Më 24 Mars deri më 10 Korrik të vitit 1999, u ndërpre kalvari i vdekjes së popullatës shqiptare të Kosovës

Opinione

Më 24 Mars deri më 10 Korrik të vitit 1999, u ndërpre kalvari i vdekjes së popullatës shqiptare të Kosovës

Nga: Hafiz Shala Më: 22 mars 2019 Në ora: 09:57
Hafiz Shala

Hitleri i  Ballkanit i shekullit 19 të i quajtur Sllobodan Millosheviq, sipas programit të “ Naqërtanjes” e mori përsipër që të përfundojë atë që paraardhësit e tij nuk e realizuan, zhdukjen e popullatës shqiptare nga Kosova.

Këtij veprimi human për të shpëtuar popullatën civile të paarmatosur, të pastrehuar dhe të përzërë nga vatrat e tyre, rrugëve, bjeshkëve pa ushqim dhe gjërat elementare, Forca Ushtarake e Aleancës Veriatlantike të udhëhequr nga miku dhe shpëtimtari i kombit tonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ja ndërprenë këtë ëndërr të këtij monstrumi.

Vlen të theksohet së kësaj ngjarje historike, i paraprijnë shumë aktiviteti të mërgatës shqiptare në SHBA të udhëhequr nga Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane (Lobi Shqiptar në SHBA) në krye me ideatorin, iniciatorin, promotorin dhe gardianin  e çështjes shqiptare,  zotin Josef Jej Dioguardi,  një Arbëresh me origjinë shqiptare i cili më mburrje e theksonte në çdo dëgjim e në çdo takim me Kongresmenë, Senatorë dhe përfaqësuesit e shtetit amerikan. Ai, bashkë më bashkëshorten e tij zonjën e nderuar Sherley Cloys Dioguardi dhe Bordin e Drejtorëve,  ishin gjithmonë në mbrojtje të çështjes së drejtë dhe të pazgjedhur shqiptare  e posaçërisht asaj kosovare ku vlohej kriza para shpërthimit.

Disa ditë para së të fillojë bombardimi mbi forcat militare, paramilitare dhe grupeve kriminele të liruar nga burgjet serbe për të masakruar e vrarë fëmijë, pleq e gra, u mbajt një dëgjim në Mars të vitit 1999 ku më kumtesa u paraqitën Senatori Bob Dole, Ambasadori Jean Kirkpatrick dhe, pas tyre u paraqit zonja Sherley Cloys DioGuardi dhe Ambasadori Henry Kissinger para Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit në përkrahje të dërgimit të trupave ushtarake amerikane  për të filluar kampanjën e bombardimit.

Nga të gjithë përfaqësuesit të panelit ishin në favor të bombardimit të forcave serbe, por, për habi i vetmi kundër kësaj në atë moment ishte Henry Kissinger një diplomat me karrierë të kalibrit ndërkombëtar të cilit në një pauzë ju drejtova me pyetjen: Pse zoti ambasador po e theksoni se nuk dëshironi ta shihni një  Shqipëri të madhe ashtu sikur u shpreh  ai gjatë debatit  sepse, më këtë akt po na u krijojka  Shqipëria e Madhe, duke ja tërhequr vërejtjen se ju më këtë emërtim nuk po e quani Serbi e madhe e cila për fatkeqësinë e popullit shqiptar ajo në pjesën e madhe të territorit të saj jeton në tokat e okupuara shqiptare  të dhuruara nga superfuqitë  në çdo Konferencë Ndërkombëtare për çështjen e kufijve të cilat gjithmonë ishin në dëm të trojeve shqiptare. U copëtuan dhe u ndanë sipas orekseve të shteteve sllave më të cilat assesi nuk po mund të krijojmë paqe afatgjate, assesi më fajin e shqiptarëve si viktimë por të okupatorëve.

Mu deshtë t’i them së vërtetët është për keqardhje se si keni ra nën ndikimin e propagandës serbe si gënjeshtar dhe urryese e  popullit shqiptar. Ai, pastaj më pyeti së nga vij unë. I thashë nga Kosova ku populli është në gojë të ujkut zotëri dhe po që së nuk ndërmerret diçka urgjentisht, Kosova do të shndërrohet në pluhur dhe hi. Kjo është dëshira dhe qëllimi i Millosheviqit.

Liga mbajti një demonstratë të madhe para OKB-së duke  kërkuar që të armatosët UQK-ja –

dhe të dërgohen trupat amerikane për ta mbrojtur popullin e Kosovës.

Nga aty vazhdojë marshimi më përmbi 5000 demonstrues para Misionit të Serbisë.

Pas kësaj u mbajt  edhe një demonstratë  para OKB-së bashkë më udhëheqësit Ebre kundër gjenocidit që po ndodhte në Kosovë. Ishte veprim i  qëlluar sepse atyre ju kujtua Holokausti që Hitleri ushtroi ndaj popullit hebre dhe nuk guxon të ndodhë një katastrofë e tillë në këtë shekull.

Në përkujtimin e kësaj tragjedie, sot, Kosova nuk është duke shkuar drejtë një zhvillimi demokratik transparent dhe në mbrojtje të pavarësisë të cilën po  e rrezikojnë udhëheqësit e pandërgjegjshëm të korruptuar, të shantazhuar dhe të kriminalizuar. Ata, për t’i shpëtuar drejtësisë, sot Kosovën e kanë qitë në pazar duke luajtur  më tërësinë territoriale më disa lloj iniciativave që në të vërtetë janë serbe duke harruar  së ata kufij definitivisht u caktuan nga forcat  ushtarake të Aleancës Veriatlantike si çlirimtare e Kosovës bashkë më popullin i organizuar në Ushtrinë Çlirimtare.

Marrëveshja e Kumanovës i  ka caktuar kufijtë dhe ata mund t’i ndryshojnë vetëm këto forca.

Mospërfillja  e sugjerimeve dhe kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në momentin kur po e përkujtojmë këtë Jubile të çlirimit të Kosovës, duhet  ta vret ndërgjegjja çdo bartës në krye të institucioneve të Kosovës. Kosova, nuk do të kishte as që mund të ketë ushtri pa ndihmën dhe përkrahjen e shpëtimtarit tonë- SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat