Kontributi i i Z. Bill Klintonit dhe rëndësia historike e 24 marsit të vitit 1999  për lirinë e Kosovës - Bota Sot
Kontributi i i Z. Bill Klintonit dhe rëndësia historike e 24 marsit të vitit 1999  për lirinë e Kosovës

Opinione

Kontributi i i Z. Bill Klintonit dhe rëndësia historike e 24 marsit të vitit 1999  për lirinë e Kosovës

Nga: Sadri Rexhepi Më: 26 mars 2019 Në ora: 11:00
Bill Clinton

I nderuari Z. Klinton, të nderuar të pranishëm,

Për secilin shqiptar, kudo që është, jo vetëm në Republikën e Kosovës, jo vetëm në Shqipëri, pra dhe jo vetëm në Amerikë, është nder dhe  privilegj ta kremtojm dhe përkujtojm 24 marsin datën e cila shënon fillimin e përfundimit të sundimi të regjimit serbo-sllav mbi Kosovën dhe popullin shqiptar.

24 marsi duhet të zënë   vend  në historinë e lirisë së Kosovës, sepse kjo histori e themelimit të shtetit të Kosovës nuk mund të shkruhet pa u shënuar,  pa u përkujtuar 24 marsi, roli dhe kontributi i NATO-së në krye me SHBA miqve  tanë besnik, përcjells të luftës sonë heroike, të lotëve, të ëndërrave, të qëndresës, të gjakut, të luftës, të fitores dhe paqës sonë shqiptare, NATO-së në krey me SHBA-të të udhëhequra nga Bill Clinton, kurrë i harruar nga i gjithë populli shqiptar.

24 marsi  NATO,SHBA-të  emri, dhe vepra e Presidentit Bill Clinton  janë të ndërlidhura me qëndrimin e tij të vendosur diplomatik, që si mik amerikan, si njeri i paqës, në cilësi të presidentit  ta shpallte, ta deklaronte dhe ta mbronte të vërtetën historike për masakratë serbe ndaj popullit të Kosovës, ndaj vëllëzërve tanë të  lotëve, në Kosovën e dhimbjes dhe të qëndresës shqiptare.

Prandaj, sa të jetë kjo tokë dhe ky qiell, sa të jetë i bekuar populli shqiptar, emri i mikut tonë të dashur, i njeriut të vlerave më qytetëruese amerikane, Bill Clinton    do të jetë i skalitur jo vetëm në zemrat, në mendjet dhe shpirtërat  tanë, por edhe në librat e historisë shqiptare dhe të asaj botërore.

Sa herë që e përmendim emrin e z.Klinton, edhe kur e takuam pas luftës  në hapësirat,  shqiptare,  edhe kur tani e shohim në mediat e shkruara dhe elektronike ai na rikujton edhe heronjtë e lirisë dhe të paqës amerikane, pra edhe miqtë historik të popullit shqiptarë, presidentët Wilson, Kenedi, Ford, Nikson, Regan, Bush i vjetër dhe Bush i ri, Bill Clinton, Obamen, zonjën Albright, senatorët Bob Doll dhe Eliot Engël, ish senatori Xhozef Diougardi, presidentin e tashëm Donal Trump, e shumë burrshtetas amerikan,   dhe shumë miq të tjerë të cilët i mbajmë në thellësin e shpirtit tonë kombëtarë.

Ishte 24 marsi i përgjakshëm i vitit1999, ishte guximi deri në përmasat e kuptimit biblik të të drejtës së popullit shqiptarë për çlirim  dhe liri, i Presidentit Klinton i cili dergoi disa bashkëpuntor me i vizitu  vendet  e krimit serb ndaj banorëve shqiptarë të Kosovës, e alarmoi botën  demokratike, i zgjoi nga përgjumja dhe  heshtja prijësit e botës. Së këndejmi , B.Klinton  kërkoi nga burrat e botës të shpetojë Kosovën dhe popullin shqiptar që po lahej në gjak që rridhte prej damarve të tyre.Burrat e mdhenjë të shteteve të NATO-së e kuptuan drejt kërkesën e Klintonit dhe të popullit shqiptar. Kështu që fal intervenimit të drejtë B.Klintonit   dhe gjakut të derdhur të shqiptarëve, çështja e Kosovës u dergua në Rambuje apo më mirë të themi në Konferencën e Rambujës që ishte më rendësi historike jo vetëm për shqiptarët e Kosovës , por edhe Shqipërisë, e më gjerë. Dhe kur Kosova, ndodhej në rrethana të një shtetrrethimi ushtarak e policor të egër, me përmasa gjenocidale që nuk mund ti dihej fundi  u bekua nga shumica e të pranishmve në Rambuje  kur morën vendim për bombardimin e Serbisë nga NATO-ja. Klinton  me fuqinë e moralit politik dhe para së gjithash njerëzor, si qytetar amerikan dhe luftëtar i idealeve universale të lirisë, i kërkoi botës demokratike, përendimore që ta ndihmonin  NATO-në dhe SHBA-të të  ndërhynte ushtarakisht në parandalimin e gjenocidit dhe etnocidit serb ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Klinton, nga thellësia e shpirtit e kuptoi se, shqiptarët kanë të drejtë në jetë, në çlirim nga  sundimi serb, në liri, në shtetformim.  Prandaj, krahas lotëve që derdhi për jetërat e shqiptarëve të masakruar, ai i tha botës së vrasjet ishin krim, ishin masakër e ushtrisë, e forcave paraushtarake dhe e policisë së Serbisë, përkatësisht ishin masakër shtetërore e shtetit serb duke kaluar dhe arritur deri ne përmasa gjenocidale. Mjetet e informimit paten informuar opinionin atëherë për konfiskimin e dokumentacionit të udhëtimit nga policia serbe të W.Wokerit i cili u kishte thenë serbëve se herën tjetër nuk më nevojitën dokumente për të hyrë në Kosovë kishte qenë  i njoftuar nga B.Klintoni, M.Albright,R.Holbrook etj, gjë që edhe ne na bente të mendojmë atëherë sikur ky W.Walker ishte njeri hyjnor dhe po e ditka fundin e çeshtjës së Kosovës termopile kjo historike e shqiptarsisë deri në qershorin e vitit 1999. Prandaj, edhe sot e themi se, vendosmëria e qëndrimit diplomatik dhe njerëzor e z.  Klinton për të kumtuar të vërtetën e vërtetë për masakrat  serbe ne Kosovë, krahas luftës heroike të popullit tonë me në krye UCK-në ishte një ndër argumentet e fuqishme që çështjen e Kosovës e dërgoi në Konferencën e Rambujesë. Prandaj, liria e Kosovës, shteti i Kosovës e kanë emrin edhe 24 mars 1999 dhe Bill Klinton. Së këndejmi, mos shënimi i 24 marsit të vitit 1999 me rastin e 20 vjetorit të ndërhyrjes së NAT-os ndaj caqeve serbe në Kosovë më duket se është lëshim!?

Faleminderit president  Klinton, miku ynë i shtrenjtë, faleminderit Amerikë!

Zoti e bekoftë 24 marsin e vitit 1999 dhe miqësinë shqiptaro-amerikane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...