Presidenti grek, ky plak matuf dhe gënjeshtar - Bota Sot
Presidenti grek, ky plak matuf dhe gënjeshtar

Opinione

Presidenti grek, ky plak matuf dhe gënjeshtar

Arben Llalla Nga Arben Llalla Më 25 mars 2019 Në ora: 07:39
Prokopis Pavlopulos

Sa herë që i jepet mundësia Presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopulos fyen Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sa vite ka që është ulur në kolltukun e të parit të Greqisë vetëm jep deklarata për nxitje të urrejtjes etnike dhe fetare midis dy vendeve. I bie të njëjtës muzikë, sikur nuk ka lexuar asnjë gazetë apo libër për paqen dhe miqësinë midis kombeve.

Me ç’duket Pavlopulos sheh ëndrra vetëm me rikthimin e çamëve në Çamëri dhe këta i janë kthyer në mankth. E çfarë thotë Pavlopulos: “Çamët ishin bashkëpunëtorë të nazizmit”.

Por, asnjëherë Greqia dhe Pavlopulot e saj nuk kanë ofruar një dëshmi shkencore, asnjë dokument apo fotografi, ku të shihet e të shkruhet qartë se shqiptarët e Çamërisë, rreth 30 mijë ishin bashkëpuntorë të gjermanëve.

Nëse çamët do ishin bashkëpuntorë të nazistëve akuza e parë do të vinte nga rreth 2.000 hebrenjtë e Epirit që më 25 Mars 1944, grekët i dorëzuan tek nazistët dhe i paketuan për në kampet e shfarrosjes.

Meqenëse jemi tek Revolucioni i 1821 i rikujtojmë grekëve dhe Greqisë se shumica e heronjëve janë shqiptarë nga Çamëria duke filluar nga Boçarët, Andruçot, Karaiskaqët, Xhavellasit, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari e plot e plot të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...