Rrezet e para të diellit çlirimtar, të mbrëmjes së 24 Marsit 1999!

Opinione

Rrezet e para të diellit çlirimtar, të mbrëmjes së 24 Marsit 1999!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 23 mars 2019 Në ora: 21:41
Pamje nga sulmet e NATO-s

Shpalosë kujtesën kolektive t'shqiptarëve të Kosovës, fati i t'cilëve kalonte nëpër tehun e "shpates së Demokleut".

-Kishin mbetë më pak se 4 orë nga skadimi i ultimatumit dhënë Jugosllavisë së cunguar ; Serbi & Mali i Zi, për t'nënshkruar Marveshjën e paqës për Kosovën, e derivuar n'Konferëncen e Rambujës në Francë dhe t'nënshkruar n'Paris nga pala Kosovare.

- Serbisë, për fatin tonë n'fakeqësi , "i'a m'piu sorra mentë"!

Ktheu prapë "buldozherin" e diplomacisë Amerikane, ambasadorin Richard Hollbruk një ditë para skadimit të afatit të dhënë nga NATO-ja.

Ajo nuk nësnshkroj paqën, zgjodhi luftën, për t'nënshkruar n'fund kapitulimin me 10 qeshor 1999 n'Kumanovë.

-Pritje e frikshme, trishtuese, plot ankth e pasiguri, ku jeta dhe vdekja ishin pranë njëra tjetres, bashkëjetonin, ku vdekja sikur mbizotronte jetën, ngase nga qasti n'qast mund t'a mbizotronte jetën, dhe t'merrte mbretërinë e perheshme mbi të, mbretërinë absolute, në njerën anë, derisa; 

-Në anë tjetër; shpresa n'mrekulli s'kishte fikur t'gjitha xixat...ajo ushqehej duke pritë nderhyrjën e Amerikës n'krye të aleances Verio-Atlantike, NATO-së për t'na shpëtuar nga ma e keqja ; nga shfarosja kolektive, akt të cilit tanimë i ishim nënshtruar, "falë" vullnetit të pushtuesit të eger, shekullor serb dhe regjimit kriminal të Millosheviqit.

- Një gjë dihej e shihej ; nga ky regjim s'pritej më mëshirë, ishte deshmuar me krimet, masakrat dhe aktet barbare ; n'gra, n'fëmijë e pleqë, dhe n'popullsinë e pambrojtur e t'pafajshme, andaj nderhyrja e NATO-së jipte t'vetmën shpresë për shpetim, edhe pse jo të të gjithëve, por s'paku për një Atdhe të lirë dhe t'mbijetuarit eventual, dhe s'paku të një vdekje me shpresë se armiku ynë shekullor do i thyente dhëmbet dhe paguan tagrin për krimet dhe maskarat e shkatuara ç'njezisht...!

Biles një vdekje me shpresë...!

- Dhe pakë pas ores 20:00, filloj bombardimi i Serbisë fashiste, i Serbisë gjakatare dhe shkaktare e krimeve dhe gjenocidit n'Kroaci, n'Bosnjë & n'Kosovën martire...!

Filloi dita e parë, nga ato 78 të çlirimit faktik të Kosovës nga thundra dhe tutela serbe dhe regjimi i paparë kriminal i Millosheviqit mbi Kosovën dhe shqiptarët.

Jehona e goditjeve të caqeve serbe nga aeroplanet e NATO-së, e dritave vezulluese dhe eksplodimeve mbi ato caqe, në mënyrë harmonike ; natën e bënin ditë e jetës i epnin shpresë...!

7 orë pas fillimit të bombardimeve, kryetari SHBA, Bill Clinton nga zyra e tij Oval (Oval Office) deklaronte :” Mbyllja e kësaj tragjedie, gjithsesi, është imperativ moral” !

- Pas kësaj, vrasjet e veprimtarëve atdhetarë ishin n'fokusin e regjimit nazi-fashist të Millosheviqit, duke filluar me avokatin Bajram Kelmendin e deri të Fehmi Agani, si dhe krimet e masakrat anëkënd Kosovës martire, ku spastrim etnik dhe debimi i mbi njëmilion qytetarëve nga Kosova, ishte një epizod i dhimshëm, golgotë e paparë dhe katrahurë që s'njeh Europa n'gjithë historinë e saj...!

2/3 e Delegacionit tonë n'Rambuje, ata të cilët drejtuanë "luftën" me armikun, dhe ishin n'krye të Delegacionit n'bisedime, nuk u kthyenë më n'Kosovë para 12 qeshorit t'99-tës, ngase mesiguri i duheshin edhe "paqës" për m'a vonë, gjë që u deshmua ketercipërisht me kohën...!

U kthye, Presidenti historik Rugova, Fehmi Agani, Idriz Ajeti dhe njerëz tjerë per rreth presidentit historik të cilët kishin legjitimitet për t'nda fatin me popullin e vetë siq shprehej presidneti historik Rugova.

- Me gjasë, Hashim Thaci & Co, janë rezervuar për m'a vonë që kufirin me armikun, t'a shtyjnë deri të Molla e Kuqe, e mos thashtë & dhashtë Zoti me n'a ofrue deri n'Ibër...!

Sido që t'jetë, 24 Marsi i vitit 1999, bashkë 12 Qeshorin e 1999-tës, janë ditët dhe datat m'a t'rëndësishme n'gjithë historinë e Kosovës ndër shekuj...!

Falemnderit Amerikë & aleatët, falemnderit NATO, për lirinë që kemi, për shtetin që gëzojmë e s'dijmë t'a përjetojmë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat