Quo vadis Albania? Gënjeshtra e BE-së nga udhëheqësit tanë merr në qafë një popull të tërë!

Opinione

Quo vadis Albania? Gënjeshtra e BE-së nga udhëheqësit tanë merr në qafë një popull të tërë!

Nga: Valon Alimi Më: 25 mars 2019 Në ora: 21:27
Valon Alimi

Politika e sotme shqiptare anëtarësimin në BE e ka caktuar si qëllimin e saj të vetëm. Shpeshherë dëgjojmë kryeministrat shqiptarë, Ramën dhe Haradinajn, duke projektuar Shqipërinë dhe Kosovën si anëtarë të rinj në BE. Shpresa e BE-së ka zëvendësuar fushat e tjera të rëndësishme siç janë pensioni i tmerrshëm dhe arsimi inefektiv. BE-ja si temë dhe projekt politik e ka monopolin politik dhe mediatik në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Këtë ne duhet ta pranojmë sidomos pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet 2017 ku Rama fal angazhimit e tij për t’u anëtarësua në BE fitoi me shumicë absolute.

Ditët e shkuara në një debat televiziv në Gjermani, ish/presidenti i parlamentit evropian, Martin Schulz, deklaroi hapur që Shqipëria s’ka shans të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030 apo bile 2040. Kjo dëshmon që ka një ambivalencë në pikëpamje për sa i takon mundësisë së anëtarësimit në BE. Në njërën anë gjinden pushtetarët tanë që na tregojnë përralla sipas të cilëve Shqipëria nesër anëtarësohet dhe Kosova nesër merr liberalizmin e vizave. Në tjetrën anë gjendet një funksionar i BE-së i cili i din rregullat dhe procedurat informale dhe formale sipas të cilit Shqiperia dhe Kosova s’kanë asnjë shans fare të anëtarësohen në dekadën e ardhshme.

Ndoshta kjo konkluzë s’është diçka e re në sytë e qytetarit që sheh sikletin ekonomik dhe infrastrukturor në Shqipëri dhe Kosovë apo thënë ndryshe e përjeton dita ditës gënjeshtrën e anëtarësimit në BE por për shkak të gënjeshtrës evropiane Shqiptarët dhe Shqipëria në tërësi kanë marrë rrugën e gabuar për t’u bë skllavi në një organizatë e cila synon prishjen e shteteve kombëtare. Shqiptarët kanë ra në një letargji ku janë të gatshëm të shesin ekzistencën e tyre kombëtarë dhe sovranitetin për t’u bë pjesë e BE-së

Letargjia shqiptare e bën të vetën. Shqiptarët anembanë rajonit nuk i japin më përkushtim çështjes kombëtare por kanë ra në krevatin e tyre psikologjik të fatalizmit ku thonë që çdo punë është e kotë nëse nuk hyjnë në BE dhe disa fatalisht kanë emigruar jashtë vendit duke harruar vendlindjen e tyre. Thënë me fjalët e kryeministrit shqiptar: Karvani që dikur ecte është ndalur”, pasi shqiptarët shfaqin sëmundjen e vjetër dhe presin tryezën e mirëqenies të jetë gati pa mos lëvizur asnjë gisht.

Makineria shqiptare gjendet në  ndalje totale pasi desiluzionizmi i ka bërë shqiptarët të verbër të punojnë për një organizatë të huaj në të cilën ndoshta kurrë s’do hyjnë. Çuditërisht, socialdemokrati dhe “bamirësi” Martin Schulz e sheh Shqipërinë të paaftë ekonomikisht për t’u anëtarësua ndërkohë që shqiptarët presin bash kjo të ndodhë.

Simptomat e tryezës së shtruar mirëpo kanë shkaktuar disa viktima politike pasi urdhërat e funksionarëve të BE-së  kanë shfuqizuar ndërgjegjen kombëtare. Cilat janë këta?

  1. Humbja e idealizmit kombëtar:

Idealizmi kombëtar ndoshta është viktima më e madhe të ëndrrës postfaktike të anëtarësimit në BE. Sot e kësaj dite dëgjon shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që votojnë LSDM-në e cila 2001 i bombardoi me argumentin që kombi ka vdekur dhe BE-ja është e ardhmja. Sot e kësaj dite nuk kemi një Esat Toptani por mijëra për të cilat kombi s’ka vlerë pasi në thjeshtësinë e tij nuk sjell punë ndërkohë që shqiptarët vetë mbajnë përgjegjësi për papunësinë e tyre për shkak të letargjisë evropiane. Idealizmi kombëtar shkelet me këmbë nga shumë shqiptarë të desiluzionuar pasi emigrojnë dhe nuk duan të jenë vendimtarë mbi fatin e vendlindjes së tyre por duan të qeverisen në BE pa pasur kurrfarë ndikim. Shqiptarët për shkak të letargjisë evropiane shfaqin simptomat e popullit mazoshist i cili para se të ketë kontroll dëshiron që të tjerët vendimet e tyre t’i marrin. Këta janë bash simptomat që sollën ndarjen e Shqipërisë 1914.

  1. Rënia e përkushtimit ndaj kombit:

Përkushtimi ndaj kombit në mënyrë ekuivalente me shkrirjen e idealizmit kombëtar është në skadim. Shqiptarët tashme hapur e pranojnë që s’kanë shpresë që shteti i tyre të bëhet shtet i vërtet. Humbja e shpresës ndikon që shqiptarët mos punojnë për shtetin e tyre duke shkaktuar vetë stagnimin dhe humbjen e besimit ndaj tij dhe si worst-case scenario braktisin shtetin dhe ëndrrën për të jetuar së bashku në një shtet dhe për t’i dalë zot shtetit, diçka që na është mohuar plot 700 vite.

Mirëpo, çfarë fitojnë shqiptarët nëse anëtarësohen 2030 apo 2040?

Shqiptarët fitojnë aksesin në tregun e BE-së , pak investime dhe nëse janë investime të shumta atëherë janë investime si në indi ku shumë njerëz punësohen për nga 200 apo 300 euro, diçka që shqiptarit nuk i konvenon dhe do e forcojë drejtë emigrimit.

Çfarë munden të humbasin shqiptarët?

  1. Humbja e sovranitetit

Shqiptarët nëse hyjnë në BE i nënshtrohen legjislaturës së BE-së e cila nënkupton që ligjet e miratuara në parlamentin evropian nga komisionarët e shteteve të huaja kanë përparësi ndaj ligjeve shqiptare. Parlamentarët evropian, shumicën e tyre të cilën nuk e votojmë marrin vendime para deputeteve shqiptarë që votohen direkt nga shqiptarët. Bazuar në këtë shqiptarët pra faktikisht sot vuajnë në letargjinë e tyre që nesër të kenë edhe më pak ndikim ndaj zhvillimeve në vend.

  1. Integriteti:

Nëse Shqipëria dhe Serbia anëtarësohen njëkohësisht në BE atëherë Serbet, armiqtë tanë që kanë dashur të na vjedhin edhe më tej tokën dhe të na zhbëjnë do kenë të drejtën evropiane, lirinë e udhëtimit dhe zgjedhjes së vendbanimit, në anën e tyre për t’u shpërngulur në Shqipëri. Gjaku i dëshmorëve kështu behet i kotë dhe kontrollimi i kufijtë do behet i pamundur.

  1. Leku:

Synimi i BE-së është që çdo shtet ta pranojë EURO kështu që edhe Shqipëria do detyrohet të braktisë monedhën e saj dhe njëkohësisht privilegjin për të vendosur vetë kuotën e interesit për politikën ekonomike. Nëse pranohet EURO-ja, Shqipëria do duhej t’i nënshtrohej shteteve të zhvilluara që do impononin interesin e tyre monetar ndaj Shqipërisë.

  1. Politika e shëndosh familjare:

Anëtarësimi në BE nënkupton që Shqipëria të pranojë kërkesat për sa i takon mbrojtës së pakicave seksuale. Shqipëria kështu do detyrohej të braktiste angazhimin e saj politik dhe financiar për çiftet heteroseksuale dhe familjen. Zhvillimet si legalizimi dhe barazimi ligjor të martesave homoseksuale do ishte efekti i domosdoshëm për t’u anëtarësua në BE.

E gjitha kjo do i ndodhte një shtet të vogël dhe një popull që ka vuajtur shumë ndër vite. Është e dukshme që vuajtja aktuale në letargjinë evropiane dhe gënjeshtrën evropiane është edhe më e dëmshme për Shqipërinë. Përveç anëtarsimit në treg asgjë e mirë nuk do fitohej me anëtarësimin në BE ndërkohë që edhe më shumë do humbnin shqiptarët. Genjeshtra evropiane është metoda e dyshes kryeministrore Haradinaj dhe Rama për të siguruar pushtetin kur se Shqipëria do ecë veç përpara nëse shqiptarët punojnë për këtë dhe nuk presin tryezën e shtruar ilusionare e shtruar me negativitetin e lartpërmendur që çoi Britaninë e Madhe ta braktisë BE-në 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat