Fshati që jep shembullin më të keq vëlla-vrasës në Kosovë - Bota Sot
Fshati që jep shembullin më të keq vëlla-vrasës në Kosovë

Opinione

Fshati që jep shembullin më të keq vëlla-vrasës në Kosovë

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 16 mars 2019 Në ora: 21:20
Fshati Marmull në Komunën e Gjakovës

Secili popull i ka rrjedhat e veta të veqanta burimore dhe kulturore, por nuk mund të fshihen disa të zeza që i ka në mesin e shoqërisë së vet, që janë produkte të primitivizmit dhe kohës që gjithherë pjella e tyre ka prodhuar histori të dhimbshme, duke e shkatërruar thelbin shoqëror, dhe më e keqja kur ato kullojnë e pinë gjak ndërvëllazëror.

Në tërësi gjithë ata njerëz, apo ajo pjesë e shoqërisë njerëzore janë humbës, sepse këtu del në pah diçka që mbillet keq dhe shkon përtej fatit të breznive të ardhshme, që do i përkiste të kaluarës, kur njeriu nuk ka pasë fare pushtet dhe rregullim shoqëror, nuk ka pasë edukatë të mjaftueshme familjare, duke e mos përjashtuar edhe mungesën e edukatës fetare.

Por, çka ka për të thënë shoqëria e sotme bashkëkohore, ku si pjesë e kësaj shoqërie jemi edhe ne, populli shqiptarë, për të mos thënë djallëzor, që nuk mund të drejtohet në mënyrë njerëzore, dhe nuk mund të mohohet se një ndjenjë e tillë pjesërisht nuk është e saktë.

Sëcila ngjarje e keqe apo e mirë i ka edhe shkaqet e veta burimore, por krahas shkaqëve ekzistojnë edhe format shtytëse, të cilat lidhen me nevojat, apo edhe me veprimet që veprojnë edhe vetëvetiu, që në një mënyrë këta të fundit nuk kanë titull tjetër, vetëm të sëmuar psiqik, kur e shkrep pushkën në gjoks në vëllaun e vet, gjegjësisht shqiptari kundër shqiptarit.

Rasti i fundit në fshatin Marmull në Komunën e Gjakovës, kur një person ia merr jetën një përsoni dhe një tjetër plagoset nga fqinji i vet për një copë tokë, është më shumë se një rast tragjik, që njeriu normal nuk do e kishte menduar dhe vepruar në këtë mënyrë. Dhe tani, çfarë i duhet toka njërit dhe tjetrit, kur asnjëri nuk e gëzon atë copë tokë.

Vrasja e fundit në këtë fshat nuk është rasti i parë, por kanë ndodhur edhe shumë raste të tjera të këtij lloji që janë akoma të freskëta, që janë vrarë në mes veti edhe shumë familje të tjera kohën e fundit, duke u marrë jetën edhe moshave të mitur.

Çfarë përgjegje na mbetët ti japim rinisë dhe të ardhmës së tyre, që bota e tyre të mos helmohet me këto vepra djallëzore, por me paraqitjen e saj të lirë, të shkolluar dhe të edukuar, për të arritur dhe për tu dalluar nga konceptet e vjetra, që ekspozojnë rrezikun më të madh të familjes dhe kombit.

Ku ishin këta trima që po vjellin barut sot në mes veti, duke e vra vëllaun e vet, mikun e vet, fqinjin e vet, si edhe fëmijët i llogarit për hakmarrje, ndërsa dje kur e kishim armikun e kombit përballë, nuk patët guxim ta shkrepni as një pëlumb, por keni ikur si lepujt, duke u strukur birucave të minit.

Ku janë klerikët shqiptarë, posaqërisht klerikët katolik në krye me ipeshkëvninë e Kosovës, që nuk u dëgjohet zëri në këto raste tragjike, ku dihet fare mirë se konfliktet janë të hershme dhe të vazhdueshme në shumë familje të kësaj bashkësie, të cilat janë edhe në hasmëri me njëra-tjetren dhe nuk ndërmirret diçka e nevojshme që këto hasmëri të pajtohen një ditë, së paku të lehtësohen nga dhimbjet shpirtërore dhe mos të shkojnë edhe më tutje deri në ekstrem.

Edukata e njeriut të sotëm në shoqërinë tonë bashkëkohore shqiptare, për të kryer detyrat e veta njerëzore, duhet ti tejkalojë këto koncepte të vjetra dëshpruese dhe shëmtuese, të cilat po na qojnë edhe më largë se konfliktet që bëhën jashtë teritoreve tona, duke luftuar në vende të huaja, imazhi i të cilave do të ishte i dhimshëm, por edhe më idhimshëm është ai i cili po zhvillohet në këtë mënyrë në vendin tonë në mes veti…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...