Nevojitet një aleancë botërore kundër terrorizmit - Bota Sot
Nevojitet një aleancë botërore kundër terrorizmit

Opinione

Nevojitet një aleancë botërore kundër terrorizmit

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 22 mars 2019 Në ora: 20:17
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Mirëpo, atë katastrofë tragjike, të planifikuar, të përgatitur, të sponosoruar dhe të “dizajnuar”  sipas modelit fashist çetniko-serb të Radovan Karaxhiqit, të Slobodan Milosheviqit, të Ratko Mladiqit, të Vojislav Sheshelit…etj. (1989-1999) ,  e parandaloi reagimi dhe ndërhyrja me kohë e kryeministres Jacinda Ardern dhe e organeve përkatëse të rendit dhe të sigurisë së shtetit të Zelandës së Re.

-Brenton Tarrant, një terrorist nga Australia, më 15 mars 2019 masakroi 50  myslimanë civilë të pafajshëm, duke u falur në dy xhami të Christchurch në jugun e Zelandës së Re. Këtë akt monstruoz kundër njerëzimit e bëri me të njëjtin qëllim dhe me të njëjtin motiv  çetniko-fashist serb dhe antihuman për t’i frikësuar dhe për t’i spastruar myslimanët nga Zelanda e Re, ashtu sikurse bëri ultranacionalisti, fashisti dhe racisti çetnik serb Radovan Karaxhiq-VRASËSI i SARAJEVËS, përkatësisht i Bosnjën (1990-1995)!

Mirëpo, së fundi, pas 30 vjetësh, pikërisht më 20 mars 2019, verdikti i drejtësisë së Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës së OKB-së, i cili  kriminelin  serb “Radovan Karaxhiq e dënoi me burg të përjetshëm  për rolin e tij në luftën e Bosnjës së viteve 1990, duke konfirmuar bindjen  për akuzat  e kryerjes së  gjenocidit serb të Karaxhiqit, që u trajtuan kryesisht me masakrën e Srebrenicës, kur u  rrethuan dhe u vranë sistematikisht 8,000 boshnjakë, kryesisht meshkuj dhe djemë”. 

Në këtë vështrim, shpresojmë se  verdiktit të drejtësisë ndërkombëtare nuk do t’i shpëtojë as terroristi Brenton Tarrant, i “përpunuar” dhe i indoktrinuar nga terrorizmi gjenocidal  çetniko-fashist serb Radovan Karaxhiq dhe  Ratko Maldiq…etj., sepse Zelanda e Re nuk mund të shndërrohet në Sarajevën dhe në Srebrenicën e masakruar të Bosnjës.

 Mbarë bota, duhet ta dënojë terrorizmin

Vetëm fashistët,  kriminelët, ultranacionalistët dhe mbështetësit e sponsorët e tyre nuk  dëshirojnë ta dënojnë terrorizmin në mbarë botën, sepse misioni i tyre është vrasja e njerëzëve të pafajashëm dhe shkatërrimi total i botës së sotme.

Mirëpo, këtë fenomen të shëmtuar famëkeq dhe tragjik për gjithë njerëzimin, duhet ta dënojë KOLEKTIVISHT mbarë bota, ashtu siç veproi dikur Koalicioni Antifashist Botëror me Amerikën në krye, duke e luftuar  nazifashizmin e Adolf Hitlerit dhe të Benito Musolinit (1939-1945).

Mirëpo, sot, në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI, “përgjumja”, toleranca, indiferenca, pasiviteti, disonancat në kuadrin e bashkësisë ndërkombëtare, janë të papranueshme, paradoksale, absurde dhe nuk ka kurrfarë justifikimi  që kjo të mos reagojë kolektivisht (pa asnjë doze seleksionimi), duke e ndëshkuar terrorizmin, qoftë ai mysliman, i krishterë apo budist…etj.; i bardhë, i zi, i kuq; lugat, fukara apo i pasur; mafioz,  normal apo abnormal, i shëndoshë apo hendikap  etj., sepse të gjithë terroristët meritojnë ndëshkimin e ligjshëm  sipas veprave të tyre të kryera kriminale, terroriste, fashiste apo gjenocidale, pa pardon, pavarësisht se ku, kur dhe kundër kujt i kanë kreyer  ato akte monstruoze barbarike.

OKB-ja mund të formojë një Aleancë Kolektive  Botërore  për luftimin dhe për “dekontaminimin” e tërësishëm të terrorizmit ndërkombëtar nga flora dhe fauna e bashkësisë njerëzore globale

Sepse realisht, vetëm Amerika dhe Evropa Perëdimore nuk mund ta çërronjosin terrorizmin botëror, por këtyre duhet t’u bashkohen të të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara (193).

Pra, nëse duam të shpëtojmë nga terrorizmi ndërkombëtar e gjithë bota duhet  të bashkohet në një ALEANCË KOLEKTIVE BOTËRORE, që unanimisht ta dënojë terrorizmin. Kësaj Aleance, patjetër do të duhej t’i bashkoheshin edhe ata që kanë mbijetuar si viktima të terrorizmit serb në Kosovë, në Bosnjë, në Kroaci, gjatë dekadës së fundme të shekullit XX (1989-1999).  

Këtë Aleancë Kolektive BOTËRORE, para së gjithash e ka për detyrë ta formojë Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke u bazuar në qëllimet dhe në parimet e Kartës së saj (1945) për respektimin dhe për mbrojtjen e vlerave universale (siç janë e drejta e jetës, e ekzistencës, si dhe të gjitha të drejtat dhe liritë e njeriut, të parashikuara me të drejtën humanitare ndërkombëtgare dhe me këtë Kartë), të  sigurisë dhe të paqes në dimensione botërore (KREU I, QËLLIMET DHE PARIMET, Neni 1, pikat 1, 2 , 3, 4).

Prandaj,  në përputhje me instrumentet juridike ndërkombëtare dhe me ligjet vendore të Zelandës së Re, duhet të dënohet edhe akti terrorist i Brenton Tarrantit, që shkaktoi 50 viktima dhe dhjetra të plagosur në dy xhamitë e qytetit Christchurch në Zelandën e Re, më 15 mars 2019,   duke përsëritur me këngë çetniko-barbare dhe me pamflete raciste antisemitiste terrorzimin individual, grupor dhe shtetëror të Serbisë së Slobodan Milosheviqit dhe të Republika Srspka të Radovan Karaxhiqit, me ç’rast tronditi, shqetësoi dhe pikëlloi vendin më kozmopolit, më tolerant, më demorkatik dhe më paqësor në botë-Zelandën e Re, që barbari të tilla fashiste nuk njeh gjatë historisë së deritashme të saj si bashkësi koekzistenciale multietnike dhe multipluraliste në botë.

Pra,  “s’ka më fal” për terrorizëm, pavarësisht se kush je dhe nga je, por vetëm dënim të merituar sipas veprës së kryer penale. Asnjë ligj në botë nuk dënon njerëzit për shkak të emrit, të religjionit apo të nacionalitetit, ashtu sikurse veproi Serbia fashiste gjenocidale e Slobodan Milosheviqit gjatë agresioneve të saj shfarosëse kundër kroatëve, myslimanëve dhe shqiptarëve, gjatë viteve 1989-1999, të cilët vetëm  pse nuk ishin serbë, gjyqet policore dhe ushtarake të Serbisë denoncuan  dhe masakruan me qindra e mijëra shqiptarë, kroatë dhe myslimanë boshnjakë, vetëm për t’ua pushtuar territoret e tyre indigjene dhe, vetëm pse donin liri dhe pavarësi nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1878-1999).

S’ka “më fal” për terrorizëm!

Shembullin reagues të KRYEMINISTRES së ZELANDËS SË RE, Jacinda Ardern kundër terrozimit, duhet ta ndjekin dhe ta mbështetin moralisht dhe ligjërisht të të gjithë kryeministrat dhe presidentët e mbarë botës, sepse rrugë tjetër nuk ka, o çërrënjosje të terrorizmit, o kapitullim dhe shkatërrim i vlerave njerëzore dhe i mbarë botës.

Ju lumtë Z. e lartnderuar Kryeministre JACINDA ARDERN e Zelandës së Re !

Që me plot arsye dhe me plot të drejtë nuk e përmendni emrin e kriminelit  Brenton Tarrant, por keni dënuar vetëm aktin e tij terrorist të kryer ndaj 50 të vrarëve dhe dhjetra të plagosurëve myslimanë në Jug të Zelandës së Re-shtetit më demokratik, më paqësor, më të qetë, më human, më tolerant dhe më të sigurt në botë.

Si viktimë e e mbijetuar e terrorizmit dhe e gjenocidit serb në Kosovë(1989-1999) dhe, tani si refugjat-shtetas i Amerikës (1999-2019), si rrjedhim i atij barbarizmi çetniko-fashist serb, urrej dhe denoncoj çdo terrorizëm dhe gjenocid në botë ndaj njerëzve, ndaj popujve dhe ndaj vendeve të pafajshme.  Së këndejmi,  e gjykojë me indinjatë edhe aktin terrorist çetniko-fashist  serb të Brenton Tarrant, i cili masakroi 50 myslimanë, duke u falur në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, më 15 mars 2019.

Ndaj, si njeri dhe si intelektual shqiptaro-amerikan me parime humane, njerëzore dhe demokratike,  gjithnjë duke e përqafuar drejtësinë dhe humanizmin si vlera sublime universale katërcipërisht dhe pa asnjë rezervë e mbështes dhe kuptoj thellësisht reagimin  pikëlluese dhe indinjues që buron  nga thellësia e zemrës, e shpirtit dhe e dhembjes së sinqertë dhe humane e Z.Kryeministre të qeverisë së Zelandës së Re, JACINDA ARDERN se “Nuk do ta thotë kurrë emrin e sulmuesit të dy xhamive në ChristChurch në jugun e Zelandës së Re, i cili la të vrarë 50 dhe plagosi dhjetra të tjerë myslimanë, sepse ai me aktin terrorist deshi të bëhej i famshëm. Ai është terrorist. Ai është kriminel. Ai është ekstremist. Unë kurr֝ë nuk do të përmendi emrin e tij, ai do të jetë pa emër”, tha Ardern  në Seancën e Jashtëzakonshme të Parlamentit( të marten, më 19 mars 2019-M.H.), duke iu drejtuar deputetëve  me përshëndetjen në gjuhën arabe “Al-Salaam Alaikum”, që në shqip do të thotë “Paqja qoftë mbi ju”.

Veprimet dhe zotimet humane dhe të ligjshme të Kryeministres zelandeze JACINDA ARDERN për denoncimin, për luftimin dhe për shkatërrimin e çdo lloj terrorizmi  si në Zelandën e Re, ashtu edhe në gjithë botën, duhet t’i mbëshetin të gjitha qeveritë e kryeministrave dhe të gjitha  shtetet e bashkësisë ndërkombëtare, JO vetëm Amerika, jo vetëm Zelanda e Re, jo vetëm Australia, jo vetëm Kanadaja dhe jo vetëm Evropa Perëndimore, por e gjithë bota pa dallim sistemi politik dhe pikëpamjesh religjioze, sepse njeriu është KRYEVLERA e  gjithë botës, Jo kurrfarë ideologjie politike, as religjioze e as kurrfarë pushtimesh ekonomike, tregtare dhe territoriale në emër  dhe në llogari të tyre, duke vrarë njerëz  të pafajshëm dhe duke e shkretuar botën e civilizuar.

Terroristët nuk kanë emër tjetër veç terroristë

Anadaj edhe australiani Brenton Tarrant (28 vjeçar), që vrau 50 myslimanë civilë të pafajshëm duke u falur në dy xhamitë e tyre në qytetin Christchurch në jugun e Zelandës së Re, më 15 mars ( e premtë) 2019, nuk ka emër tjetër veç  TERRORIST pavarësisht nga identiteti gjenealogjik i tij (nacional dhe religjioz). Si rregull e pashkruar, terroristët nuk kanë as shpirt, as nder, as humanizëm, as fe, as komb, as atdhe e as Zot. Ndryshe, nuk do të merreshin me “zejen e zellshme” të terrorizmit duke vrarë njerëz të pafajshëm dhe duke shkatërruar vlerat civilizuese dhe universale të  gjithë njerëzimit.

Dihet përse terroristët i fajësojnë viktimat e tyre

Prandaj, bota duhet të nxitojë, që të bashkohet për të ndëshkuar terrorizmin, ashtu si  e luftoi dikur fashizmin në Luftën e Dytë Botërore (1939-1945). Ndryshe, edhe më tej, do të ketë viktima  të panumërta të terrorizmit ndërkombëtar.

Ata që i ndajnë viktimat  mbi bazën ideologjike, politike, religjioze, të ngjyrës, të gjuhës, të kulturës dhe të idenitetit të tyre nacional, ata janë vetëm terroristë dhe fashistë,  sepse  as 3 mij֝ë viktimat  amerikane të 11 Shtatorit 2001 në Nju-Jork, si rrjedhim i terroristëve islamistë, e as 50 viktimat dhe 40 të plagusurit myslimanë në xhamitë “Al Noor” në qytetin  Christchurch  në jug të Zelandës së Re, nuk ishin fajtore  pse u përkisnin religjoneve dhe civilizimeve të ndryshme, por fajtorë ishin ekzekutorët terroristë  islamikë të tyre, që nuk kishin as zot, as fe, as komb, as shpirt, as nder e as humanizëm sikurse edhe Brenton Tarrant (28-vjeçar) nga Australia.

Vetëm njerëzit e verbër dhe abnormalë nuk e dënojnë terrorizmin

Për  mua çdo viktimë e terrorizmit është e dhimbshme, e pakompensueshme dhe për keqardhje, pavarësisht se çfarë nacionaliteti, religjioni, kulture, civilizimi i përket (qoftë mysliman, i krishter, budist, hebrej… etj.) kudo që pëson në botë, ato janë viktima  të pafajshme, që askush nuk ka të drejtë t’i quajë ndryshe apo, për më keq, t’i fajësojë dhe t’i akuzojë  për shkak të drejtave të tyre, që i gëzojnë me  të gjitha  rezolutat, deklaratat, marrëveshjet dhe protokollet e miratuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (1945-2019)

Ata që nuk e dënojnë terrorizmin dhe që në çfarëdo forme e heshtin, e simpatizojnë, e mbështesin dhe e justifikojnë atë mbi çfarëdo baze dhe segmenti qoftë, ata janë terroristë potencialë që rrezikojnë lirinë, drejtësinë, rendin, sigurinë,  paqen dhe mirëqenien e mjedisit qoftë lokal, rajonal apo ndërkombëtar.

Më thjesht, e keqja, e zeza, terrorizmi i shëmtuar  për vrasjen e njerëzve të pafajashëm dhe për shkatërrimin e vlerave të botës së qytetëruar nuk përbëhen nga një faqe-bardhezi, por kanë vetëm një faqe të zezë dhe tragjike-VRASJEN E GJITHË BOTËS NJERËZORE PROGRESIVE DHE HUMANE.

Mirëpo, assesi nuk duhet harruar se këtë botë  të civilizuar të sotme nuk e kanë ndërtuar, zhvilluar, përparuar dhe lulëzuar ultranacionalistët, fashistët, fundamentalistët e religjioneve dhe të sekteve të ndryshme, kriminelët, huliganët, hajdutët, zuzarët, injorantët, mafiozët, plaçkitësit, terroristët dhe piromanët monstrumë çmendurakë dhe shkatrrimtarë  të njerëzimit dhe të vlerave të tij, POR  njerëzit e mençur, të ditur, të emancipuar dhe vizionarë me virtyte dhe me parime të larta njerëzore dhe shkencore, të cilët kanë ndërtuar dhe prodhuar vepra dhe vlera kolosale me karakter human dhe universal botërorë. Prandaj, bashkësia e sotme njerëzore e ka për detyrë dhe mban përgjegjësi të shumëfishtë për respektimin, për ruajtjen dhe për mbrojtejen e këtyre  vlerave universale, pa të cilat nuk mund të paramendohet ekzistenca,  koekzistenca, drejtësia, liria, bashkëpunimi, barazia, reciprociteti, demokracia dhe paqja në dimensione rajonale e as globale botërore.

Mbarë Bota të flasë me një zë dhe me një armë!

Sepse terrorizmi është kancer për gjithë njerëzimin në planetin tonë. Prandaj, për ta çërronjsur këtë fenomen të shëmtuar vdekjeprurës, është e domosdoshme që të mobilizohet dhe të bashkohet e gjithë bota pavarësisht nga dallimet ideologjike, politike dhe religjioze, dhe të reagojë si një trup i vetëm i fuqishëm dhe i pamposhtur kundër çdo forme dhe akti terrorist qoftë individual, qoftë grupor apo qoftë shtetëror, ashtu siç  veproi e bashkuar kundër terrorizmit dhe gjenocidit nazifashist të Japonisë, të  Gjermanisë së Hitlerit dhe të Italisë fashiste të Benito Musolinit, gjatë Luftës së Dytë Botërore ( 1939-1945).

Kjo është rruga më e sigurt, më efektive, më e shpejtë dhe alternativa e vetme për të triumfuar mbi terrorizmin në dimensione botërore, sepse nuk ekzisotn  asgjë më e vlefshme dhe më e dobishme sesa  vetë njeriu. Kjo vlerë universale, duhet mbrojtur me të gjitha mjetet që ka në dispozicion bashkësia e sotme ndërkombëtare.

Ndryshe, indiferenca, toleranca, abolimi, mbështetja, justifikimi, simpatizimi, duartroktija dhe heshtja ndaj çdo akti terrorist qoftë me karakter lokal apo ndërkombëtar lë   hapur varrin  për viktima të reja  nga terrorizmi dhe nga fashizmi barbarik anticivilizues dhe antihuman. Ky është fatalizmi dhe targjedia, që sot po kërcënon mbarë botën, ashtu sikurse dikur nazifashizmi i Hitlerit dhe i Musolinit (1939-1945).

Jemi në shekullin XXI të lulëzimit të qytetërimit, JO në kohën e egërsisë dhe të barbarisë e as në kohën e Luftës së Dytë Botërore

Prandaj, është antietike, absurde, antihumane, antiligjore, antidemokratike, antipaqësore dhe e papranueshme në çdo aspekt, që të mos bashkohet e gjithë bota për t’i deratizuar të gjitha mikrobet kancerogjene dhe për t’i luftuar bashkërisht të të gjithë  individët, grupet, organiztatat apo  terrorizmin shtetëror, që me vite e dekada po  e terrorizojnë mbarë botën, duke vrarë civilë të pafajshëm vetëm pse u përkasin religjioneve, kulturave dhe civilizimeve  të ndryshme  (fëmijë, gra, burra, pleq, dejmë, vajza), e  për habi, bota ende nuk është unike, që ta parandalojë këtë katastrofë barbarike fashiste  kundër gjithë njerëzimit.

Mirëpo, nëse edhe më tej nuk bashkohet e gjithë bota sikurse në rastin e mposhtjes dhe të luftimit të nazifashizmit të Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore, lloj-lloj terrorizmash, do ta kërcënojnë tërë botën derisa KJO të mos flasë me një zë, me një drejtësi dhe me një plumb të përbashkët për vrasjen e çdo lloj terrorizmi pavarësisht se kush e kryen, kush e ushqen, kush e financon, kush e sponsoron, kush e mbështet, kush e nxit dhe kush e mbron atë dhe, për çfarë qëllimesh dhe interesash (politike, ekonomike apo religjioze)  e përdorin atë për të shaktërruar botën e civilizuar dhe vlerat e saj universale të zhvillimit dhe të përparimit shumëshekullor.

Çdo njeri që është normal, human, i shëndoshë dhe i arsyeshëm mendërisht e gjykon çdo terrorizëm (pavarësisht nga prapavija, interesat dhe qëllimet e tij ataviste qofshin ideologjike, politike, relizgjioze, ekonomike, tregtare, mafioze të luftës për pushtet ose të luftërave për t’i vrarë dhe shfarosur të tjerët si në kuptim të ngushtë dhe të gjerë), ndaj, duhet denoncuar edhe TERRORIZMIN E  BRENTON TARRANT, i cili më 15 mars masakroi 50 dhe plagosi mbi 20 myslimanë  të pafajshëm  civilë, duke u lutur në xhaminë Al Noor  në qytetin  Christchurch  në jug të Zelandës së Re.

Këtë akt terrorist monstruoz barbarik, pikësëpari e gjykoi kryeministrja z.Jacinda Ardern duke u shfaqur  e para në vendin e ngjarjes së përgjakur nga 50 viktimat e aktit terrorist, me ç’rast, e tronditur dhe e  pikëlluar,  shprehu ngushëllimet e saj familjarëve dhe të afërmëve të tyre, duke u premtuar dhe siguruar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre  fetare, njerëzore dhe jetësore, ashtu sikurse të të gjithë qytetarëve të tjerë të shtetit të Zelandës së Re, të garantuara me ligjet përkatëse dhe me Kushtetutë.

Në mbështje të kryeministres Jacinda Ardern,  të qeverisë, të parlamentit dhe të të gjitha strukturave të tjera politike e shoqërore të  Zelandës së re, këtë  akt terrorist të Brenton Tarrantit, e dënuan ashpër dhe me plot indinjatë edhe kryeministrat, presidentët dhe qeveritë e mbarë botës  humane, të ciiviluar, demokratike dhe paqësore.

Sa më sipër, terrorizmi ndërkombëtar mund të mposhtet vetëm nëse  e tërë bota bashkohet në mendjen, në fuqinë, në humanizmin, në drejtësinë, në diturinë dhe në veprimin unik të saj ligjor dhe  luftarak kundër  këtij fenomeni të shëmtuar antinjerëzor  dhe anticivilizues botëror.

Apel gjithë botës humane, demokratike dhe paqësore

Të bëhemi profetë të humanizmit, të drejtësisë, të lirisë, të sgurisë, të lëvizjes së lirë, të tolerancës, të bashkëpunimit, të  paqes dhe të koekzistencës njerëzore globale të planetit tonë, JO kampionë, përçarës, piromanë, vrasës dhe terroristë të këtyre vlerave universale të njerëzimit.  Kjo duhet të jetë detyra parësore dhe prioritare e shkencës, e politikës, e drejtësisë, e propagadës dhe e diplomacisë së të gjithë shkencëtarëve, të liderëve politikë dhe të klerikëve  të të gjitha religjioneve  anembanë  botës.

Ky është shpëtimi i botës së sotme!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...