Kanceri “politik” nuk trajtohet me llafe, por ndryshe... - Bota Sot
Kanceri “politik” nuk trajtohet me llafe, por ndryshe...

Opinione

Kanceri “politik” nuk trajtohet me llafe, por ndryshe...

Nga: Agim Vuniqi Më: 26 mars 2019 Në ora: 16:13
Agim Vuniqi

Shumëçka që shkruhet për normalitetin dhe demokracinë në Kosovë do t'ishte e qëndrueshme për një shoqëri normale emancipuese dhe për një shtet normal, të përafërt me shtetet ku pretendon të integrohet Kosova, gjë qe do të doja tejmase edhe vet.

Nuk po kuptoj një gjë shume esenciale në të cilën thirren analistët e shumtë vendorë, në koshiencën qytetare dhe cila është domethenia e saj, apo ne që mëtojmë te mbahemi kinse konstitutionalist, une nuk jam njeri nder ata, sepse realiteti ne Kosove, jo qe eshte jasht normales, por eshte i çoroditur, dhe une nuk ndiej asnjë arsye qe si nje qytetar i zakonshem, edhe i Republikës se Kosoves, te jem i rezervuar ndaj njerezve ne pushtet te cilet dita me dite po deshmohen si njerez me aftesi te kufizuara te perceptimit te realitetit ne vend.

Ata jo qe senziblizojne krijimin e ambientit per nje shoqeri te hapur dhe demokratike, por ata përmes udhezimeve administrative plaçkisin, dhe "vrajne" te ardhmen e kombit, as qe mendojne per kete; qellimi i tyre paresor eshte shpronesimi i vendit dhe pasurimi i tyre, prandaj keta nuk meritojne asnjë fjalë te vetme "dashamiresie", dhe perfundimisht ne rastin konkret, nuk dua as qe pretendoj qe postimet e mia te kene gjë te perbashket me retorikën inflantive te fjaleve te grumbulluara per te fasaduar " jashteqitjen" e këtij pushteti kriminologjen, i cili bënë çdo gjë per te arsyetuar veprimet kriminologjene serbe, duke sponzoruar me mjetet e buxhetit te Kosovës shkaterrimin konstitucional te saj, derisa qytetarët e zakonshem te saj, shqiptarët, trajtohen si qytetarë te kategorise se dyte.

Po i referohem vetem nje shembulli eklatant, vlen vetem per shqiptaret, pensionistet detyrohen, edhe ata te palevizshem, te parakalojne si ne sfilatës mode para syve te punonjesve ne Departamentin te pensionisteve, diçka e tillë ne rrethana tjera ka ndodhur vetem ne Auschwic... Une do te shkruaj ashtu si e shoh realitetin ne vend dhe nuk do te citoj filozofe boterore, sepse gjendje ne vend eshte kancerogjene, dhe kanceri nuk trajtohet me terapi muhabeti, por ndryshe...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...