SBASHK-u, shoqatë famëkeqe për arsimin e vendit - Bota Sot
SBASHK-u, shoqatë famëkeqe për arsimin e vendit

Opinione

SBASHK-u, shoqatë famëkeqe për arsimin e vendit

Nga: Milazim Maraj Më: 15 mars 2019 Në ora: 13:59
Milazim Maraj

Ndërprerja e mësimit- pengimi i kompensimit të orëve!?

  • Greva  mbrojtje e mësimdhënësve apo mision për të dëmtuar procesin e mësimit?

 Kjo grevë komprometoj mësimdhënësin e Kosovës që ishte respektohej si kategoria më e bekuar  e këtij populli. Së kjo grevë ishte politike u kuptua tani nga të gjithë. Që  dëmtoj në masë të madhe procesin e mësimit edhe ashtu më shumë probleme edhe kjo u pa. Por që e ka mision dëmtimin e arsimit shqiptarë në Kosovë kjo po kuptohet tani. Këmbëngulja e  kryesisë së SBASHK-ut që orët e humbura të mos kompensohen tregon qëllimin e këtyre njerëzve; që të mos realizohet plani mësimor në Kosovë. Kjo edhe një herë tregon matrapazllëkun e kësaj kryesie që arsimit në Kosovë tani e sa vjet i sjell humbje në cilësi, nxënësit dëmtim në ngritjen e tij edukativo arsimore, prindit që i paguan dëmtim  të edukimit dhe arsimit të fëmijës së tij për kundër asaj që paguan më rregull  dhe mësimdhënësin e dënon më humbjen e besimit të prindërit dhe nxënësit e tij.  Por kjo grevë tregoj së kategoria më e keqe në udhëheqje të Kosovës është kjo tani. Këtu nuk bëjnë përjashtim subjektet politike.  Të gjitha vepruan njësoj. Gjatë grevës u poshtëruan u fyen dhe stigmatizuan  mësimdhënësit që i donin nxënësit dhe e kuptonin drejt humbjen që SBASHK-u po u bënë më organizimin e grevës më ndërprerjen e mësimit. Tani vazhdojnë pa drejtësitë ndaj mësimdhënësve të tillë që nuk i besojnë më kësaj sindikate dhe respektojnë nxënësin dhe prindin. Ata mësimdhënës që janë të gatshëm të sakrifikojnë nga vetja për ardhmërinë e këtij vendi dhe këtij populli. Ata duan ta braktisin SHBASHK-un, por tani pengesë për këtë janë DKA-të  e cilat nuk zbatojnë kërkesën e mësimdhënësve që të lirohen nga pagimi i anëtarësisë. Drejtoritë komunale të arsimit do të duhej që të ua ndali mëditjet për ditët e humbura. Këto mëditje do të duhej të i paguante SBASHK-u  nga buxheti i vet.  Çdo mësimdhënës ka një kontratë më punëdhënësin për kohën e caktuar dhe për nivelin e pagës po ashtu të caktuar. Mos respektimi i kontratës sanksionohet më ndërprerjen e saj. Këtë përgjegjësi do të duhej ta marr SBASHK-u. Çdo kund në shtetet demokratike organizohen greva, protesta etj por askund nuk ka greva më ndërprerje të mësimit në arsim përveç në Kosovë. Kjo çështje duhet të sanksionohet një herë dhe mirë më ligj. Mësimin nuk mundë ta ndërpres asnjë shoqatë sikur SBASHK. Për dëmet që i ka  krijuar më grevë më ndërprerje të mësimit dhe për pengesa që i krijon tani për kompensim të orëve të humbura MASHT duhet të ushtroj padi kundër SBASHK-ut. Organi kompetent ka interpretuar të ligjshëm kompensimin e orëve mësimore. Por SBSHK-u vazhdon misionin e vet diskriminues ndaj nxënësve. Qeveria e Kosovës duhet ta rishqyrtoj regjistrimin e SBASHK-ut duke reduktuar kompetenca që ajo i  keqpërdor duke prodhuar dëme të pa përmirësueshme arsimit të Kosovës.  Mësimdhënësit që më të drejt nuk duan të jenë anëtarë të kësaj shoqate famëkeqe kanë plotësisht të drejt. Për çdo pengës për të dalë nga kjo shoqatë kanë të drejt të ankohen në prokurori. Prokuroria e vendit nuk duhet të rri duarkryq kur të drejtat dhe liritë e mësimdhënësve shkelen nga punëdhënësit e tyre në këtë rast DKA-të.  Askush nuk ka të drejt ta detyroj  mësimdhënësin të anëtarësohet apo të mbetët anëtar i ndonjë shoqate. Çështja e anëtarësimit është vullnet i lirë. Mësimdhënësit që kanë bërë kërkesë për të mos paguar anëtarësi në SBASHK dhe pengohen nga DKA kanë të drejt të padisin DKA-në. Këta mësimdhënës kanë të drejt dhe duhet të përkrahen nga organet kompetente. Organet kompetente  do të ishte mirë të i bëjnë inspektim financiar SBASHK-ut.  Të shihet nëse kjo kryesi ka arsyetuar  buxhetin që e merr nga mësimdhënësit e Kosovës. Të  shihet nëse duhet apo jo të i besohet kësaj kryesie të SBASHK-ut.

15.03.2019- Pejë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...