Marrëveshja e Rambujes dhe lufta “speciale" e Madeleine Albright me delegacionin e Kosovës

Opinione

Marrëveshja e Rambujes dhe lufta “speciale" e Madeleine Albright me delegacionin e Kosovës

Nga: Prof. dr Binak Maxharraj Më: 20 mars 2019 Në ora: 17:57
Prof. dr Binak Maxharraj

Para 20 vitesh ndodhi mrekullia për shqiptarët. Atë ditë u hap qielli dhe në Kështjellën Mesjetare në Rambujë të Francës zbriti një fuqi e madhe më plot rreze drite, e cila u erdhi në ndihmë shqiptarëve që me dekada e prisnin këtë mrekulli.

Pra, para 20 vitesh këtu filloi punimet Konferenca e Rambujës për të caktuar fatin e shqiptarëve të Kosovës të ndarë padrejtesisht me luftëra por edhe me Konferenca të ndryshme. Por, kjo ishte Konferenca e Kosovës, per Kosovën, për fatin e saj, për të ardhmën e saj, ndërsa nga ana tjetër regjimi fashist serb bente teror, kryente masakra mbi popullatën civile. Në këtë atmosferë edhe filloi punimet Konferenca e cila ishte organizuar nga miku i jonë i madh SHBA në krye te se cilës ateherë ishte Bill Clinton.

Kryetari i SHBA Bill Clinton e dergoi në Konferencë delegacionin në krye me gruan me te fuqishme, Sekretaren e shtetit Madeline Albright. Qëllimi i kësaj Konference ndërkombetare ishte i qartë që Serbia njeherë e përgjithmonë të nxirret nga Kosova. Erdhën delegacionet, i Serbisë në krye me Presidentin e saj Millutinoviq, ai i Kosovës erdhi veçmas, ai liftës dhe tjetri i partive tjera dhe shoqërisë civile. Filloi loja e brrylave se kush duhet të jetë në krye të delegacionit të Kosovës.pas shumë përpjekjeve Rugova si një njeri i dijes dhe i mençurisë lëshoi pe dhe si kryesus u zgjodh Hashim Thaçi, një njëri jo fort i njohur në arenën ndërkombetare por edhe pa njohuri diplomatike e i brumosur më një idelogji të thosha marksiste leniniste enveriste.etj.

Nën drejtimin e Sekretares se shtetit Amerikan Madelenie Albright, konferenca zgjati disa ditë. U hartuan dokument pas dokumenti, draft pas drafti, por kurrse te merren vesh delegacionet te cilat komunikonin ndaras përmes Albrightës. Për asgje nuk dakardoheshin, ishin shumë larg në pikëpamje delegacionet mes vete, Serbia nuk lëshonte pe sepse donte ta mbante Kosovën, kurse poashtu delegacioni i Kosovës nuk lëshonte pe sepse donte qe Kosova te jetë jashtë Serbisë.

Madelenie Albright ishte në hall se si te veproi. Ajo nuk e kishte edhe aq në dert se çka thotë delegacioni serb se a do te pranojë diçka apo jo, dertin me te madh e kishte me delegacionin shqiptar, sepse ajo e kishte te qartë misionin e SHBA se Kosova më çdo kusht duhet te ndahet nga Serbia dhe në këtë drejtim bente edhe luftë speciale me delegacionin e Kosovës për te pranuar Marrëveshjen së përndryshe ky është shansi i fundit për Kosovën që ajo te del jashtë kornizave të Serbisë.Thjesht ua bënte me dije delegacionit të Kosovës së duhet ta neshkruajnë Mareveshjen dhe se kjo Konferencë është shansi i fundit,ose te jenë të lirë ose nën Serbi përgjithëmonë.

Gjatë gjithë Konferences aty pari sillej nje njeri,nje spiun i Sherbimit Sekret Frances Danjer Arnaudi(DGSE)i cili e përcilëte dhe nuk ja dajke syt Hashim Thaçit.Ky farë Danjeri thuhet se ka lidhjeedhe me sherbimin sekret Serb.

Si për çudi drejtuesit e delegacionit të Kosovës,me kërkesen e tyre këkuan qe Konferenca ti ndërpres punimet për dy javë gjaja për tu konsultu edhe me komandantet e luftes në teren. Këtë vakum kohor e shfrytezoi Serbia e cila futi ne Kososvë një numer te konsiderushem ushtaresh,paralmilitaresh dhe teknikë te armatosur me ç'rast e rriti terrorin dhe masakrat edhe më shumë.

Ndërkohë Sekretarja e shtetit Albright bisedoi edhe me veprimtarin e çështjës kombetare Adem Demaçin si zedhenes i UÇK i cili ne ate kohë gjendej për një sherim në Lublan më shpresë së do te ndikonte ne delegacionin shqiptare për arrijtjën e Marëveshjes.Por nuk u moren vesh për asgje.Bisedon dy njerez me idelogji te ndryshme,bile situata u acaru aq shumë sa qe Adem Demaçi pati guximin edhe te ia lëshon telefonin Albrightës e cila fliste me te për te miren e Kosovës, për çlirimin e saj.

Pas dy javesh Konfernca rifilloi punimet jo në Kështejellen e Rmbujes por tashti ne Parisë.Ishte prap Madelenie Albrigt e cila bante luftë me delegacionin e Kosovës qe te mbrrihet ndonje draftë Mareveshje sepse përndryshe NATO nuk do te intervenoi në Kosovë për ta largue ushtrin serbe.Asaj nuk i interesonte,si duket,aq shumë se delegacioni i Serbis a do te pajtohet apo jo,sepse ishte e sigurt se ata asgje nuk do te pranojnë duke menduar se Kosova është e tyre dhe ashtu do te jetë.Por, më ne fund më insistimin dhe pathyeshmerin e Albright qe delegacioni i Kosovës ta nenshkruaj Mareveshjën e cila kishte për qellim ta bombardoi Serbin për ta ndjekur nga Kosova.Më në fund Hashim Thaçi kryeneq u dorzu.Delegacioni i Kosovës e nenshkroi Mareveshjën,kurse ai i Serbisë e refuzoi.Kështu fitoi qendresa dhe durimi i pashoq i Albright për te mbrri një mareveshje sepse ky ishte edhe qendrimi i SHBA për ti dalë në ndihmë dhe për ta çliru Kosovën përfundimisht.

Konferenca e Rambujës është një ndër Konferencat me te rëndesishme për Kosovën.Ishte mrekullia e zotit dhe e Amerikës mike për ti dal në ndihmë Kosovës për ta çliruar ate.Dhe mrekullia ndodhi NATO për 78 dite e nat e bombardoi Serbin duke i shkaterru deme te medha te cilën me ne fund u dorezu me Mareveshjen e Kumanovës.

Konferenca e Rambujës duhet te jetë një ndër datat më te rendesishme ne historin e Kosovës.Gur themel i historisë se saj. Kjo Konfernencë duhet te gjejë vend të rëndësishem ne librat shkollor,te ju prkujtoi gjeneratave te reja për redësinë e sajë,sepse pa këtë Konferencë sot Kosova nuk do te ishte kjo qe është,anipse hala po kemi probleme me Serbin te cilat i krijuam me fajin tonë,dhe Serbia s'po na çkabet qafe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat