A duhet të turpërohet EU për mosheqjen e vizave Kosovës ?

Opinione

A duhet të turpërohet EU për mosheqjen e vizave Kosovës ?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 29 mars 2019 Në ora: 19:49
Sherif Ramabaja

Nëse dikush duhej të shprehte indiniatë ndaj asaj se çka kishin pësuar prej Evropës, atëher duhet të ishin Shqiptarët. Këto ditë ish presidenti shqiptar, zoti Alfred Moisiu, e përsëriti deklaratën e tij. Tregoi kohen kur Shqipëria ishte përgjysëmuar në Kongresin e Berlinit dhe në Konferencën e Londrës, me 1913. Ai e theksoi edhe deklaratën e ish Ministrit të Punëve të Jashtme të Anglisë, në përfundim të konferencës, ku deklaron : “Ne shqipërisë i kemi hyrë në hak”.

 Ne shqiptarët nuk e kemi urryer Evropën, përkundrazi e kemi admiruar dhe e admirojmë akoma. Arsyeja ndoshta është se ne jemi evropianë, pra Evropa është pjesë e shtëpisë sonë të përbashkët. Kemi shpresuar gjithëmonë se ajo do ta korigjoi padrejtësinë e saj  të bërë ndaj nesh. Ndoshta kjo është një iluzion i ynë, po ne shpresën nuk do e humbim kurrë. Ne Evropës i kemi dhënë shumë : Gjergj Kastrioti ishte personalitet jo vetëm i popullit shqiptar, po në të njejtën kohë duke mbrojtur popullin e tij e mbronte edhe Evropën. Nëna Terezë, jo vetëm që ishte shqiptare, po ajo u identifikua me vlerat humane evropiane dhe botërore. Këto ishin vetëm dy figura të kohës më të re, me të cilat ne krenohemi, pa përmendur kohën iliro – pellazge, ku ne kishim rol dominues në arenën botërore. Perandorisë Romake ne i kishim dhënë disa perandor e po ashtu kishim 4 papë me prejardhje shqiptare.

 Të gjitha këto fakte sot dikush nga EU-ja sikur i harron, bën sikur nuk i din apo i injoron për interesa të politikës ditore. Ne pritëm mjaftë me durim, i plotësuam kushtet që na u parashtruan, duke i dëmtuar interesat tona nacionale, siç ishte marrëveshja me Malin e Zi dhe prap shantazhohemi. Jemi akoma të vetmit që pengohemi të lëvizim të lirë. Kjo nuk mund të arsyetohet. Të rinjtë tanë që kanë ambicie të studiojnë jashtë, të vizitojnë vendet e ndryshme apo të bëjnë biznes, pengohen. Për njerëzit që kanë ndërgjegje, kjo është një absurditet sepse tërë rajonit i janë hequr vizat e qarkullimit kurse Kosova mbahet nën izolim. A mundet një mendje e shëndoshë nga EU-ja, ta arsyetoi këtë, apo dikush nga EU-ja, ndoshta duhet të jep përgjegjësi.

 Kërkohet dhe u jipet leksione të tjerëve se si funksionon shteti demokratik, kurse me një qëndrim të tillë EU-ja e dëmton Kosovën dhe vetes ia humb kredibilitetin. Ne nuk jemi fajtor që EU-ja ndodhet në krizë. Ajo duhet të lëviz më shpejt drejt reformimit. Ta zgjidh çështjen e brexitit me Britaninë e Madhe, problemin me refugjatët, problemet tregtare me SHBA-të dhe Kinën. Ta stopoi ekspansionin dhe propagandën ruse. Serbisë t´i thotë troç me emër, se cila është dhe t´ia ulë bishtin nën këmbë. Ta përmirësoi imazhin e vetë të nëpërkëmbur, t´i harmonizoi qëndrimet me SHBA-të dhe ta tregoi fuqinë reale që e ka. T´i kthehet efikasitetit dhe t´i përmirësoi gabimet ndaj shqiptarëve e jo të na mbaj akoma të izoluar.

 Ne nuk do ta urrejmë EU-në, por po na brengos dobësia dhe pafuqia e saj. Na dhemb në shpirt, kur e shohim se akoma ndaj nesh ka paragjykime dhe kemi përshtypjen se akoma po na hyn në hak. Kërkojmë që EU-ja më në fund të zgjohet nga gjumi, Kosovën ta trajtoi si viktimë e agresionit serb e jo të në bëj ne fajtor. Ne kemi dëshmuar edhe më herët që jemi besnik ndaj EU-së, gjë që po e dëshmojmë edhe tash, aty ku po na jipet mundësia, si në sport, muzikë e gjetiu.

  Hapja e kutisë së pandorës për kufinjtë

 Sikur ne shqiptarët të ishim të fuqishëm dhe t´i eliminonim padrejtësitë që na janë bërë me shekuj rreth kufinjëve, askush nuk do të ishte kundër. Frika se do të hapen probleme edhe më të mëdha  nga të cilat  mund të pësojmë, sepse gjatë shekujve vetëm na kanë shkëputur territore, na frenon për një hap të tillë. Nganjëher duhet rrezikuar sepse po nuk rrezikove, nuk fiton, po cili do të guxonte t´i hyj një aventure të tillë.

 Rugova e përsëriste gjithmon se ne shqiptarët do të bashkohemi në EU, po askush nuk beson se ai nuk ka parashikuar planin konkret për bashkim kombëtar, sepse ishte një vizionar i madh. Ai ecte në hap me politikën aktuale, lidhte miqësi me politikanë të kalibrit të lartë dhe me shtete me ndikim, kur i vinte momenti vepronte. Sot nuk e kemi njëpolitikan të kalibër të tillë dhe një vizionar si ai. Ai ishte lindur në moment dhe kohë të duhur. Na e trasoi rrugën për shtet. Kishte shumëçka të përbashkët me Nënën Terezë.

 Pa një sinjal të fuqishëm nga jasht, ne sot se kemi fuqinë ta hapim kutinë e pandorës. Rreziku që të pësojmë është i madh. Përpos unitetit mes vete që mungon, ne na duhet edhe një zhvillim i fuqishëm ekonomik, për të nderrmarr diçka të tillë. Është koha që komandantët e luftës, së bashku me UÇK, duke i falenderuar t´i vendosim në muze. d  Në vendet udhëheqëse të vijnë gjeneratat e reja me vizion dhe ide të reja. Vendi dhe atdheu ka nevojë për ta.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat