Punësimi dhe Arsimi në Kosovë

Opinione

Punësimi dhe Arsimi në Kosovë

Nga: Sali Mulaj Më: 14 mars 2019 Në ora: 19:50
Sali Mulaj

Institucionet e Kosovës menjëherë pas lufte u ngulfaten nga: komandantet  e rrejshëm, të vet quajturit Politikan, familjaret dhe përkrahësit e tyre. Vendet e punës për të cilat kërkohej përgatitje shkollore u tej mbushen kryesisht me persona me arsimim të mesëm dhe madje dhe fillor, ndërsa të kualifikuarit dhe të arsimuarit u injoruan.

Që të punësuarit jo meritor dhe të pa arsimuar ti mbanin vendet e punës, u mundësua hapja Kolegjeve private, në të cilat kolegje mund kryenin studimet kushdo, ata që e meritonin, dhe njëkohësisht dhe të punësuarit jo meritor që me çdo kusht duhet ta merrnin diplomën për të ruajtur vendin e punës. Në këto kolegje gjithashtu u “shkolluan” diplomuan Komandantet dhe Politikanet që deri atëherë ishin me shkollim fillor apo të mesëm.  Vetëm të përkëdhelurit e komandanteve dhe politikanëve që diplomoheshin në këto kolegje dhe në fakultete të tjera shtetërore mund të punësoheshin në institucione shtetërore, por kurrsesi nuk mund të punësoheshin meritoret, kjo dukuri është duke ndodhë dhe sot e kësaj dite. Më tragjike dhe me pasoja afatgjata është se, të përkëdhelurit e komandanteve dhe politikaneve  u punësuan si mësimdhënës në shkolla fillore, të mesme dhe fakultete, dhe kështu barten dhe po bartin dhe më tutje paditurin e tyre tek gjeneratat e reja, kjo është më pasoja afatgjate. Madje të njëjtit sot mbajnë nga disa vende pune në të njëjtën kohë si në institucione shtetërorë, politikë, universitete shtetërore, Kolegje private pa marr parasysh përgatitja shkollore. Mjafton të jen të diplomuar, apo të kenë doktoratë, mund të ligjërojnë në cilin do fakultet. Në kolegjet dhe universitetet e Kosovës psh. matematicienti mund të ligjëron lëndë të biologjisë apo anasjelltas, Kimisti ligjëron lëndë të ndërtimtarisë dhe anasjelltas, Historiani mund të ligjëroi lëndë të ekonomisë etj. etj.  

Politikanet pushtues  e ndjenin rrezikun nga pakënaqësia qytetare, në veçanti në pa mundësi punësimi të rinjve me arsimim të mesëm, andaj të pa ngopurit për para-jo për punë, nga frika e humbjes së pozitës, krijuan Universitete të mëhallëve, dhe kolegje të shumta private më qellim që së paku dhe për disa vite rinin ta mbanin në universitete. Si pasojë e politikave të gabuara arsimore dhe mos hapjes së vendeve të punës, me dhjeta mija të rinj në vitin 2014 dhe në vazhdimësi u detyruan të lëshojën vendin. Siç duket këtë e kanë organizuar vet politikanet që të mos ju rritet pakënaqësia qytetare. Më politiken e tyre shkatërruese rinisë së Kosovës i ka humbur çdo shpresë, dhe nuk i ka mbetur asnjë perspektivë në këtë vend, të gjithë janë duke ikur të pa shpresë duke mos e ditur se ku shkojnë dhe ç ‘far vështirësish i presin kudo që shkojnë.

Në anën tjetër Politikanet pushtues për interesa të pastra personale bënë privatizimin e pronës shoqërore qoftë industriale apo bujqësore me kritere shkatërruese. Tokat bujqësore shtetërorë u privatizuan nga të afërmit e tyre apo vet ata, në vend që të ju jepnin në shfrytëzim falas të gjithë të interesuarve që ta shfrytëzonin për kultivim të prodhimeve bujqësore. Fabrikat dhe objektet e tjera prodhuese u privatizuan nga Politikanet pushtues dhe bashkëpunëtoret e tyre duke e shitur të tërë makinerinë ekzistuese dhe duke i shndërruar ato në qendra tregtare, biznese të ndyta, restorante e kushedi çka tjetër përpos prodhimit. Për deri sa, të njëjtat do të duhej fal të interesuarve të cilët objektet-fabrikat do ti shfrytëzonin për qëllime prodhimi.  

Këta politikan pushtues me sjelljet e tyre kriminalizuan dhe ekonomin e vendit, duke vjedhë dhe grabit pasurin e shtetit. Më pangopësinë dhe idiotizmin e tyre, ndjekjen dhe po i ndjekin të gjithë investitorët e huaj duke ju kërkuar haraq apo me kërkesë që të bahen hisanik (pjesëmarrës) në biznesin e tyre.

Investitorëve të huaj të cilët do të hapnin vende të punës për rinin e vendit, ju qiten kushtëzime të pa numërua duke ja u pamundësuar ekzistencën e bizneseve të tyre. Kështu që  investitorët e keqtrajtuar në Kosovë i hapen bizneset e tyre në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi më kushte shumë të favorshme, madje dhe zona e ndërtimit ju jap pa pagesë. Këta Politikan pushtues të pa skrupullt i banë pengesa dhe bashkatdhetarëve tanë të cilët ishin të interesuar ta ndihmonin Kosovën, duke ju kërkuar të njëjtëve pjesëmarrje në biznese.   

Politikanet pushtues të Kosovës janë bërë milionerë dhe miliarder, duke e vjedhur pasurin e shtetit gllabëruar dhe thyer moralisht popullin. Shumë nga këta ngritën pasurin e tyre mbi djersen e bashkatdhetarëve tanë të cilët e dhanë kontribute për luftën e UÇK-së, madje të nijetit ja vodhen dhe meritat dhe ja dërmuan moralin e luftëtareve të ndershëm të UÇK-së.

Miqësinë që i ndjeri Rugova me bashkëpunëtor më mund, dhe për shumë vite e krijuan më shumë vende të botës, e cila miqësi na u gjind në ditët ma të vështira kur ishim para shfarosjes, këta Politikan pushtues më paditurin e tyre apo qëllimisht, këtë miqësi e shkatërruan për pak vite. 

Rinis tanimë çdo shpresë i ka humbur, madje sot ka humbur shpresa ma shumë se sa kur ishim nënë sundimin e Serbisë, nën sundimin e Serbisë, na mbante shpresa dhe vetëbesimi se një ditë do të lirohemi. Një fjalë e urtë popullore thotë “Çka ta bënë i yti s’ta bënë i huaji” dhe këtë e provuam!!!, të zezat që Vatanit i sjellën Politikanet pushtues as Serbia nuk ka ditë më i ba. Sot rinia jon e pa shpresë po e marr rrugën e migrimit, e tëra kjo, si pasojë e këtyre të pa ngopurve. Tani më, nuk po mund të kuptojmë se kush është armiku i vërtet i Kosovës, Serbia – apo Politikanet pushtues të sotëm. Rinin dhe shpresën dikur na i vrau Serbia, tani po e përjetojmë nga të tanët, kësaj i thonë vdekje për së gjalli. Dikur në rini nuk e kuptoja domethënien kur pleqtë thoshin “ma e keqe është vdekja për së gjalli” tani e po e përjetojmë, kjo çekna!!.

Këtij populli nuk i ka mbet asgjë tjetër, vetëm ta marr boten në sy, më shpresa të humbura dhe me zemër të thyer. Ndërsa Politikaneve pushtues,  të KORRUPTUARVE dhe familjare të tyre të ja u lirojmë Kosovën.

Në fund e kam një lutje për Politikanet pushtues të Kosovës, mjaft keni vjedhur, shumë të zeza i keni bërë këtij vendi, edhe pse jeni të tillë le të ju vrajë vetëm pakëz ndërgjegjja, a ka mundësi që ta merrni të gjithë pasurin që e keni vjedhë, merrni dhe familjet e tuaj dhe na lironi Kosovën se përndryshe në Kosovë do të mbesni vetëm ju dhe Serbet??????.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat