Udhëheqësit e vjetër e bashkuan Kosovën, kurse këta tash e copëtuan - Bota Sot
Udhëheqësit e vjetër e bashkuan Kosovën, kurse këta tash e copëtuan

Opinione

Udhëheqësit e vjetër e bashkuan Kosovën, kurse këta tash e copëtuan

Ragip Mexhuani Nga Ragip Mexhuani Më 16 mars 2019 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Kosova nën Mbretërinë e Jugosllavisë 22 vjet ka qenë e ndarë në mes 5 krahinave dhe 3 banovinave jugosllave ( 1918-1940).

Banovina e Moravës përfshinte territorin e rrethit të Llapit dhe Vuçiterrnës. Banovina e Vardarit: rrethin e Prishtinës ( Graçanicës ), Gjilanit, Kaçnikut, Ferizajt, Przrenit dhe Dragashait, kurse Banovina e Zetës: rrethin e Mitrovicës, Drenicës, Istogut, Podrimes, Gjakovës dhe Pejës, kështu ishte deri në shpartallimin e Mbretërisë së Jugosllavisë në Luftën e Prillit 1944, kur filloi LDB, edhe Kosova u pushtua nga nazifashizmi italiano-gjermano-bullgar. Italia e kishte pushtuar pjesën më të madhe të Kosovës. Gjermania e kishte pushtuar veriun e Kosovës: Mitrovicën, Vuçiterrnën, Podujevën, kurse Bullgaria Kamenicën, Pozharanin, Kaçanikun. Koncerenca e Pestë u mbajt 19-23 tetor 1940 në Zagreb, ajo aprovoi propozimin e shokëve delegatë nga Rrafshi i Dukagjinit dhe Kosova që organizata partiake e kësaj krahine të ndahet nga Mali i Zi dhe që Komiteti Krahinor i Rrafshit të Dukagjinite e Kosovës të lidhet drjetpërdrejt me Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë.

Udhëheqësit e vjetër e çliruan Kosovën nga fundi i vitit 1944 nga nazifashizmi.

Udhëheqësit e vjetër të Kosovës me 31 dhjetor 1943 dhe me 1 e 2 janar 1944 në Konferencen e Bujanit u bashkuan me Shqiprinë. Pas çlirimit, ka qenë ideja që Kosova të fshihej si krahinë autonome, të ishte në përbërje të Serbisë ose të ndahet në tri zona: Metohija ( Dukagjini ) t’i bashkohet Malit të Zi, Kosova Veriore e Qendrore të bashkohet me Serbinë, ndërsa Kosova Jugore nga Ferizaj në Kaçanik të bashkohet me Maqedoninë . Më 12 shkurt 1945 në Beograd Miladin Popoviqi kundërshtoi i pari mendimin e udhëheqësve jugosllav . Ne tha ai, i kemi premtuar popullit shqiptar të Kosovës se ai vetë do të vendos për fatin e tij, kurse Fadil Hoxha tha: “ Kjo do të thotë kthim në ndarjet e vjetra të kralëve serbë : në Zetska , Ibarska Vardaska banovina ... Populli kurrë nuk do të pajtohet me këtë ndarje ....

Më 24 shkurt 1954 në Prishtinë u mbajt mbledhja plenare e Komitetit Krahinor. Në këtë mbledhje do të shtrohet çështja e shpërnguljes së shqipëtarve në Turqi. Në këtë Plenum më së largu kishte shkuar Ali Shukriu , i cili atë botë kishte theksuar “se këtu ka shenja të asgjësimit të shqiptarëve . ... Ali Shukriu ishte i deleguari i presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz Titos, për kumari me familjet e nënave shqiptare që kishin lindur nëntë e më tepër fëmijë, kurse ish ministri Blerand Stavileci u deklarua që shqiptarët mos të lindinshumë fëmijë. Latinka Peroviq: tensionin e ngulfatur të marrëdhënieve politike midis funksionarëve serbë e shqiptarë edhe njëra palë, edhe tjetra kanë bartur revole .

Kosova pas shkarkimit të Rankoviqit gjysma e vitit 1966-1989 ishte e barabart me republikat jugosllave, këtë e vërtetoi Gjykata Ndërkombëtare e Hagës që e njohu Pavarësinë e Kosovës edhe në bazë të Kushtetutesës së 1974.

Kosova nuk është dashur të negocojë me Serbinë, pasi asnjë republikë jugosllave pas ndarjes, nuk negocoi me Serbinë.

Që në ditën e parë të hyrjes së forcave ndërkombëtare më 12 qershor 1999, si misione ushtarake dhe civile e nxitën, ndarjen e Kosovës, nga vendosja e KFOR- it përgjatë lumit Ibër në veri të Kosovës. Kosova para ardhjes së Millosheviqit në pushtet i kishte 22 komuna, vetëm komuna e Leposaviqit ishte shumicë serbe. Për ta copëtuar Kosovën Milosheviqi formoi komuna serbe si: Zubin Potokon, Zveqanin, Shterpcën etj. Rrugën e Milosheviqit për formimin e komunave serbe pushtetarët e Kosovës.

Serbët kanë kërkuar që të formohen komuna serbe edhe aty ku janë vetëm disa qindra serbë. Për qudi edhe Grupi Negociator shqiptar është pajtuar që të jenë 5-6 komuna të reja serbe! Serbia kërkon që komunat serbe të kenë lidhje direkte mes veti dhe t’i financojë Serbia. Serbia në realitet e ka pushtuar pjesën veriore të Mitrovicës. Trabjorn Solstrom , u garantoi serbëve se dencetralizimi do t’u mundësojë komunave serbe të kenë lidhje me njëra- tjetrën dhe me autoritetet e Beogradit. Si mini shtete serbe do të jenë edhe Komuna e Parteshit, Cërnica fshat i kësaj komune ka më shumë banorë shqiptarë se sa komuna e Parteshit.

Në kuadër të komunave serbe përfshihen edhe vendbanime shqptare si në komunën e Novbërdës , të Graçanicës dhe të Ranillukut. Nga gjithsej 4 temat e paketës së Ahtisarit, në të gjitha bëhet fjalë vetëm për serbët dhe privilegjet e tyre në Kosovë (decentralizimi , trashëgimia kulturore, kishat dhe manastiret, minoritetet edhe ekonomia, çështja e pronave të serbëve të Kosovës dhe bashkëpunimi i tyre në fushën ekonomike me Serbinë. Serbia kërkon 39 zona mbrojtëse me nga 5. 500ha secila.

Uzurpimimi i tokës së pronave të shqiptarëve (rreth 800 ha) rreth Manastirit të Deçanit. Në kohën e monizmit kishat - manastiret quheshin ortodokse e jo serbe si tash. Këto kisha - manastire në Kosovë pas LDB i kishin vetëm 184 ha, kurse para LDB i kishin 1447 ha. Kishat ortodokse mesjetare Graçanica afër Prishtinës, Levishka në Prizren, Patrikana në Pejë dhe Kisha e Deviqit në Drenicë, nuk janë dëshmi e kulturës serbe, sepse ato janë ndërtuar para ardhjes së tyre në këto treva. Kisha e Deçanit është ndërtuar mbi themelet e kishës së vjetër katolike shqiptare.

Kishën e Deçanit e ka projektuar prifti katolik shqiptarë fra Vita Kuçi. Dëbëllden, M. E Zahirajve a e mori Maqedonia? A i mori Mali i Zi 8200 ha tokë Kosove përgjatë kufirit? Veriu i Kosovës dhe komunat serbe të administruara nga serbët. Kosova dhe shqiptarët këndej kufiri nga gjysma e vitit 1966-1989 ishim shumë më mirë, ashtu Shqipëria 1945 -1990 ishte shumë më mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...