Pse neve shqiptarëve na vie shumë turp të themi se jemi ushtarë

Opinione

Pse neve shqiptarëve na vie shumë turp të themi se jemi ushtarë

Nga: Ejup Berisha Më: 20 mars 2019 Në ora: 08:48
Ejup Berisha

Një popull që ka shumë komandantë e nuk ka ushtarë ndodh që ta fiton ndonjë betejë apo më shumë beteja por më në fund e humb luftën. Ne në historinë më të re tonën vërtetë i fituam disa beteja por i humbëm luftërat e viteve 99/2001.

Vetëm ne shqiptarët kemi shumë komandantë dhe nuk kemi ushtri. Ndërsa organizimi i njerëzve me armë në dorë askund nuk quhet Komandanti por Ushtri.Komandantia e Qlirimtare e Kosovës dhe Komandantia Qlirimtare e shqiptarëve të Maqedonisë nuk shkon por Ushtria po, atëher me se i fituam ne disa beteja në Ballkan. Sa e di unë komandantët janë pjesë e luftës apo mekanizëm shumë i rëndèsishëm i saj të cilët bëjnë plane dhe strategji për luftë por këta nuk luftojnë në praktikë.

Pyes atëher ku i kemi ne ushtarët?. Pse neve si shqiptarë na vie shumë turp që të themi se jemi ushtarë. Unë kam dëgjuar shumë nofka komandantësh, por jo edhe ushtarësh ndër ne. Psh Komandant askeri apo ushtari, komandant lepaku apo ngjitësi, komandant fshesa komandant ky, komandant ai por jo edhe ushtari ky ose ai.

Pyes edhe njëherë se pse neve na vie turp që të themi se jemi ushtarë kur ky është emërtimi më bujar që egziston në botë.

Të gjithë kombet e tjera që luftojnë nëpër botë krenohen me ushtritë e tyre ndërsa vetëm ne na sollën në pozitë që ti urrejmë ushtritë më falni Komandantitë tona. I pyes komandantët shqiptarë se për se luftuan për lirinë e kombit dhe mëmëdheut apo vetëm për të qenë pjesë e politikës. Edhe ushtarët amerikan e duan shumë politikën, por atyre u është thënë thanks lot për kontributin në fushbetejat e luftës por politikën ka kush e bën këtu në USA.

Në jetën e përditshme vetëm në një aktivitet mund të jeshë i sukseshëm ndërsa në dy aktivitete asnjëherë. Dhashtë Perendia e krijofshim edhe Ushtrinë ndonjëherë përveç Komandove me komandantë me ambicie politike që i kemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat