuar krijimin e një ambienti emancipues dhe instalimin e vlerave të mirëfillta demokratike. Ndërsa për pasojё, në vendin tonë gjendja ka ardhur deri nё atё pikё sa të rinjtë sot janë lënë nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare në mëshirën e fatit.

Mirëpo këto nuk janë shkaqe aq bindëse që rinia të merr një hap të tillë, një ikje masovike. Unë ju drejtohem me sinqeritet të plotë dhe me argumente të qarta rinisë, që të zbrapset nga kjo ide fatale me pasoja afatgjate në popullin tonë të dashur.

  1. Rini e dashur, ju shiqoni në perëndimin vetëm anët e bardha, dhe ju mendoni që do të jeni të mirëpritur me lule dhe qilim të bardhë. Sa prej të rinjëve e dijnë realitetin e perëndimit, jetën shoqërore, kulturën e tyre, që nuk është e njëjët me tonën, me traditat tona etj. Sa prej të rinjëve të shkuar i kanë realizuar ëndrrat e tyre për çka kanë shkuar. Askush nuk ka bërë një hulumtim të saktë se ku kanë ngelur dhe me çka po mirren rinia që po shpërngulet në perëndim.
  2. Nëse rinia braktis vendin, kush do të miret me ndryshimin e gjendjes këtu. Për këtë ditë është sakrifikuar, luftuar dhe martirizuar, janë bërë heroizma të papara në histori të njerzimit siç është familja Jasharaj dhe të tjerat që sot kjo rini të vazhdoj rrugëtimin e çështjeve të pa kryera. Rinia duhet të sakrifikoj dhe të punoj këtu, dhe në këtë duhet të kujtoj gjeneratat e më para dhe nga ata të merr frymëzim dhe motivim për vazhdimin e përmirësimit të kushteve jetësore për popullin tonë.
  3. Një proverb persiane thotë: “ Kur mungon luani në xhungëll, majmuni bëhet mbret”. Nëse rinia e shkolluar dhe profesionistët lënë vendin atëherë kush do të merr timonin e udhëheqjes? Nëse ne mungojmë, kush do ta ndryshoj gjendjen, prej të cilës ne po ikim? Nëse ne nuk e ndrrojmë gjendjen tonë, askush po edhe Zoti i madhërishëm nuk e ndrron gjendjen tonë. Pra, ne duhet të ballafaqohemi me këto lloj shtrëngata dhe fortuna, mirëpo të kalueshme dhe të dobëta në krahasim me fuqinë e rinisë tonë.
  4. Shpërngulja e të rinjëve arsyetohet, nëse e kanë për shkollim më cilësor apo për studim të ndonjë shkence që nuk gjindet në vendin tonë me kusht që pasi të mbaron të kthehet dhe të kontriboj për të mirën e vendit dhe popullit. Eksperiencën dhe diturinë t’ua mësoj të tjerëve, dhe kështu duke bërë kuadro që nesër nuk do të ketë vend për stereotipa dhe debilla të paskrupullt. Me avancim dhe dituri në vendin tonë ne pengojmë analfabetët e diplomuar të zhvillohen dhe të sistemohen në shoqëri, një prej kancerëve kryesor të gjendjes shëndetësore të popullit.
  5. Shpërngulja e të rinjëve arsyetohet, nëse e kanë për shërim, pasi që jemi të vetëdijshëm për situatën në mjeksi, dhe mjetet për të paguar shërimin këtu. Pas shërimit duhet kthyer prap këtu dhe të vazhdoj veprimtarinë dhe punën më tutje.

Është koha e fundit, rini e dashur, që mos të jeni vetëm lule dekori dhe emër që në vetvete përmban simbolin e lokomotivës në udhëheqjen e qështjeve madhore, duhet ta gjeni, krijoni hapësirën për ndryshime, mos heshtni, mos u bëni vrojtues pasiv, mos pritni se cili vend i perendimit ju pranon dhe ju pais me letra.

Rini ju e keni vendin tuaj të bukur dhe pjellor për çdo lloj kultivacioni, dhe epjani me dije stereotipeve në çdo sferë që ata duhet të ikin nga vendi dhe nuk kanë vendin askund sepse nuk kanë asnjë vlerë, prandaj oj rini e dashur investoni në dituri të mirëfilltë dhe protestoni ndaj injorancës të zbukuruar me kurdele koti.

Ju lutem, prishjani gjumin këtyre kotësirave dhe tregojani vendin!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...