Kundër islamofobisë dhe Terrorizmit Fetar

Opinione

Kundër islamofobisë dhe Terrorizmit Fetar

Nga: Pirro Prifti Më: 16 mars 2019 Në ora: 12:18
Pirro Prifti

Terroristi  Brenton Tarrant,  një islamofob  injorant pa dyshim me një profil sociopatik agresiv dhe i edukuar me urrejtje ndaj fesë islame , kreu një krim të shmëtuar që u dënua nga I gjithë opinion ndërkombëtar dhe ai shqiptar.

Brenton Tarrant, 28 vjeçar me nënshtetasi australiane vrau 49 persona të cilët po bënin lutjet e së premtes në dy xhami në Zelandë të Re.

Ai duke dëgjuar këngë serbe, kreu sulmin që tronditi botën e që përveç të vrarëve la edhe dhjetëra të plagosur.

Para se të kryente sulmin terrorist, Tarrant la një manifest prej 73 faqesh ku tregoi për jetën, familjen, dhe arsyet se po e kryente aktin terrorist. Në këtë manifest, ai e përmend edhe Kosovën, përkatësisht, ndërhyrjen e SHBA-së në Kosovë.

Brenton Tarrant ka vizituar Turqinë tre herë në shtator 2018 dhe në Bullagari në nëntor 2018 dhe sipas Prokurorit Bullgar Sotir Tsatsarov, ai dëshëronte të vizitonte vëndet historike dhe Historinë e Ballkanit https://www.trtworld.com/turkey/perpetrator-of-new-zealand-terrorist-attack-visited-turkey-twice-24985.

Përse Ky njeri shprehu këtë urrejtje kaq të madhe islamofobe sa të vriste rreth 50 vetë dhe të plagoste nja 30 të tjerë? ishte vetëm dëshira për marrë hak kundër ISIL dhe terrorizmit islamik? Apo ishte dëshira për të larguar emigrantët kryesisht islamikë që kishin ardhur në Zelandën e Re, duke përdorur këtë mënyrë revoltuese dhe urrejtjeje ndaj emIgrantëve në përgjithsi, apo vetëm ndaj emigrantëve myslimanë?

Vrasjet e Myslimaneve ne Xhamine qytetit ChristChurch Zelanda e Re, shokoi opinionin publik

Nje ngjarje e trishtuar.

Gjithmonë këmi menduar për të ashtuquajturit `ujqër të vetmuar` që ikin nga Siria Iraku, etj, për të bërë atentate në BE, Shba, Rusi, Kanada, Australi. Francë,et.

Por ndodhi e kundërta.

 Një terrorist mesa duket Kristian i cili me çmëndurinë e tij të ushqyer nga injoranca dhe nga problemet që ka shkaktuar lufta e ISIL dhe DAESH në Siri, Irak, Jemen, Atentatet në SHBA, Kanada, Angli, Franca e Belgjike, përpjekjet dhe dalja e shume luftëtarëve myslimanë nga Europa për të luftuar përkrah ISIS e për të bërë një shtet Islam radikal me Sharia në krye, tensionet dhe problemet e mëdha që pas shkatërrimit Kullave binjake në SHBA 11 shtator 2001, lufta e menjëhershme që po vazhdon për 18 vjet në Afganistan e Irak, Jemen  e përkrahur fuqimisht nga NATO e SHBA  kundër  ekstremizmit islamik, ngritja e vigjilencës shtetërore në shumë shtete kundër atakeve të mundshme të ekstremizmit islamik- nuk mund të mos ketë shkaktuar edhe shpërthime individuale  paradoksale të individëve të veçantë  kristianë por  me probleme psikike të rënduara nga ky tension e konflikt midis dy civilizimeve, dhe nga edukimi islamofob që vihet re në shumë vëndetë BE, SHBA, Kanda Australi, madje dhe në Zelandën e Re e kudo..

Terroristet e cdo lloj kategorie jane sociopate dhe kontaminojne cdo lloj ideali te lirise me fixacione e paranoja personale te ushqyera nga injoranca.

Emrat e vendosur ne armen e terroristit nuk kane lidhje aspak me terrorizmin dhe Terrorizmin. Ato jane emra luftetaresh qe kane luftuar per lirine e vendeve te tyre.

Aq me pak Emri i Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe Gergj Ariantit te shkruara ne nje nga armet e terroristit Tarrant jane me shume nje justifikim i halucinant i nje terroristi injorant e kriminel për vrasjet se sa emra idealesh nga të cilat ai është frymëzuar.

Është njëlloj sikur rinia vendos në t-shirt Che Guevarën dhe vallzon e shkrihet nën muzikën e ëmbël latine.  Ka lidhje Kjo ?

Nuk besoj.

Sigurisht nuk ka perse të ketë lidhje me Heroin Kombatar Skenderbeun, sepse krahasimi është absurd dhe i pavënd.

Sidoqoftë Halucinimet Sociopatike bëjnë lloj lloj `short cut`-esh.

Ne e dënojmë fuqimisht këtë ngjarje fatkeqe ku mbetën të vrarë më dhjetra njerëz të thjeshtë besimtarë islamë dhe shpresoj që kjo të mos ndodhë më as në Zelandën e Re dhe as në ndonjë vënd tjetër.

Por kjo ngjaje gjithashtu për fat të keq përdoret nga njerëz të ndryshëm në Shqipëri, për të denigruar figura historike të vëndeve të ndryshme , figure të cilat uk kanë asnjë lidhje me veprime te tillla individuale e terroriste.

Përkunndrazi, Heronjte Kombatare, luftrat dhe emrat e Komandantëve që luftuan kundër ushtrive osmane  në vite të ndryshme, emra të cilat i kishte vendosur terroristi Brendon Tarrant në disa nga armët e tij- nuk do të thonin asgjë nëse shikohen larg kontekstit  të cilën e spjegova më sipër.

Për këtë arësye, personalitete të ndryshme islame nuk kanë përse të nxisin dhe të shajnë figurat historike si Skënderbeu dhe Gjergj Arianiti- meqënëse një psikopat i ka shkruar në armën e tij. Pa lidhje dhe e qëllimshme nxitja e urrejtjes ndaj Figurës së Heroit tonë Kombatar Gjergj Kastrioti Skendërbeu nga disa gazeta islame në Shqipëri.

Keqardhje për lidhje aspak logjike.

Pra, në këtë mënyrë nga ana e kundërt, ndonjë përfaqësues të Islamit brënda dhe jashtë vëndit gjen shkak për të akuzuar Hëroin tonë Kombëtar si frymëzues të këtij Terrorisit , i cili jo vetëm nuk e njeh vëndin tonë dhe Heroin tonë por edhe ka lëvizur në Ballkan si në Turqi, Bullgari, Serbi, etj nga dhe ndoshta ka marrë fragmente anti islame dhe i ka mmbivendosur kohë të ndryshme, histori të ndryshme, heronj të ndryshëm- mbi Ditët e sotme më Histori krejt të tjera dhe njerëz krejt të tjerë dhe vënde krejt të tjera.

Shpresojmë që nxitja e një absurdi për ta bërë armë kundër tolerancës Fetare në Shqipëri do të jepte asgjë më shumë se sa një nxitje të armiqësisë fetare në një vënd si Shqipëri e cila gëzon një bashkëpunim të ngushtë midis feve dhe një tolerancë fetare të shkëlqyer.

Rasti i izoluar i terroristit Brendon Tarrantle të shërbejë për të konstatuar dhe shmangur sa më parë elemenë të tillë me prirje radikale nga shqoëria jonë, qofsshin ata kristianë qofshin islamë. Ngushëllime viktimave dhe u prehshin ne Paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat