Çakorr, lamtumirë për sa të jetë jeta - Bota Sot
Çakorr, lamtumirë për sa të jetë jeta

Opinione

Çakorr, lamtumirë për sa të jetë jeta

Nga: Prof. dr Binak Maxharraj Më: 22 mars 2019 Në ora: 08:48
Prof. dr Binak Maxharraj

Sot një vit më parë në Parlamentin e Kosovës ndodhi tradhtia dhe mashtrimi i madh që pushtetarët ua bënë deputeteve të Parlamentit të Kosovës duke i detyruar ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi, me kushtin për liberalizimin e vizave dhe me kushtin e korrigjimit të kufinit.

-Por pas një viti nuk ndodhi as njëra, as tjetra?!

Sot është një përvjetor i dhimbshëm i përvuajtshëm, sepse sot një vit më parë e humbëm me fajin tonë, përkrenaren e bjeshkëve tona Çakorrin. Sot një vit deputetët e Parlamentit të Kosovës u tradhtuan, u mashtruan por edhe u turpëruan duke e votuar humbjen e Çakorrit kur e votuan demarkacionin e montuar më Malin e Zi. Mashtruesit qeveritarë i mashtruan deputetët se pas kësaj do të ketë gjithsesi rishqyrtim, rikorrigjim të kufirit, bile Kryeministri Ramush
Harajdinaj zotohej se da ta kthejë Çakorrin.

Kaloi një vit pritje për fillimin e korrigjimit të kufirit, por zëri i Kryeministrit nuk po dëgjohet i ka fut veshët në lesh, s'po ndihet për së gjalli korrigjimi nuk po vjen. Premtimet e tij i mori era. Nuk fajësohen aq shumë deputetët të cilët u mashtruan, por fajtorë janë krerët qeveritarë që mashtruan deputetët, mashtrun popullin duke ia falë 8200 hektarë tokë Kosovë Malit të ZI. Kjo është e turpshme, kjo ështe e pafalshme. Për këtë mashtrim-tradhti ndaj atedheut dhe kombit dikush
duhet të përgjigjet.

Në këtë drejtim pikë së pari duhet ta ngrisin zërin vetë deputetët, se pse u mashtruan, duhet te kërkojnë llogari nga krerët e shtetit, se përndryshe edhe ata do te bëhen bashkëfajtorë me krerët e shtetit dhe të përgjigjen për këtë para popullit për këtë mashtrim për humbjen e territorit të Kosovës. Nëse deputetët nuk e bëjnë këtë janë bashkëpjesëmarrës për prekjen e sovranitetit të Kosovës i cili është i mbrojtur edhe me Kushtetutë.
Pra, siç po shihet korrigjimi nuk erdhi. Krerët e shtetit ia kanë borgj popullit t'i thuhet e vërteta se pse nuk ndodhëi korrigjimi i kufirit. Pse e mashtruan popullin.

Por, sot bash në ditën kur po bëhet një vit pas nënshkrimit të demarkacionit ku Kosova humbi 8200 hektarë tokë ndodhi skandali. Ministri i jashtëm i Republikës së Malit të Zi Serxhan Darmanoviq, jo rastësisht erdhi për vizitë në Kosovë dhe ua bëri me dije krerëve mashtrues të Kosovës se puna e demarkacionit është punë e kryer, e përfunduar. Çuditërisht me këtë deklaratë të ministrit të jashtëm të Malit të ZI u pajtua edhe Kryeministri Ramush Harajdinaj i cili edhe vete dhe partia e tij ra viktimë e këtij mashtrimi duke e nënshkruar vijën e demarkacionit. Turp dhe skandaloze. Gjatë gjithë vitit 2018 kam plasë duke e mbrojtur Çakorrin si përkrenare e jonë të cilin as kral e as mbret, e as Mark Milani nuk e mori sepse e mbrojtën me luftëra, e mbrojtën me gjakun e tyre: Atë vit në mbrojtje të Çakorrit i kam publikuar mbi 20 shkrime, bile ne ditën kur Parlamenti i Kosovës e beri turpin dhe tradhtinë më të madh ndaj atdheut. I mërzitur për së tepërmi për humbjen e Çakorrit, njësoj sikur të më hiqej një pjesë e trupit nga shpirti dhe nga dhembja e shkrova këtë Elegji për Çakorrin.

ELEGJI PËR ÇAKORRIN:

Lamtumirë, o ju malet dhe shkrepat e nalta.
Lamtumirë, o ju tufat, kullotat dhe livadhet e gjata,
Lamtumirë, o ju smetijet e borës, me lugje uji të ftoftë bilur,
Lamtumirë, o ju stanet e verës, në te cilat e çova rininë,
Lamtumirë, o ju baçicat dhe bareshat e bukura,
Lamtumirë, o ju arusha, ujq, shpezë dhe mlleza,
Lamtumirë, o ju krojet dhe liqenet e arta,
Lamtumirë, o ju tufa dhe kullota të gjata,
Lamtumirë, o ju mrizat e lisave te gjatë qe aty me bagetinë mrizova,
Lamtumirë, o ju shqiponja të mia qe fluturonit lart, shumë lart
mbi Çakorr që tanimë s’është i imi,
Lamtumirë, o ti lahuta e malcis me te cilën u këndova kreshnikëve në
mbrojtje të Çakorrit,
Lamtumirë, o ju varret e t’parëve te mij që sot ju përdhos
Lamtumirë, për sa të jetë jeta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...