Puna flet vet se kush jemi! - Bota Sot
Puna flet vet se kush jemi!

Opinione

Puna flet vet se kush jemi!

Nga: Hafir Hoxha Më: 21 mars 2019 Në ora: 21:01
Hafir Hoxha

Unë por edhe ti po .. jemi njerëz që ishim të okupuar nga Serbia , u munduam , rrezistuam bashkë okupimit të vrazhdë por me luftë u çliruam .

Gjat okupimit kishim , pyje , lumenjë të pastër , natyrë të bukur , fabrika , salla sportive , shkolla , kishim rrespekt mes nesh , solidarizim , ndihmonim njeri tjetrin , ishim tolerant, solidarë ishim Shqiptarë . Pas Vitit 2000 unë por edhe ti jemi njerëz që ndërtuam tër atë që na i djegu Serbia , ndertuam me material të importuar po nga Serbia, ne jemi ata që thyem fabrikat, i vedhnim makinat dhe teknologjin e prodhimit i shitem për metal ne Maqedoni , Ne demoluam dhe vodhëm shtepit e kultures, objektet shkollore, paisjet në spitale e ambulanca, ne veterinari , në komuna , ne ferma e kooperativa bujqësore. Ne vodhëm dhe demoluam autobuset per transport publik , ne vodhëm dhe shitem për hekur kilometra hekurudhë , lokomotiva të trenave, vagonë per transport njerzish dhe mallrave !

Ne jemi ata që ndertojm shkolla, rrugë, ambulanca , me çmime të dyfishuara, gjysma e parave vidhen kurse kvaliteti dhe cilsia jan shum të dobëta, ne privatizuam ter pasurin e shtetit me çmime shum të ulta! Ne jemi ata ku me nepotizëm , me familjarizëm dhe me perkatsi partiake punsohemi në të gjitha institucionet e shtetit ; ne komunë, institucione qendrore, në polici, zjarrfikës, FSK, ne arsim , shendetsi , pylltari etj etj.

Ne nuk u sigurojmë edukatë dhe shkollim cilsorë fëmijëve tanë, Ne jemi ata qe nuk u krijojmë perspektivë femijëve tanë, ne jemi ata qe i prem dhe i zhdukëm pyjet, ne i infektuam lumejtë,liqejtë, ne ndotim ajrin , ne zhdukëmi faunen , ne e politizojmë sportin dhe jetën e qytetarit, ne mundohemi që të i largojmë fëmijtë tanë sa më parë nga vendi dhe ti humbim në diasporë.

Ne jemi ata që nuk guxojn të i kundërshkojm shefat, komandantat, drejtorët sepse ata revanshohen , ne jemi ata që nuk guxojnë me mijëra njerez ti arrestojmë edhe pse shkelin ligjin , ne jemi ata që nuk guxojmë ti gjykojmë me mijera kriminel por i shtyn lëndët , ne jemi ata që i denuari si i burgosur flen në shtepi , Ne nuk kemi synim , nuk kemi ide nuk kemi perspektive , ne jemi ata të dëshpruar , Ne jemi ata që e kemi humbë rrespektin dhe solidaritetin mes nesh , ne jemi ata që i lavdrojmë lideret hajna që na vjedhin , ne jemi ata qe shesim votën për 5 euro , ne jemi ata qe hudhim berrllog nga dritarja shtepise, nga makina . Ne nuk e punojmë tokën , ne jemi ata kur fshatari blen pula, vezë, patate , tomate, qumshte , djathe , bukë , mish te prodhuara nga okupatori.

Ne jemi ata që mendojm dhe besojmë se jemi më të mirët në botë ! Vetbesim të tepruar, Ne jemi ata që shpesh bëjm Hoooop 25 metra para visë së kërrcimit .. Ne humbëm dinjitetin , ne jemi ata Shqiptarë që pranuam në heshtje të na i ndrrojnë kombësinë nga Shqiptarë të na bëjn Kosovarë , Ne hoqem dorë nga flamuri ynë kombëtarë, ne jemi ata që pranojmë të krijojm komb dhe shtet të rrejshëm Kosovarë nga ai Shqiptarë ... Kush dhe si jemi na flet puna ...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...