Ja efektet e përgjithshme të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës!

Opinione

Ja efektet e përgjithshme të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 15 mars 2019 Në ora: 20:25
Ismail Muqiqi

Krerët institutcional të Kosovës, edhe më herët kishin deklaruar se Kosova do të arrinte të antarsohej në Interpol, pavarësisht fushatës së Serbisë.

Me 20 nëntor të vitit të kaluar (2018) në mbledhjen e Asamblesë të Përgjithshme të Interpolit, Kosova dështoj të antarsohej në këtë mekanizëm multilateral!

Ky dështim solli reagimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila me vendimin numër 01/76 ,të datës 21 nëntor 2018, vendosi masën 100% për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Vendimi i marruar nga Qeveria e Kosovës, kundër mallërave serbe dhe boshnjake, nxitën reagime të Bashkimit Europian si dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky vendim i ngutshëm nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka sjellë polarizim dhe përqarje në skenën politike të Kosovës, 

Letra e Presidentit Trump dërguar Presidentit Thaçi, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do ta sjellte njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve, ishte një mesazh shumë i fuqishëm për sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin në rajon. 

Vizitat e njëpasnjëshme të zyrtarëve të lartë Amerikan në Kosovë, si dhe të Diplomatëve Gjerman të dërguar nga Kabineti i Kancelarës Merkel, mendoj se përkushtimi i shteteve mike të Kosovës është shumë i sinqertë dhe duhet respektuar. 

Edhe për kundër kësaj përkrahje nga miqët tanë të cilët e larguan Serbin nga Kosova, klasa politike po i vë në pikëpytje të arriturat, sukseset dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Veprimet, deklaratat dhe qendrimet joserioze të liderëve dhe përfaqësuesëve të institutconeve të Kosovës, përditë e më shumë po e zbehin shtetësin e Kosovës dhe po i rrezikojnë raportet miqësore me Perendimin.

Mendoj se është momenti i fundit që të preket ndërgjegjja e ç'do njërit, në mënyrë që të flasin me një zë para botës.

Përndryshe durimi i rinisë, intelegjencës dhe i gjithë popullit po hargjohet për ditë e më shumë. Nesër mund të jetë vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat