Pal Lekaj, të shkarkohet urgjentisht!

Opinione

Pal Lekaj, të shkarkohet urgjentisht!

Nga: Melihate Tërmkolli Më: 29 mars 2019 Në ora: 13:09
Melihate Tërmkolli

Pal Lekaj, Ministër i Infrastrukturës, ka reaguar dje ndaj ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, me deklaratën se “ sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha ҁu letrën e largimit”. Pra ai do ta largonte amabsadorin e Zvicrës nga Kosova sepse ambasadori, Jean-Hubert Lebet tha “ Ne investojmë në Kosovë, ju paguani veteranë të rrejshëm! Nëse të hollat ruhen jo për të financuar veteranët e rrejshëm do të ndërtojmë shumë më shumë sisteme të ujësjellësit. Është shumë irrituese të shohim në këtë vend ku ka më shumë shërbyes civil tri herë më tepër sesa në vendet e rajonit.” Ambasadori e tha një të vërtetë notore, të cilën e dijnë “të gjithë”.

Qeveria, shteti dhe gjithë qytetarët do të duhej ta falënderonim ambasadorin zviceran dhe shumë ambasadorë tjerë të cilët po japin përkrahjen e tyre pa kusht, për të vënë rregull e rend në këtë vend, për shtet të së drejtës, për jetë më të mirë të qytetarëve, për luftimin e dukurive që po e shkatërrojnë ҁdo ide për zhvillimin tonë. Shumë ambasadorë po “detyrohen” ta mbrojnë qytetarin dhe shtetin tonë nga qeveritarët tanë. Këtu kemi ardhë.!

Prandaj reagimi i ministrit Lekaj ndaj ambasadorit të Zvicrës duhet të tërheqë shkarkimin e tij urgjent.

Jo thjeshtë vetëm sepse i reagoi një ambasadori, por mbi të gjitha për shkak të përmbajtjes dhe motiveve të reagimit. Në këtë kontekst, Qeveria ose duhet ta shkarkojë Palin ose të pajtohet se politika zyrtare e qeverisë, e institucioneve të Kosovës dhe bartësve të tyre është në mbrojtje të korrupsionit e krimit, të nepotizmit e mashtrimeve, të keqpërdorimit të skajshëm të buxhetit të shtetit.

Përndryshe, kjo qeveri tani është në rrugë të na izolojë edhe nga bota perëndimore.

Nëse elaborojmë edhe më tutje këtë ҁështje, del se Pali dhe shumë Pal të tjerë nuk e kanë  dert ҁfarë kontributi ka dhënë e po jep Zvicra për Kosovën. Nuk e kanë dert as për treqind, katërqind mijë shqipatërt që jetojnë në Zvicër, të cilët aty sigurojnë jetën e tyre e të familjeve të tyre dhe i mbajnë edhe po aq familjarë në Kosovë, edhe 20 vjet pas luftës, në liri, në shtet të pavarur. Kjo, sepse Pali me shokë e kanë uzurpuar këtë shtet, po e grabisin këtë shtet e këtë popull deri në palcë duke ua mohuar qytetarëve të drejtën për bukë e për jetesë. Prandaj, Kosova po zbrazet, shqiptarët po ikin në Zvicër, Gjermani e kudo që munden, “ku sytë këmbët”.

A ka më keq se kaq?!     

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat