Pyetje Ali Ahmetit dhe Azbi Likës

Opinione

Pyetje Ali Ahmetit dhe Azbi Likës

Nga: Sulejman Mehazi Më: 15 mars 2019 Në ora: 20:19
Sulejman Mehazi

Të anashkalosh e t'ia ngulish thikën tinëzisht pas shpine Hazbi Likës, autoritetit të dytë të BDI-së, është e papranueshme, hipokrite e tradhtuese. Të eliminonohet e të shpërbëhet Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit për qejfin e  Zaevit e bashkëpunëtorëve të BDI-së për shkak se Hazbi Lika si Zëvendës  Ministër i kësaj Ministrie s'paskërka qenë në punë i rregull është e pa logjikshme dhe e pa arsyeshme.

Nëse bëjmë pyetje se pse Lika nuk ka shkuar në punë, se është dembel e se do punën, se s'është i aftë kur poste marrin të pa aftit, apo mos ka parë se pikat e kësaj Marrëveshje 17 vjeçare për të drejtat e shqiptarëve askund nuk janë e s'mund ta përballonte e ta duronte përgjegjësinë e marrë nga Ali Ahmeti?

Të mohohet kontributi ushtarak e politik i Azbi Likës e të vlerësohet kontributi nënçmues partiak i Artan Grubit, Bujar Osmanit e Musa Xhaferit për BDI-në e Ali Ahmetit e ka kuptimin nënçmues të luftës së UÇK-së, të dëshmorëve të vrarë dhe invalidëve të luftës, 2001. E pyesim sinqerisht zotëri Ahmetin, se, cili  peshon kombëtarisht e politikisht më shumë për partinë e tij: Azbi Lika apo grubat, osmanat dhe xhaferat?

E pyesim dhe Azbi Likën, se, pse ju i nderuar që nga fillimi i partisë suaj lejuat që askushat e kurrkushat  të bëhen të fortët e BDI-së e tua ngulin thikën juve pas shpine. Tani kot e keni, vonë është, përvoja autoritative politike e pushtetare Ali Ahmetin e ka bërë të fuqishëm e të pamposhtur, ju i nderuar Lika edhe nëse ndaheni nga BDI-ja e formoni partinë tuaj, mund ta dëmtoni me disa deputetë më pak, por kurrë s'mund ta mposhtni e ta eleminoni nga skena politike sikurse Ahmeti që ju mposht juve dal nga dalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat