24 Marsi 1999, është kthesë e shpresës për shqiptarët

Opinione

24 Marsi 1999, është kthesë e shpresës për shqiptarët

Nga: Prof. Rashit Sahiti Më: 24 mars 2019 Në ora: 12:54
Prof. Rashit Sahiti

Dita 24 mars 1999, është ditë e shënuar për popullin shqiptar, për ta celebruar si ditën e fitores. Është pikërisht kjo ditë, kur, populli i Kosovës e mbarë kombi shqiptar ngjalli shpresën që kurrë nuk do të vdiste më për liri e pavarësi.

Më 24 mars 1999, është dita për njohjen e Kosovës në botë dhe të ardhmen e saj në rrugën e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e Kosovës në rrjedhat evropiane dhe evro-atlantike. Këtu, pra, qëndron vlera historike e magjike e kësaj dite e quajtur 24 marsi 1999, dita sulmeve ajrore, dhe e rolit e luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish Presidentit të saj William Jeferson Clinton - Bill Klintonit dita e fjalimit të tij adresuar kombit amerikan sot 20 vjet më parë.

Është dita e kthesës së madhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, është dita e një vendime e sulmi me vlerë historike, jo vetëm për Kosovën që të çlirohej një herë e përgjithmonë nga sundimi ushtarako-policor i Serbisë së Millosheviqit, por edhe me peshë shumë e më të gjerë për ndryshimet gjeostrategjike që do të ndodhnin më pas në Ballkan e rajon me vendosjen e forcave të NATO-s në Kosovë, e përreth saj.

Është dita që përshpejtoi largimin dhe rrëzimin e diktatorit komunist të Millosheviqit, nga të gjitha skenat dhe dërgimin e tij në Hagë.

Ne sot i shprehim mirënjohjen tonë të përjetshme Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe të gjitha vendeve të tjera të NATO-s, të cilat na u gjenden pranë në momentet më të vështira. Partneriteti strategjik dhe koordinimi në çdo hap i joni me SHBA-të dhe miqtë euroatlantikë, ashtu si 20 vjet më parë, janë formula e suksesit tonë të përbashkët në të ardhmen.

Çdo kush që nuk i dëgjon këshillat e tyre, nuk ia don të mirën vendit dhe fqinjësisë së mirë.

*Përjetësisht falënderues ndaj popullit mik, SHBA-ve !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat