Zonja Mogherini shumë bre po përziheni në punët e brendshme të Republikës së Kosovës

Opinione

Zonja Mogherini shumë bre po përziheni në punët e brendshme të Republikës së Kosovës

Ejup Berisha Nga Ejup Berisha Më 14 mars 2019 Në ora: 19:15
Federika Mogherini

Zonja Frederika Mogherini ju lutem më thuani çfarë po ju pengon taksa e Kosovës e aplikuar për futjen e mallrave dhe produkteve të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës këtu në këtë çështje nuk po ju kuptoj aspak.

Sa e di unë çdo shtet ka të drejtë të miratoj çfarëdo lloj vendimi politik me të cilin do ti mbroj të drejtat dhe interesat e veta shtetërore në raportet e brendshme vendore, ato rajonale dhe ndërkombëtare dhe sipas të njëjtës rregull askush nuk mund ti tregoj një subjekti shtetëror se çfarë vendimi duhet të miratoj apo nuk duhet të miratojë ai.

Sa çudi ju si kryediplomate europjane me ngulm kërkoni që sa më shpejtë të hiqet taksa. Zonja Mogherini bota është përplot me probleme të cilat janë më të rënda apo edhe më të vështira për ti zgjidhur prandaj ju si funkcionare e lartë e Bashkimit Europjan së bashku me kolegët e tu brenda BE-së duhet tu çaseni sa më shpejtë dhe me seriozitetin më të madh zgjidhjes së tyre sepse këto probleme dhe vështirësi më të mëdha dhe më të rënda ndërkombëtare ndërsa ju jeni kapur për taksën e cila është një pikë uji i derdhur në Oqean në raport me problemet dhe vështirësitë që i përmenda më lart.

Zonja Mogherini lëreni Republikën e Kosovës që të merret me ushtrimin e sovranitetit të vet shtetëror, ky pra është vendimi i parë dhe më serioz me të cilin Republika e Kosovës dëshmon se është njëfarë shteti i cili po bën përpjekje që pas një kohe bukur të gjatë të tregojë se është shtet e ju jeni ngritur të gjithë në këmbë dhe kërkoni me ngulm që autoritetet shtetërore të Kosovës ta heqin taksën me qëllim që të mund të vazhdojë dialogu Shqiptaro Serb për normalizimin e raporteve ndërshtetërore Kosovë-Serbi.

Zonja Mogherini athua vallë po më duket mua apo është realitet se kohëve të fundit keni filluar që të përziheni shumë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës. Ju pyes se pse nuk po e respektoni parimin apo dhe politikën e pranuar ndërkombëtarisht atë të mospërzierjes në punët e brendëshme të shteteve të pavarura dhe sovrane.

Zonja Mogherini pse nuk po e thuani asnjë fjalë të vetme për Serbinë e cila para dy dekadave ka ushtruar dhunë dhe presion të paparë mbi popullatën e pafajshme shqiptare në Kosovë. Serbia bile kohëve të fundit po bën presion të hatashëm për ndërrim territoresh jo vetëm me Kosovën por edhe me Bosnjë e Hercegovinën dhe juve aspak nuk po u dëgjohet zëri për këtë insistim i cili për pasojë mund të sjell sërish luftë në rajonin e Ballkanit.

Ani pse idenë për shkëmbim territoresh po e dëshiron dhe fuqishëm po e mbështet edhe Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi. Un zonja Mogherini nuk kamë dëgjuar asnjëherë se një President shteti ka dalur me ide për shkëmbim territoresh me një shtet tjetër duke e pasur parasyshë faktin se të gjitha shtetet e mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial më plot xhelozi dhe atë më shumë se sytë e ballit të tyre.

Jo rastësisht edhe në Kushtetutat e shteteve thuhet se sovraniteti dhe integriteti territorial i shteteve është i paprekshëm dhe i pandryshueshëm. Por ja që paska edhe individ të tillë që janë të interesuar që tia fusin gërshërët territorit të shtetit të vet me qëllim të zvoglimit të tij.

Zonja Mogherini a po më duket vetëm mua apo është realitet se me insistimin për heqjen e taksës ju shumë jeni duke u përzier në punët e brendshme të Republikës së Kosovës gjë që është në kundërshtim me parimin dhe politikën e pranuar ndërkombëtarisht të mospërzierjes në punët e brendshme të shteteve sovrane dhe të pavarura parim ky dhe politikë kjo e pranuar edhe nga Bashkimi Europjan.

Taksa zonja Mogherini do të hiqet vetëm atëherë kur autoritetet shtetërore të Republikës së Kosovës do të sjellin vendim pa presione dhe pa ndikime nga jashta për heqjen e saj. Apo kur ta marrin lajmin se Republika e Serbisë e ka pranuar realitetin objektiv se Republika e Kosovës është shtet sovran e i pavarur.

Zonja Mogherini ju lutem ju në Bruksel dhe në Itali hani sa të doni Pizza, spagheta, panini dhe patatini dhe lereni Kosovën që lirshëm dhe në mënyrë të pavarur që ti kryej obligimet e saja shtetërore në mesin e tyre edhe të miratoj taksa dhe ndalesa për mallëra dhe shërbime që mund të hyjnë dhe nuk mund të hyjnë në Kosovë sepse ky shtet ka të zotë të vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat