Mos e qit fjalën pa e përtypë, Zvicra është ajo që ti qeli sytë!

Opinione

Mos e qit fjalën pa e përtypë, Zvicra është ajo që ti qeli sytë!

Nga: Dedë Preqi Më: 29 mars 2019 Në ora: 12:17
Dedë Preqi

Ngutja e fjalëve të pa matura, siç thotë populli, “mos e qit fjalën pa përtypë”, apo fjalët që zbrazën pa ndonjë logjikë të mirëfillët, të cilat nuk përkthehen në një formë tjetër më të ulët, se rezultojnë të jenë thjeshtë më shumë se një dëshpërim i njerëzve të dyshimtë në rrolet e veta, imazhi i secilës do të ishte shumë i dhimbshëm.

Padyshim se duhet të jemi të përmbajtur pohimeve të tilla, sikur në rastin e Ministrit të AAK-së, Pal Lekaj, që sipas urdhrit të tij do ta dëbonte nga Kosova, ambasadorin e Zvicrës, z.Lebet, përshkak se ambasadori në fjalë, e tha të vërtetën për veteranët e rrejshëm që paguhen me djersën e taksapaguesve të qytetarëve të Kosovës, ndërsa në anën tjetër jepen edhe shumë donacione të huaja, sikur që janë edhe kontributet e shumta zvicerane, për ndërtimin dhe zhvillimin e këtij vendi.

Kjo pa përgjegjësi e njerëzve të tillë në pushtet duket se po vrapon drejtë një katastrofe të mundshme, që duhet të kemi të qartë se domethënien e këtyre tragjikeve po e shkaktojmë vetë  me vetëdije, kur e vërteta humbet si e tillë me kuptimin e saj, kur arroganca e zë vendin e së drejtës dhe së mirës, kur ajo që është e shentë nuk perceptohet dhe as nuk ndihet nevoja e saj.

Ministri Lekaj dhe prolekajt e tjerë që mendojnë kështu për ambasadorin e Zvicrës dhe shtetin hevetik, duke harruar se në këtë vend jetojnë dhe punojnë afro 250 mijë shqiptarë, dhe po ky vend dhe këta njerëz të këtij shteti ishin të parët që kontribuuan dhe njohën shtetësinë e Kosovës, atëherë këtyre njerëzve athua në këtë mënyrë duhet t’ua kthejmë dhe t’u themi, se tani jeni të pa nevojshëm për Kosovën?

Dhe çka na mbetët tjetër, në këtë rast të z. Lekaj, janë të prekur edhe ambasadorët tjerë, edhe pse ata nuk reagojnë dhe çfarë na ka mbet tjetër, tu themi në këtë mënyrë edhe të tjerëve, kjo është më shumë se një absurditet dhe verbëri e njerëzve të tillë dhe pushtetit që e përfaqësojnë.

Çka sjellë e gjithë kjo, që duhet të quhet një skandal për një ministër të vendit, që  ka të bëjë me çrregullimin e raporteve të një vendi mik, siç është Zvicërra me vendin tonë, dhe masat që mund të mirren me këto rrethana duhet të jenë masa terapeutike të të menduarit dhe sjelljes ndaj njerëzve të një pushteti të tillë, ndaj miqve të vet.

Jo, vetëm ministri Pal Lekaj, por secili ministër dhe përgjegjës pushtetar i vendit tonë, ndaj miqëve të Kosovës, duhet të jenë shumë të përmbajtur, sepse Kosova, përmes këtyre miqëve e fitoj shtetin e vet, dhe mbi bazën e interesave politike dhe të dobisë të këtij vendi, ka të bëjë me gjithë respektin dhe nderimin për këta njerëz, përmes ndërtimit të marrëdhënieve dhe kulturave ndërnjerëzore që kalojnë përmes personaliteteve, me qëllim që të mbetët gjithçka njerëzore edhe në shërbim të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat