Përqendrimi politik i gabuar i qeverisë Haradinaj: Ja përse liberalizmi i vizave do ishte mjeti vdekjeprurës për zhvillimin e Kosovës - Bota Sot
Përqendrimi politik i gabuar i qeverisë Haradinaj: Ja përse liberalizmi i vizave do ishte mjeti vdekjeprurës për zhvillimin e Kosovës

Opinione

Përqendrimi politik i gabuar i qeverisë Haradinaj: Ja përse liberalizmi i vizave do ishte mjeti vdekjeprurës për zhvillimin e Kosovës

Nga: Valon Alimi Më: 19 mars 2019 Në ora: 17:19
Valon Alimi

Tashmë në vitin 2019 politika kosovare dhe qytetarët ende janë fokusuar rrejptësisht realizimit të liberalizimit të vizave. Lidhur me këtë aspiratë, “progresi” politik në mënyrë ekuivalente në sytë e qytetarëve vlerësohet veç duke analizuar nëse Republika e Kosovës i afrohet liberalizmit me politikën e qeverisë së saj apo nëse i largohet.

Kështu që në këto vitet e fundit spektri i gjerë dhe kompleksiteti i politikbërjës të një shteti kaq të ri minimizohet gabimisht dhe fatalisht veç në kriterin e liberalizimit duke neglizhuar jashtëzakonisht tepër fushën e politikës së punësimit si garant për mirëqenien e qytetarëve kosovar. Po të vlerësohej politikbërja bash nga ky kriterium atëherë në përputhje me raportin e komisionit evropian, sipas të cilit Kosova i përmbush kriteret për liberalizmin, mund të thuhej që Kosova është një fushë me lule dhe në lumenjtë e saj rrjedh mjaltë.

Mirëpo siç e dimë realiteti është ndryshe. Papunësia rinore është e lartë dhe kushtet për të jetuar ende nuk ngjajnë me ata të një shteti evropian kështu që jeta në Kosovë duhet të përmirësohet urgjentisht duke marrë masa fiskale, shoqërore dhe punësore që qëllimi i të rinjve mos jetë më vetë-realizimi në diasporë por në vendlindjen e tyre. Aspekti i “pikëpamjes ekologjike” në politikë që këtë herë nuk do të thotë “gjelbërim natyror” por “gjelbërim ekonomik duhet të priorizohet në agjendën qeverisëse.

Për sa i takon këtij aspekti duhet të jetë bërë e qartë që fokusimi ndaj realizimit të liberalizmit sipas kriterit të afatgjatësisë nuk është vetëm qëllimor por bile i dëmshëm për zhvillimin e vendit i cili varet nga qëndrimi i suksesshëm të të rinjve.

Kjo hipotezë vërtetohet me shumë arsye:

  1. Po të ndodhte liberalizimi i vizave Kosova do humbiste në mënyrë direkte tre gjera të rëndësishme:
  1. Kredibilitetin ndërkombëtar pasi qeveria kosovare premtonte që nuk do ketë imigrim të lartë në vendet e BE-së.
  2. Rininë e saj pasi të rinjtë nga mungesa e afatgjatësisë së politikës së sotme për shkak të përqendrimit ndaj liberalizmit dhe neglizhimit të zgjidhjes së papunësisë do iknin.
  3. Politikën reale dhe konkurrencën të elitave politike pasi veç të punësuarit partiak do qëndronin në Kosovë nderkohë që nevojtarët e vërtetë do gjindeshin jashtë vendit.
  4. Sipas këtyre arsyjeve, liberalizimi pra do shkaktonte një tërmet politik dhe ekonomik ku emigrimi do shfaroste funksionimin e shoqërisë dhe nevoja e përparimit ekonomik njëkohësisht do zhdukej për shkak të dominimit të të punësuarve partiak

Konkluza e duhur që duhet të bëhet e qartë nga këta arsyet që problemet eksistenciale të Kosovës zgjidhen veç sot me rininë e saj optimalisht të punësuar dhe një sektor të fortë të punësimit. Priorizimi i liberalizimit këtë mundësi të shfrytëzimit të plotë të fuqisë punëtore e zhbën duke e shfuqizuar edhe më tej kështu që liberalizmi i vizave në këtë periudhë Kosovës nuk i duhet.

Nëse liberalizimi është i dëmshëm atëherë si mundet të realizohet klauzola “gjelbërimi punësor dhe gjelbërimi arsimor”?Kosova deri në këtë moment me liqenin e Ujmanit dhe Trepçën ka burime të arta natyrore për të luftuar papunësinë. Rrjeti energjetik i Ujmanit do jetë kyç për furnizimin e Ballkanit me energji të gjelbër në vitet në vijim nëse Ujmani zmadhohet në mënyrë artificiale për të rritur kapacitetin për ujin. Trepça si një miniere funksionuese e cila në kohën e Jugosllavisë ka financuar ndërtimin e lagjes Novi Beograd do mundësonte eksportin e burimeve si aluminiumi dhe hekuri që për shembull i nevojiten Gjermanisë për shkak të mungesës së banesave në metropolet si Berlini, Hamburgu dhe Mynihu. Së bashku me këtë, Trepça dhe të ardhurat buxhetore do mundeshin të financonin ekspanzimin e Prishtinës në një hotspot të shërbimeve IT dhe elektronike siç e ka bërë Izraeli. Prishtina do ecte përpara së bashku me Kosovën në terë Ballkanin dhe do krijoheshin mijëra vende të punësimit dhe strehimit të dëshirës së vetërealizimit kështu që me më shumë punësime do rriteshin a) të ardhurat private, b) kërkesa në treg, c)të ardhurat fiskale, d) investimet nga kompanitë e huaja apo bile hapja e kompanive nacionale.

Pra ajo që zbardhet nga gjithë kjo është që Kosova ka plot mundësi për t’u zhvilluar edhe pa liberalizimin dhe pasojat e këtij në këtë moment por që qeveria nuk e sheh mënyrën e duhur se si ta përdorë thesarin e artë të Trepçës dhe Ujmanit dhe mendon t’ia falë Serbisë.

Siç vërehet pra Kosovarët dhe sidomos qeveria kosovare e kanë vetë në dorë nëse do ia mundësojnë të rinjve të përparojnë në vendlindjen e tyre duke përdorur mjejtet e lartpërmendur apo do rrënojnë shpirtin e Kosovës duke aspiruar liberalizimin, dukshëm, në një kohë të gabuar dhe të pranojnë ikjen e të rinjve dhe potencialin e tyre.

Ardhmëria e Kosovës nuk do zgjidhet nga pazaret kufitare dhe liberalizmi por nga puna e cila zgjidh problemet dhe nuk i shtyn në BE. Fatkeqësisht qeveria Haradinaj me dhjetëra dikaster dhe keshilltarë ende nuk i ka vërejtur këto mundësitë por vetëpasurohet te Telekomi dhe shpreson qe rinia dhe dyshimi i tyre të iki në mënyrë që monopoli i tyre të rrojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...