Kush duhet ta merr timonin e LDK-së?

Opinione

Kush duhet ta merr timonin e LDK-së?

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 19 mars 2019 Në ora: 11:03
LDK

Ai, apo ajo, që do e merr timonin e LDK, nuk do të jetë vetëm një timonier i thjeshtë në udhëheqjen e partisë në fjalë, por në rend të parë do duhet të emërohet një njeri që ka siguri të plotë në vetëvete, nga logjika që tregon përkushtim dhe sinqeritet brenda dhe jashta partisë së vet,  dhe në aspektin konstruktiv në formimin e një strukture gjithnjë e më të skalitur.

Nuk do të thotë se të gjithë munden me qenë rugovista, edhe pse nuk mundet askush, por vetë natyra e LDK, të jetë dhe të mbetët e natyrshme, nga e cila do të rridhte koncepti i natyrorës së saj, padyshim sikur lulja erëplotë të mbetët e bukur dhe me erën e saj sikur edhe më herët në kopshtin e LDK-së.

Dhe e gjithë kjo përpjekje, me qëllim që të shpëtohet jo thjeshtë tipari i natyrës së saj, siq ndodh në gjitha reformat partiake të frytshme dhe të veqanta, por që ky karakter fitohet vetëm nga kuadrat e reja dhe që mund të zhvillohet dhe drejtohet më mirë prej tyre, mbi të cilën duhet të ndërtohet ekzistenca e ardhshme e LDK-së, si partia më e frytshme dhe efikase e vendit.

LDK-ja, si parti politike e madhe në Kosovë, që mbas shkuarjes së presidentit Rugova në amshim, kjo parti ka pësuar ndryshime të mëdha, si në aspektin strukturor, poashtu edhe në aspektin politik, duke e drejtuar njerëz të mëdhenjë ndoshta, por jo adekuat dhe unifikues, duke e shpërbërë realitetin dhe rrolin e saj që kishte dikur…

Dhe në rrethanat e tanishme se çfarë është duke ndodhur brenda LDK-së, është njëkohësisht një vendim mbi zgjedhjen e kanditatit të mundshëm për të marrë timonin e kësaj partie, edhe pse nuk do jetë e lehtë, do të jetë edhe më vështirë të shprehim hapat e saj të momentit jo të kënaqshëm, e cila ka mundur dhe ka kapacitete të mjaftueshme me udhëheq vendin sikur në kohën e presidentit Rugova.

Sigurisht që edhe një kritikë e tillë duhet të jetë e vetëdishme për pikat e saj të dobëta brenda LDK, ku fshihet zëri i gjeneratave të reja, e cila do ta trajtonte me rrolin e vet drejtues më mirë, pikërisht këtu qëndron edhe shansi i saj i nevojshëm që të dëshmohet sot një gjë e tillë, si një çështje mjaftë e rëndësishme nga e cila do të kemi burime të frytshme dhe energji të reja në fuqizimin e kësaj partie.

I mazhi i LDK-së, është shumë i madh dhe kjo parti e ka një botë adhuruese rreth vetës për hir të presidentit historik dr.Ibrahim Rugova, i cili ishte dhe mbetët piramida e shembullit më filozofik dhe unifikues, që ta ruaj substancën e rëndësishme, që ishte vetë qenja njerëzore, në këtë përbërje edhe ekzistenca e popullit të vet. 

LDK, ka nevojë të domosdoshme që trupi i saj të mineralizohet nga gjeneratat e reja dhe të merr një formë të re strukturore dhe funksionale, dhe do të ishte e pa kuptimtë që sot me këto kuadro të shkëlyera dhe të reja që ka, të mos  e tregojë kapacitetin e vet të fuqishëm dhe udhëheqës në vend.

Do të ishte primitivizëm nëse në rrolin e saj udhëheqës, apo timonin e LDK-së, të mos e marrin edhe një nga  anëtaret e saj femra të kësaj partie, sipas të cilave do shfaqët një optimizëm i kohës moderne dhe kulturore, që tregon përveq tjerash barazinë dhe të drejtat gjinore, që në realitet nënkupton përshtypjen më të efektshme dhe më të zëshme të një subjekti politik në vend.

Do të ishte opsioni më i qëlluar, që timonin e LDK-së, të merr një femër, edhe pse kjo parti në mesin e saj i ka edhe disa «molla të kalbura»  që nuk «hahën» , bëhët fjalë për garniturën e vjetër, të cilët duhet të pushojnë dhe të gjejnë vet vendin e tyre të merituar, dhe LDK, duhet të përcaktohet dhe të merr profilin e vet të mirëfilltë, jo nga natyrat dhe format moniste, por nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Përsoni më i duhur, më i kontrolluar, më i arsyeshëm, më i sinqert, më i kuptimplotë, më veprues dhe më i votur ndër kandidatët femra në Kosovë, nga LDK-ja, është zonja VJOSA OSMANI, e cila do të ishte timonierja dhe udhëheqësja më e fuqishme, që kjo parti të drejtohet dhe gjenerohet më mirë,  drejtë të ardhmës së vet më të begatshme dhe premisat e saj të efektshme në udhëheqjen e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat