Sulmi terrorist në Zelandën e Re, një akt barbar i njerëzve qyqar

Opinione

Sulmi terrorist në Zelandën e Re, një akt barbar i njerëzve qyqar

Nga: Dedë Preqi Më: 18 mars 2019 Në ora: 09:24
Dedë Preqi

Nuk është vështirë të thuash, se cilat janë mundësitë e reja që ti hapën rrugë njerëzimit, ku njeriu normal nuk do të nisej nga ndjenjat instiktive dhe ndjenjat e urrejtjes, por më tepër duhet të dalë me një përpjekje të vendosur dhe të qelë sytë para asaj që rreziku i kanoset vetë atij. Dhe çfarë kuptimi ka jeta për njeriun e quajtur egoist, që ta fitonte botën e tij me formën religjioze, apo racore, nëse këto vlera dhe qëllime janë të lidhura me shkatërrimin e vet qenjës njerëzore.

Cila racë njerëzore dhe fetare do të ishte më e mira në këtë botë, ku në të vërtetë ky lloj i njerëzimit qëndron në një marrëdhënie të veqantë dhe është i lidhur direkt me zotin? Nëse zoti është krijues i gjitha qenjeve njerëzore, atëherë asnjëri nuk ka të drejtë që të bëhët pushtet i tjetrit, asnjëri nuk ka të drejtë që t’ia merr jetën tjetrit përshkak se nuk i takon racës, apo religjionit të njëjtë.

Ekzistenca njerëzore në shumë vende të botës po ç’amortizohet dhe po vërehët kohën e fundit, se ka marrë përmasa të mëdha të dhunës dhe terrorit. Padyshim se, për ta zbutur dhe përmirësuar këtë element negativ, kërkohet një kujdes i veqantë, që shprehet dhe udhëhiqët nga logjikat e shëndosha shoqërore dhe familjare, të cilat kanë mirëkuptim ndaj qenjës dhe mirëqenjës. Por në anën tjetër, dalin fakte që nuk mund të vihen nën kontrollë gjithë djallëzia që e ka kapluar masën në shumë vende të botës, ku pasojat janë të dukshme dhe po bëhën të rrezikshme për njerëzimin mbarë.

Në shumicën e vendeve të botës, theksi fetar qëndron si nyje e veqantë dhe shprehje e një përdorimi të gabuar në kuptimin e së keqës dhe të shkatërrimit njerëzor, duke marrë një ngjyrim të pa ndërgjegjshëm, duke e humbur karakterin njerëzor dhe në emër të zotit shkakëtojnë krime dhe tragjedi të rënda kundër një një race, një religjioni, apo ngjyre tjetër, duke mos kursyer as fëmijët e vegjël, që nuk dinë akoma të dallojnë llojin e vet fetar dhe as racor.

Pikërisht këtu fillon e merr formën një rrezik gjithnjë e më i madh, sa meterial dhe aqë më shumë shpirtëror, për njeriun dhe veprat e tij makabre, për individin dhe bashkësinë njerëzore në përgjithsi. Ndërgjegjësimi dhe edukimi njerëzor nuk është i mjaftueshëm, për të ndalur një katastrofë terroriste dhe kriminale, që do të godiste tërë botën, ku do të ishte edhe më shkatërrimtare se një luftë.

Terrori që ndodhi këto ditë në Zelandën e Re, ishte forma më çnjerëzore e një psikopati dhe të çmenduri, duke vrarë edhe fëmijë, pleq e të rinjë, të cilët ndodhëshin në xhami, duke u falur në shtëpinë e zotit. Si mundet njeriu i tillë të veprojë dhe t’ua kthejë pëlumbat fëmijëve të pafajshëm, të cilët bëjnë pjesë në botën e tyre të lirë dhe nuk dinë akoma të dallojnë se çfarë janë racat njerëzore dhe çfarë është urrejtja ndërnjerëzore, duke mos ditur as për djallin «njeri» që do i ekzekutonte prapa shpinde.

Ekstremisti dhe terroristi B.H.Tarrant, i cili në xhamitë e qytetit të Christchurch të Zelandës së Re, me rastin e namazit të së premtës, i ekzekutojë 50 përsona dhe dhjetra të tjerë i lë të plagosur, jep shembullin më të keq dhe më djallëzor të njeriut për njeriun. Këto imazhe ndonjëherë ndryshojnë thelbësisht nga njëri-tjetri, megjithatë ato e kanë një element të përbashkët që quhet terrorizëm.

Efekti ndihmës i këtyre njerëzve dhe organizatave të tilla terroriste, buron dhe frymëzohet nga veprat e krimëve, që në këtë rast tragjik edhe autori i këtij terrori, sikur që e vërteton edhe vetë, ishte i frymëzuar ndër të tjera edhe nga kriminelët e Ballkanit, gjegjësisht nga kriminelët e Serbisë, që luftuan kundër shqiptarëve të Kosovës, sikur që ishin Millosheviq në Kosovë dhe Karaxhiq në Bosnje, dhe shumë kriminel të tjerë, që ka një duzinë të gjërë të tyre edhe sot Serbia.

Kjo domethënje qëndron në faktin, se terroristi në fjalë ka zënë miqësi edhe me kriminelët serb të Serbisë, dhe kur njeriu frymëzohet keq nga veprat e tilla kriminale, ai provon edhe vetë të kryej vepra të tilla krimi dhe terrori, të cilat po i kushtojnë shtrenjtë mbarë botës njerëzore. Edhe zoti ka rënë në hall, se cilin ta afroj afër veti, atë që po lufton në emër të tij, apo atë që po i lutet zotit, që ta ndihmoj të gjejë paqën në mes njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat