Ja pse Hashimi, Ramushi, Kadriu e Fatmir Limaj janë në depresion

Opinione

Ja pse Hashimi, Ramushi, Kadriu e Fatmir Limaj janë në depresion

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 29 mars 2019 Në ora: 10:49
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj

Derisa gjendja aktuale në Kosovë nuk përkon me kërkesat minimale për jetë, në anën tjetër ekziston një lakmi e pashterur për pushtet nga klasa politike në Kosovë, përderisa shpërfillin shoqërinë dhe shtetin, nuk ndryshojnë brenda vetes dhe shpërfillin rrugët institucionale. Të dëgjosh thirrjet për ndryshim, nga njerëz të pandryshuara me qëndrime refraktare nga strukturat partiake të pandryshuara, nga rrugët e pandryshuara, për mua janë thirrje për të ruajtur pushtetin e jo për ndryshim të gjendjes socio-ekonomike. Kosova dhe Shqipëria janë shtete ku autokracia është instaluar si një sistem politik në të cilin një grup individësh të vetëm e kanë në dorë pushtetin dhe me fuqi absolute.

Në demokracitë që kanë nën kontroll pushtetin e udhëheqësve, psikologjia nuk mund të luajë një rol vendimtar, mbi artin e qeverisjes. Por, kontrolli i politikaneve shqiptarë mbi sistemin gjyqësor dhe botën e biznesit, dëshmon se psikologjia e tyre luan rol shumë më të rëndësishëm tek politikat shtetërore, sesa në vendet e tjera.

Përbuzja e tyre ndaj qyetarëve të vet, është një emocion që u rezervohet atyre, që ne i konsiderojmë inferiorë. Megjithatë, përbuzja është një emocion shumë problematik, sepse zhduk ndjeshmërinë, ky afekt tregon pothuajse shkatërrimin e tërësishëm të ndjenjës shoqërore. Krijon qëndrim armiqësor kundrejt tjerëve, qytetarëve të tyre.

Deklarata e fundit e Kadri Veselit “se korrupsioni duhet të luftohet” në vetvete ngërthen atë që quhet depresion maniak. Mbase më e dobishme është të mos kesh fare ide për të vërtetën se sa të kesh një ide të padenjë për te. Nëse analizojmë gjendjen mentore të politikanëve aktual të Kosovës , arrijmë në konkluzion se depresioni manik (Çrregullimi bipolar) u shkakton atyre që të ketë episode të depresionit dhe manisë. Mania është gjendje ku personi ndjehet shumë i trazuar dhe me sjellje të pakontrolluara. Kjo e fundit ka ndodhur shumë shpesh tek Hashimi, Kadriu dhe Ramushi, pasi nga veprimet e pakontrolluar shpesh herë kanë fyer ata që janë kundër keqqeverisjes.

E gjithë vjen si pasojë e ankthit, frikës dhe krizave të papritura paniku: Çelësi i këtyre gjendjeve mendore të ankthshme që trishton shumë persona qëndron te një hormon i quajtur Aldosteron. Kur një njëri që ka vetë nevojë për mjek kurse të tjerët i duken që kanë nevojë për mjekim. Këtë neurologët e përcaktojnë më qartë dhe e quajnë si një gjendje të ndërlikuar të organizmit, me përbërësin mendor të frikës, të zemërimit, të dashurisë ose të urrejtjes, të cilat ndërthuren me disa ndryshime të organeve që në shumicën e tyre janë nën kontrollin e sistemit nervor autonom dhe që shkaktojnë një kundërveprim lëvizor. Kjo pastaj shkakton një emocion të fortë, i cili mund ta çrregullojë mendimin e arsyeshëm dhe ta ndryshojë sjelljen aq sa ajo të duket e degraduar e stereotipike. Gjuha arrogante e qeverisë shkaktohet nga pamundësia e tij për të kontrolluar ndjenjat e tija përballë frikës së humbjes së pushtetit. Gjuha ka rëndësi të fuqishme dhe të thellë për zhvillimin e jetës psikike të njeriut. Mendimi logjikë është i mundur vetëm me presupozimin e gjuhës, e cila na mundëson dallimin e koncepteve. Kur humbet sensi i dallimit të koncepteve atëherë niveli i shkallimit të individit bëhet shumë serioz.

Hashimi përfaqëson vetëm majën e Ajsbergut në politikën shqiptarë në Kosovë e Shqipëri , atë të lakmisë për pushtet dhe para. Emocioni karshi lakmisë i ka shndërruar në individë nervozë.

Politikanët shqiptarë vuajnë nga makthi i të gjithë autokratëve: Frikën e humbjes së pushtetit dhe pasojat që vijnë më pas. Dhe kjo nuk është një frikë abstrakte. Kjo është sëmundje e vërtetë, një sëmundje nga e cila po pësojmë më së shumit ne, qytetarët e ndershëm. Frika se humbasin pushtetin është frika e tyre jetësore, pushteti u jep privilegje, derisa këta punës në shtet i marrin lekun, duke turpëruar institucionin ku punojnë. Në anën tjetër qytetarëve u vjedhin ëndrrat, duke i zhveshur nga mundësia që këtu të mund të jetojnë me nder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat