Kthesa historike e 24 Marsit 1999 - shqiptarët krah perëndimit, ecin në drejtimin e duhur!

Opinione

Kthesa historike e 24 Marsit 1999 - shqiptarët krah perëndimit, ecin në drejtimin e duhur!

Nga: Agim Krasniqi Më: 23 mars 2019 Në ora: 09:42
Agim Krasniqi

Populli shqiptar, ka një ditë të veçantë dhe me rendësi historike. Data e 24 marsit, është ditë e kthesës historike për Kosovën dhe kombin shqiptar në tërësi. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nxori shqiptarët nga letargjia se, liria nuk mund të fitohet ndryshe. Në këtë rilexim të dikurshmes, me, apo pahir, është qartësues mendimi se UQK-ë, ka luajtur një rol të rëndësishëm, për zhvillimin kombëtar, rajonal e pse jo edhe global, sepse kjo luftë prishi edhe rendin e vjetër botëror të Traktatit të Vestfalisë që aso kohe njohu parimin e sovranitetit, që do të thoshte se çdo palë në traktat do të respektonte të drejtat territoriale të palëve të tjera dhe të mos ndërhynte në punët e tyre të brendshme.  Kjo për arsye se 20 vjet me par, ishte UQK-ë ajo qe beri aktivizimin e të gjithë botës shqiptare kudo ku ishin dhe atë perëndimore të grumbulluara rreth aleancës së NATO-s, në projektin vizionar për çlirimin përfundimtar të Kosovës nga Serbia. Nga ky projekt  dhe aktivitetet  e saja çlirimtare, një here, por përgjithmonë e rrezoj mitin sllav për pathyeshmërinë e ushtrisë serbe, ndërkohë, nëpërmes luftës që e bëri, u thye edhe miti i kufijve shqiptar. Lufta çlirimtarë rrezoj edhe regjimin e Millosheviqit,  dhe nëpërmjet kësaj lufte u hoq maska diskriminuese për shqiptaret në Maqedoni në Preshevë Medvegje , Bujajanovc dhe ne Malin e Zi. Kjo lufte i dha një rol të madh  dhe tejet pozitiv Shqipërisë në zhvillimet demokratike rajonale dhe globale. Pikërisht, 20 vjet më par, NATO filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar kësisoj fillimin e fundit të luftës gati 2 vjeçare në Kosove. Fushata e bombardimeve qe zgjati 78 dite, u shfrytëzua nga forcat serbe për sulme hakmarrëse kundër shqiptareve gjë që si pasoj e saj,  12 mijë veta u vranë, afër 1 milion u ndoqën nga Kosova, ndërsa 5000 veta llogariteshin të zhdukur.

Humbja e ushtrisë serbe, por edhe vet shtetit serb, forcat aleate të NATO-s, më 10 Qershor të vitit 1999 detyruan makinerinë serbe të nënshkruanin dokumentin e kapitullimit, dokument që sot njihet si Marrëveshja e Kumanovës .  Sipas atij dokumenti, ushtria serbo-jugosllave u detyrua të bëjë tërheqjen e plote të saj nga Kosova, ndërsa 2 dy ditë më vone, trupat paqeruajtëse të forcave ushtarake ndërkombëtare KFOR-ë hynë në Kosovë duke i dhënë fund luftës por edhe sundimit një shekullor të Beogradit. Ishte kjo luft;, ajo që e vuri në test edhe unitetin brenda vet NATO-s,  por njëkohësisht edhe qëndrimet e BE në raport me luftërat që shpërthyen pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Gjithashtu kjo luftë shmangu dukshëm burokracinë e komplikuar të OKB-ës,  duke nxjerr në pah rolin parësor të SHBA-së, si superfuqia e vetme një polare dhe mbrojtëse e vlerave demokratike të njerëzimit në glob.Forcat gjenocidiale serbe, dëbuan shqiptarët nga shtëpitë e tyre, duke , plaçkitur dhe djegur  çdo dokument të pronave dhe identitetit shqiptar, duke vrarë pa dallim, gjitha kjo sepse ne kemi një fe the një kulturë tjetër etnike.  Cili popull, do ta donte këtë për fëmijët e vet ne shekullin 21 kishte thënë  Bill Klinton n fjalën e mbajtur ne Bazën Detare të Norfolkut në Vigjinia. 

Mjetet luftarake të vendosura në dispozicion të NATO-s, gjatë luftimeve në Kosovë, u hodhën në sulm nga  ShBA, Franca, Kanadaja, Gjermania, Italia, Spanja, Turqia, Holanda, Belgjika, Danimarka. Ndërsa duke qenë pjesë logjistike e aleatëve,  Shqipëria me ligjin 84/70 me dt. 7 04 1999 i vendos në dispozicion të NATO-s,  të gjitha kapacitetet e saja të aeroporteve.

Vërtet Kosova nuk ishte anëtare NATO-s,  por ajo u vlerësua një vend i vogël dhe i rëndësisë të veçantë, vend që ndan Evropën me Azinë, me Lindjen e Mesme, në vijën ndarëse në mes te Islamizmit dhe Kristianizmit, në mes aleateve të jugut të NATO-s,  Greqisë dhe Turqisë, vend pran aleatëve te ri të NATO-s, si Republika Çeke , ajo e Polonisë dhe Hungarisë, vend që kufizohej nga demokraci të brishta si Shqipëria (sot anëtare e NATO-s),  dhe Maqedonia pranë anëtarësimit. Tani pas 20 vjet nga ajo datë, trupa e NATO-s, akoma kujdesen për sigurinë në Kosovë dhe prania e kësaj forcë pritet te vazhdoj edhe një kohe të gjatë. Institucionet ne Kosovë, 24 Marsin e vlerësojnë si një ditë me rendësi vendimtare për historinë e vendit.

Sa i përket arritjeve, bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor,  tani kanë rol specifik në aleancën perëndimore, ky rol po rritet dhe zgjerohet, duke shtuar dhe përgjegjësitë tona në këto procese shumë delikate. Konsolidimi i demokracisë në Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë, është faktor i qenësishëm i proceseve drejt perëndimit. Progresi demokratik, duhet të mbështetet tek shteti i së drejtës, luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, në funksion të krijimit të një ekonomitë fortë për të gjithë. Edhe pse ka shumë për tu bërë, shqiptarët po ecin në drejtimin e duhur. Reformat janë mese të domosdoshme, ato do të ndodhin, qoftë në Shqipëri apo në Kosovë, për të qenë pjesë e Bashkimin Evropian, sepse ne këtë e meritojmë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat