Në Bruksel (ndoshta) do të arrihet ndonjë marrëveshje, por zgjidhje përfundimtare JO! - Bota Sot
Në Bruksel (ndoshta) do të arrihet ndonjë marrëveshje, por zgjidhje përfundimtare JO!

Opinione

Në Bruksel (ndoshta) do të arrihet ndonjë marrëveshje, por zgjidhje përfundimtare JO!

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 15 mars 2019 Në ora: 19:07
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Mirëpo, presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi mendon ndryshe: “ Nëse vazhdon dialogu, Serbia do të detyrohet që ta njohë Kosovën”.

JO vetëm presidenti Hashim Thaçi, por të gjithë hashimët e Kosovës dhe të Shqipërisë Etnike, duhet ta dinë të vërtetën se, edhe nëse Veriu i jepet Serbisë, edhe nëse Serbia e njeh Kosovën,  konflikti ndëretnik  kolonial serbo-shqiptar edhe më tej do të mbetet  “sarkofag bërthamor” i hapur, përkatësisht i pazgjidhur!

Ky është problemi, i cili të përkujton një thënie popullore “hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Atëherë, pse t’i jepet Serbisë veriu i Kosovës, kur  të gjithë serbët e saj, “Kosovën e quajnë Serbi” !?

Prandaj, nuk do të ishte punë  e mençur që të vazhdohet dialogu me Serbinë në Bruksel, pa e  detyruar Beogradin që paraprakisht de fakto dhe de jure  ta njihte Kosovën. Ky duhet të jetë kushti parësor i qeverisë së Kosovës për të hyrë në ndonjë dialog me Serbinë. Mirëpo, nëse  Serbia e njeh Kosovën, atëherë nënkuptohet se vazhdimi i Dalogut të Brukselit nuk do të kishte kurrfarë kuptimi politik e as diplomatik.

Për shkak të dështimit 9-vjeçar të Dialogut të Brukselit (2011-2019), tani Serbia po kërkon ndihmë nga BE-ja, nga OKB-ja, nga Rusia etj,  që ky dialog të mbyllet sa më parë me një kompromosi politik, që Serbia të paktën të fitonte territorin verior të Kosovës ( katër komuna, “Trepçenë” dhe “Gazivaodën” si asete me vlerë të paçmueshme ekonomike) në shkëmbim me territorin e Preshevës.

Po supozojmë se një shkëmbim i tillë mund të jetë bazë e qëndrueshme për arritjen e një marrëveshjeje paqësore mes Beogradit dhe Prishtinës.

Pra, edhe njëherë po ritheksojmë se ky është vetëm një supozim spekulues politik me karakter hipotetik. Në këtë kontekst, shtrohet kjo  pyetje: Pas nënshkrimit eventual të  Marrëveshjeje  paqësore mes palës serbe të Beogradit dhe asaj shqiptare të Kosovës në Bruksel, a do të  thotë zgjidhjen përfundimtare  dhe të përgjithmonshme të konfliktit kolonial shekullur mes Serbisë dhe Kosovës, sepse me këtë rast Serbia do të fitonte “Trepçen” dhe “Ujmanin”, kurse Kosova vetëm Preshevën?

Kjo është pyetja, që liderët politikë shtetërorë të Kosovës, duhet t’i japin përgjigjen e saktë dhe të kualifikuar si në aspektin historik, gjeopolitik, gjeostrategjik,  gjeoekonomik, ashtu edhe në atë juridik të së drejtës ndërkombëtare (gjithnjë duke mbajtur parasysh të drejtën e vetëvendosjes), pa u “karrabythur” me spekulimet e koncepteve eklektike të politikës ditore mashtruese, tradhtuese  dhe nënshtruese interesave të huaja antikombëtare dhe antishtetërore.

Përgjigjja

Edhe nëse  Serbisë i jepet veriu i Kosovës së pasur me ‘Trepçen” dhe me liqenin e “Ujmanit”, ashtu siç po kërkoon garnitura udhëheqëse e Serbisë (Aleksandar Vuçiq, Ivica  Daçiq dhe Aleksandar Vulin), dyshohet se  këta do të ndiheshin të kënaqur dhe të qetësuar  vetëm me këtë përfitim territorial (ndonëse për Kosovën, do të ishte fatal ngaqë do të humbiste ekonomikisht dhe territorialisht)  ngase pa kaluar “24 orë”, do të kërkonin edhe Graçanicën, Pejën (duke u thirrur në Patrikanën), Deçanin (duke u thirrur në Manastirin e Deçanit), Prizrenin, Rahovecin, Shtërpcen, Ranillugun, Kllokotin, Parteshin, Priulluzhën, Kamenicën …etj.). Me një fjalë, edhe pas marrjes së veriu të Kosovës, Beogradi do të vazhdonte me  pretendimet territoriale, me politikën kolonialiste dhe hegjemoniste, duke konsideruar Kosovën si “pronë të vetën”  edhe në kuptimin historik, edhe në atë legal.

Pra, çfarëdo lloji  Marrëveshje politike, e përfunduar në Bruksel mes palëve negociuese dhe me ndërmjetësimin e përfaqësues së BE-së, Federica Mogherini; në Berlin, në Uashington, madje qoftë e nënshkruar edhe nga fuqitë evropiane dhe botërërse si garantuese të saj, ajo do të ketë karakter të përkohshëm, të brishtë dhe të paqëndrueshëm, sepse Serbia nuk do të heqë dorë nga kolonia e saj e dikurshme, duke qenë se sipas politikës mitomane dhe gënjeshtrave shekullore, si dhe të luftërave gjenocidale gjatë shekujve (XVIII, XIX dhe XX), Serbia dhe serbët Kosovën e konsiderojnë “krahinë serbe”. Kështu thotë edhe Kushtetuta në fuqi e Serbisë (2006).

Ky është problemi kolonial serb (1912-1999), që hëpërhë nuk ka superfuqi botërore e as  fuqi evropiane, që mund ta zgjidhë përfundimisht mes  Serbisë dhe Kosovës.

(Ndoshta) arritje kompromisi PO, por zgjidhje të konfliktit kolonial JO!

Siç theksuam më sipër, të mos harrojmë faktin se,  edhe sikur Serbisë t’i jepet veriu i Kosovës për arritjen e ndonjë Marrëveshjeje paqësore me palën negociuese shqiptare të Prishtinës në Bruksel, kjo nuk do të mjaftohet vetëm me territorin verior, por  ndërkohë do të kërkojë edhe rikolonizimin e pjesëve të tjera të territorit të Kosovës, të banauara nga enklavat serbe, duke u mbështetur në recidivat e vjetër të historisë dhe të politikës falsifikatore me përmbajtje shfarosëse të shqiptarëve dhe të aneksimit të gjithë territorit të Kosovës.

-Atëherë, prapë lind pyetja, çfarë rëndësie dhe çfarë peshe do të ketë për paqen   rajonale ballkanike, lidhja e ndonjë Marrëveshjeje në Bruksel, kur ajo nuk mund të jetë kurrfarë garancie për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo do të kërkojë përthithjen  e krejt territorit të Kosovës (Graçanicë, Ranillugë, Kllokot, Partesh, Kamenicë, Shtërpce, Pejë, Prizren, Deçan, Deviq, Prilluzhë, Miloshevë, Gazimestan, Lipjan etj.), ku janë ngritur kisha, manastire dhe sakrale të tjera serbe, se gjoja këto sipas legjendave dhe miteve të trilluara përbëjnë identitetin nacional, religjioz, kulturor, territorial dhe shtetëror të Serbisë.  Mbi këtë “bazë” të historiografisë dhe të politikës falsifikatore të shtetit dhe të kishës ortodokse serbe, pas okupimit të veriut, Beogradi zyrtar do të vazhdojë me rianeksimin, me rikolonizimin dhe me riserbizimin e pjesëve të tjera të populluara me kolonët serbë në Kosovë.

Kjo do të thotë se, me gjithë arritjen e ndonjë Marrëveshjeje paqësore eventuale në Bruksel më 2019 mes palës serbe dhe asaj shqiptare të Kosovës, dyshohet se do të krijohet ndonjë paqe dhe mirëbesim i qëndrueshëm dhe afatgjatë mes  Serbisë dhe Kosovës, duke qenë se konflikti kolonial shekullor serb do të mbetet i pazgjidhur si rrjedhojë   e logjikës së sëmurë të etnocentrizmit dhe të kolonializmit gjenocidal serb (XVIII, XIX, XX).

Fatkeqësisht, kjo politikë  psikopatologjike raciste  dhe ekspansioniste antishqiptare  me shekuj ka dëshmuar se  “shpifja”,  “dhuna”, “terrori”, “gjenocidi”, “gënjeshtra” janë  mjetet dhe instrumentet kryesore operacionale të doktrinës politike dhe religjioze të “ patriotimzit nacioanl” serb  për spastrimin etnik dhe për shfarosjen e shqiptarëve nga territoret e tyre etnike indigjene të Shqipërisë Etnike (1878- 1999). 

Pikërisht, kjo   është konstanta historike , politike dhe relizgjioze, e formuluar dhe e praktikuar si “parim i përhershëm” politik, shkencor dhe religjioz për shfarosjen e shqiptarëve dhe për grabitjen e  territoreve të tyre etnike në Ballkan.

Kjo politikë religjioze raciste dhe fashistoide e gabuar ka ndodhur dhe, në mënyrë koherente është përsërtiur dhe praktikuar gjatë shekujve të kaluar, si dhe zjarri i saj është aktiv, edhe sot nën hirin e infektimit  dhe të autodestruktivitetit gjithëserb për shkak   se , siç ka vlerësuar ish-akademikët serbë: (1)  “Stevan Dedijer, duke pohuar se vizioni shovinist i politikës hegjemoniste serbe mendon se serbët duhet t’i sundojnë të gjithë popujt e tjerë në Jugosllavi, për ta bërë Jugosllavinë ashtu siç e kanë bërë Kosovën-NJË SHTET POLICOR”; (2)  Miqa Popoviq, i cili thotë se:” Serbët nuk janë njerëz të mësuar me demokraci, kështu që kanë nevojë të shkollohen shumë në këtë fushë…Populli serb është i prirur të mendojë shumë për vetveten më mire se ç’është nevoja dhe se ç’është e lejueshme… Serbët me gjithë mend janë të bindur dhe besojnë se edhe vetë Zoti është serb”. ( Citate të cituara sipas akademikut Mark Krasniqi - Referat i paraqitur në Senatin Belg”, 1992, f.24.).

Lidhur me këtë psikopatologji të serbëve në funksion të mohimit dhe të shkatërrimit të identitetit të qenies shqiptare në Ballkan, rezulton edhe ky konkluzionin aksiomatik i Akademikut të ndjerë, shkencëtarit dhe patriotit Mark Krasniqi, i cili  thotë se “Serbët, para së gjithash, mendojnë se fati i popullit shqiptar, duhet të jetë në duar të tyre dhe se viset e tij historike dhe etnike, duhet të jenë prone e tyre…” ( Mark Krasniqi, po aty, f.24-25).

Sa më sipër, prapë shtrohet pyeja se kush mund të jenë ata faktorë evropianë dhe ndërkombëtarë, që mund ta zgjidhin problemin kolonial shekullor mes Serbisë dhe shqiptarëve në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë(1878-2019) ?

Përgjigja, askush! – Po, atëherë, cila do të jetë zgjidhja, që do të mund të mbyllte përgjithmonë problemin kolonial shekullor mes Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht Shqipërisë?

Përgjigjja, vetëm vetë Serbia mund të zgjidhë këtë problem, askush tjetër!

-Ashtu, si ka ditur dhe si ka mundur ta krijojë këtë problem ndëretnik dhe ndërterritorial me shqiptarët, tani ka ardhur koha e fundit, që vetë ta gjejë fillin e  zgjidhjes së tij sa më parë të jetë e mundur, sepse kjo , para së gjithash, do të jetë në interesin e  saj nacional dhe shtetëror, si dhe të paqes, të sigurisë, të bashkëpunimit dhe të qëndrueshmërisë në Ballkan.

Pra, për t’u pajtuar dhe për të jetuar në harmoni dhe në paqe të qëndrueshme, si dhe për të pasur bashkëpunim dhe marrëdhënie reciproke normale dhe miqësore me shqiptarët, SHTETI, KISHA dhe AKADEMIA e SERBISË  (SI LEVË UNIKE PARËSORE), duhet të ulen rreth një “TYEZE TË PËRBASHKËT” dhe të hartojnë ndaj shteteve fqinje, e pikësëpari Strategjinë Nacionale Antikolonialiste, Progresive Demokratike dhe Koekzistencialiste ndaj shteteve fqinje, pikërisht ndaj shqiptarëve , të cilëve edhe sot u kanë borxh territoret etnike, të kolonizuara dhe të aneksuara me forcë dhe me gjenocid (1878-2019), po qe se nuk duan luftëra, konflikte dhe mosmarrëveshje me shqiptarët dhe me Shqipërinë.

Pra, ÇELËSI i ZGJIDHJES SË PROBLEMIT KOLONIAL ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht Shqipërisë,  është në Beograd, në mendjen, në ndërjegjën, në shpirtin, në nderin, në drejtësinë, në humanizmin dhe në demokracinë (nëse këto vlera nuk kanë përfunduar në sarkofagun e Slobodan Milosheviqit  në Pozhaervc, më 2006) e SHTETIT, E AKADEMISË DHE TË KISHËS ORTODOKSE SERBE.

Këto tri  institucione më të larta të kombit serb kanë fuqinë, përgjegjësinë dhe të drejtën e ligjshme, që të ndërtojnë një kaptinë të re të historisë, të politikës, të koekzistencës dhe të paqes serbe ndaj popujve dhe shteteve fqinje në Ballkan, duke e varrosur përgjithmonë  Projektin  anacional, hegjemonist, kolonialist dhe gjenocidal të Serbisë së Madhe  (1844).

Pa dyshim se SHTETI, AKADEMIA dhe KISHA SERBE, duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për reviozinimin e politikës kolonialiste, raciste, ekspansioniste dhe gjenocidale ndaj shqiptarëve dhe ndaj Shqipërisë në Ballkan.

Vetëm kjo formë e diskursit të ri politik, antikolonial, demokratik, progresiv dhe paqësor  e Serbisë, do ta shpëtonte popullin serb nga autodestruktiviteti, nga jotoleranca, nga urrejtja, nga armiqësia dhe nga luftimi i popujve të tjerë joserbë në Ballkan.

(1) Roli i Kishës Ortodokse Serbe

Duke qenëse historikisht, Kisha Ortodokse Serbe ka luajtur rolin në krijimin e shtetit të Serbisë, kjo është fakor vendimtar, që mund të ndikojë në ndryshimin e  kursit të  derisotëm të politikës kolonialiste dhe hegjemoniste të Serbisë (1878-2019).

Pra, për të arritur këtë objektiv me peshë të paçmuar, pikësëpari  për interesin jetik dhe për fatin e popullit serb në Ballkan, Kisha Ortodokse Serbe e ka për detyrë që me mësimet e saj ta edukojë dhe ta bindë popullin serb se shqiptarët nuk janë armiq të serbëve, por vetëm fqinjë në shtëpitë dhe në tokat e tyre stërgjyshore pelllazgo-ilire-shqiptare.

Me një fjalë, Kisha Ortodokse Serbe e ka për detyrë, që të mos i indoktrinojë fëmijët, studentët dhe rininë serbe se gjoja  “ shqiptarët janë armiq të serbëve” dhe se gjoja “shqiptarët ua kanë grabitur tokat e tyre të shenjta”. Përkundrazi, e vërteta historike dhe faktike, thotë se serbët janë ata që me luftëra, me shpërngulje sistematike dhe me gjenocid i kanë vrarë, masakruar dhe shfarosur shqiptarët dhe ua kanë pushtuar dhe koloniizuar tokat e tyre. Këtë e dëshmoi edhe gjenocidi i fundmë i Serbisë në Kosovë (1989-1999), ku forcat çetniko-fasjiste barbare paramilitarem, policore dhe militare vranë mbi 12.000 mijë shqiptarë; përdhunuan mbi 2000 mijë femra shqiptare; shpërngulën mbi 1 milion shqiptarë, si dhe ua plaçkitën të gjithë pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme dhe, së fundi ia futën flakën shtëpive, duke e djegur gjithë Kosovën, vetëm për të “dëshmuar” para Evropës dhe para botës se gjoja “Kosova është Serbi”.  Kjo parullë e rreme e KOS-it, e shtetit dhe e akademisë serbe, duhet të varroset nga vetë forcat progresive, demorkatike dhe paqësore serbe.

Ndryshe, derisa kjo shpifje dhe  gënjeshtër shekullore të “mbijetojë”  në mendjen, në shpiritin dhe në veprën negative  urrjetëse dhe armiqësore të serbëve ndaj shqiptarëve si“akt patriotizmi” dhe si “parim i përhershëm i politikës serbe, duke krijuar dhe jusitifikuar gënjeshtrën si formë inventive të inteligjencës natyrale serbe” (siç  ka shkruar ish-akademiku i ndjerës serb Dobrica Qosiq në romanin e tij “Seobe”,  citat i situar nga Mark Krasniqi, 2002, f.25),  asnjë MARRËVESHJE PAQËSORE   serbo-shqiptare, e lidhur qoftë në Bruksel (2019), qoftë në Berlin,  në Londër apo në Uashington etj., nuk do të ketë kurrfarë efekti juridiko-ligjor dhe politik për t’i pajtuar serbët dhe shqiptarët në Ballkan.

(2) Roli i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Serbe të Beogadit

Duke e ndjekur shembullin pozitiv të Kishës Ortodokse Serbe (nëse kjo ka hequr dorë nga përzierja në politikën shtetërore, në Akademinë e Shkencave dhe në Universitetin e Serbisë, si dhe në propagandën e masmediave informative dhe publicistike serbe në Ballkjan)  për zgjidhjen e problemit kolonial me shqiptarët, atëherë edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe, në vend të Memorandumit famëkeq të vitit 1986 për shfarosjen e popujve joserbë, si dhe për grabtijen e territoreve të tyre me agresion dhe me gjenocid (1989-1999), duhet të nxjerrë një Platformë të Re Nacionale Antikolonialiste, Progresive Demokratike dhe Koekzistenciale ndaj shteteve fqinje, pikërisht ndaj shqiptarëve dhe ndaj territoreve të Shqipërisë Etnike.

Mirëfilli, miratimi i një Paltforme të këtillë, do të parandalonte erozionin  e veprave kuazishekncore ,  të pamfleteve, të publicistikës, të politikës propagandistike  me përmbajtje armiqësore, urrrjetëse, raciste, fashiste dhe gjenocidale, me mesazh të saktë  historik dhe politik, se  shqiptarët janë NJË KOMB, që ka histori, flamur, abetare, kulturë, gjuhë, tradita, gjak dhe territor të përbashkët që quhet SHQIPËRIA ETNIKE.

Pra, si Kisha, si Shteti, ashtu edhe Akademia serbe me verimtarinë e tyre publicistike e shkencore, duhet t’I bindin fëmijët, nxënësit, studentët, mësuesit, profesorët, klerkët dhe akademikët se shqiptarët nuk janë emigrantë e as migrantë qoftë në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc e Medvegjë, por popull autokton në trojet e tyre stërgjyshore.

Këtë  të vërtetë historike dhe faktike, do të duhej ta mësonin fëmijët dhe rinia serbe nga klerikët, nga mësuesit, nga profesorët, nga akademikët, nga shkenca, nga publicistika dhe nga propaganda e masmediave serbe, në mënyrë që të mos bëhen armiq dhe vrasës të shqiptarëve, ashtu sikurse në shekujt e kaluar (XVIII, XIX, XX) të historisë së përgjakshme serbo-shqiptare.

(3) Roli i shtetit serb

Krahas Kishës dhe Akademisë, nëse këto kanë ndryshuar kursin e politikës së tyre destruktive  shumëshekullore  ndaj shqiptarëve dhe ndaj Kosovës, atëherë edhe shteti,  duhet të vegjetojë  objektivisht dhe realisht për të mbyllur konfliktin kolonial shekullor me Kosovën, përkatësisht me Shqipërinë, pavarësisht se cilët janë dejtuesit e sotëm të shtetit të Serbisë, sepse  derisa kryepatriarku serb Irinej deklaron se “Kosova është koka e Serbisë, trupi i ndarë i së cilës nuk mund të jetojë pa të”, atëherë realisht nuk mund të ketë kurrfarë dialogu ose multidialogu paqësore mes  Beogadit dhe Prishtinës, pavarësisht nga interesimi, kontributi dhe ofrimi i shërbimeve të vullnetit të mirë të BE-së, të Amerikës, të NAT-s dhe të OKB-së, që të arrihet ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse paqëse në kuadrin e Dialogut të Berlinit (2019).

Në këtë vështrim, shteti-Serbia së bashku me kishën dhe me akademinë serbe, patjetër, do të duhej të ndërtonte Platformën e re  të strategjisë politike nacionale dhe shtetërore, me qëllim që   politika  e re serbe, të “shkurorëzohej” nga recidivat kancerogjenë të kolonializimit dhe të neokolonializmit të Serbisë së Madhe ndaj Shqipërisë dhe ndaj shteteve të tjera fqinje në Ballkan. Pa dyshim se, një politikë e këtillë e re  serbe me përmbajtje  realiste, të drejtë, demokratike  dhe paqësore, do ta shpëtonte popullin serb nga të gjitha tragjeditë e deritashme të shkaktuara  ndaj popujve të tjerë fqinjë në Ballkan, pikësëpari ndaj popullit shqiptar.

Çelësi i zgjidhjes së konflitktit kolonial serbo-shqiptar është  në Beograd, Serbia e ka fjalën kryesore, askush tjetër.

Pra, nëse   lidershipi i qeverisë serbe së bashku me Kishën Ordtodokse Serbe dhe me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Serbe, tanimë  kanë hatruar një PLATFORMË të Re Nacionale Antikolonialiste, Progresive Demokratike, Koekzistenciale dhe  Paqësore ndaj popujve dhe ndaj shteteve fqinje, pikërisht ndaj shqiptarëve dhe ndaj territoreve të Shqipërisë Etnike, atëherë nuk ekziston nevoja të vazhdohet kurrfarë Dialogu as në Bruksel e as gjetkë, por  pa vajtur askund, Beogradi ta njohë zyrtarisht de fakto dhe de jure Republikën e Kosovës!

Kjo do të ishte Marrëveshja historike paqësore e pajtimit të popullit serb dhe shqiptar në Ballkan.

Nryshe, vazhdimi i Dialogut të dështuar në Bruksel (2011-2019), është vetëm humbje kohe, vetëm mashtrim, kush, kujt do t’ia “hedhë”. Kjo do të thotë nuk ka ZGJIDHJE TË KONFLIKTTIT KOLONIAL SHEKULLOR SERBO-SHQIPTAR NË BALLKAN.

Prandaj as pala negociuese  e Kosovës e as faktorët e tjerë ndërkombëtarë të involvuar në Dialogun e Brukselit,  nuk duhet të nxitojnë fare, që të ballafaqhen me “fromulat” dhe me “skenarët” e politikës dhe të diplomacisë serbe të Beogradit, të cilat paralajmërojnë arritjen e një kompromisi të keq politik-shkëmbimin e territorit, kur Kosova do të humbiste  veriun e saj me gjithë “Trepçen” dhe  “Ujëmanin”.

Fundja, nëse në Bruksel, do të arrihet ndonjë marrëveshje mes Beogradirt dhe Prishtinës, ajo, në asnjë formë nuk zgjidh problemin kolonial shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, por do të mebetet “i konservuar” sikruse këtu e 100 vjet më parë.

Përkundrazi, do ta bëjë edhe më të mprehtë sikurse  “sarkofagun bërthmaor” të Centralit Çernobilit të Rusisë, për të cilin  nuk mund të  garantojë askush, se  nuk mund të shpërthejë brenda “100 vitesh”, edhe pse  që nga shpërthimi i tij më 1986, është hermetizuar dhe konservuar  me betonarme të çeliktë, që mos shkaktojë ndonjë katastrofë bërthamore në përmasa botërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...