Ja pse shqiptarët duhet të bashkohen në nivelin politik dhe të lobojnë për autonomi

Opinione

Ja pse shqiptarët duhet të bashkohen në nivelin politik dhe të lobojnë për autonomi

Nga: Valon Alimi Më: 29 mars 2019 Në ora: 20:00
Valon Alimi

Në prag të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni partitë shqiptare kanë filluar të shajnë njëra-tjetrën për shkak të mbështetjes së kandidatit maqedonas, Stevo Pendarovskin, nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Kandidati i partisë qeverisëse maqedonase, Stevo Pendarovski, nga vetë anëtarët e BDI-së dhe politikanët e saj vazhdimisht promovohet nën sloganin “kandidat konsensual” si kandidati më i përshtatshëm për shqiptarët në këtë garë presidenciale.

Njëkohësisht me këtë promovim të pazakontë për një parti shqiptare që e llogarit vetë-vetën pasardhëse politike të UÇK-së dhe shpalljen e Blerim Rekës si kandidat shqiptar nga partitë shqiptare në opozitë, populli shqiptar në Maqedoni për diçka të kotë siç është zgjedhja presidenciale është ndarë në dysh. Pa marrë parasysh që votat e popullit shqiptar në efekt janë jodecisiv dhe nuk do ndryshojnë rezultatin në tërësi, simpatizantët e BDI-së dhe ato të opozitës shqiptare në parlament i kanë ndërtuar muret e tyre të inatit dhe janë të gatshëm të ndërpresin komunikimin.

Në këtë lojë pothuajse tradicionale të stilit “Ti e ke fajin dhe i tradhton shqiptarët, jo ti e ke fajin dhe je tradhtar” politikanët shqiptar jo që veç shqetësohen duke humbur kapacitete punuese me zgjedhjen e presidentit i cili prapëseprapë do jetë maqedonas por gjithsesi janë të gatshëm ta neglizhojnë forcën më të madhe që kanë shqiptarët në Maqedoni – krijimi i presionit ndaj palës maqedonase duke unifikuar spektrin politik shqiptar. Kjo e fundit është le të themi “the winning match joker” që ua mundëson shqiptarëve të arrijnë gjerat e tyre elementare në një shtet me shumicë maqedonase që të gjitha kërkesat e shqiptarëve i cilëson si kërcenim të integritetit shtetëror. Dëshmia e fundit për arritjen e madhe dhe kundërshtimit të nacionalistëve maqedonas është miratimi i gjuhës shqipe si gjuhë shtetërore.

Nevojat e shqiptarëve në Maqedoni nuk marrin përgjigjën e merituar politike por shtyhen me afat të pacaktuar që është njëra ndër kauzat kryesore për eksodin shqiptar drejt perëndimit. Fenomeni i eksodit shqiptar tashmë është aq i përhapur saqë fshatra të tëra jashtë sezonit veror ngelin pa njerëz dhe pa fare shenjë jete. Fshatrat e Tetovës janë shembulli më i famshëm ku dita ditës të rinjtë largohen dhe veç të moshuarit mbesin. Mirëpo, ky fenomen siç dihet nuk është përhapur veç ndaj fshatrave por edhe qyteteve shqiptare siç janë Struga, Kërçova, Tetova, Gostivari etj. dhe dalëngadalë eksodi aktual mundet të konsiderohet si një emergjencë nacionale në radhët e shqiptarëve dhe një certifikatë për dështimin e politikës së vetë-qeverisjes sipas Marrëveshjes së Ohrit.

Sistemi i vetë-qeverisjes sipas Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni sidomos duke llogaritur interesin e komunave dhe trevave shqiptare për të përparuar më një ndikim sa më të vogël të qeverisë së dominuar nga interesat e maqedonasve dhe maqedonasit vetë nuk funksionon dhe është përgjegjës për eksodin aktual. Edhe pse është e vërtet që komunat shqiptare me vetëqeverisjen lokale kanë më shumë kompetenca se para luftës në vitin 2001, komunat shqiptare janë ende të varur nga shpërndarja e parave përmes qeverisë me shumicë maqedonase. Bile, dhe kjo tashmë edhe është e dëshmuar komunat shqiptare në shpërndarjen d.m.th. alokacionin diskriminohen sistematikisht dhe marrin më pak para se komunat maqedonase. Gjithsesi pos seriozitetit e alokacionit financiar është disi komike që diskriminimi nen sloganin “Etnokraci” u zbulua nga kandidati shqiptar për presidencën, Blerim Reka që krahasoi alokacionin e mjeteve financiare midis komunës së Ohrit dhe komunës së Strugës që janë dy komuna me theksin e politikës komunale në turizëm ndërsa njëra ka shumicë maqedonase dhe tjetra shumicë shqiptare.

Pasojat e diskriminimit financiar janë multivariabel apo të shumëllojshëm. Nëse një komunë merr më pak para se tjetra atëherë komuna me më shumë para ka një avantazh më të madh për sa i takon investimeve dhe konkurrencës ndërshtetërore për të punësuar njerëz. Po të qëndrojmë në rastin e dëshmuar nga Blerim Reka atëherë Struga , mesa merr më pak para, ka një hapësirë më të vogël ekonomike për të investuar në sektorin turistik diçka që do të “tkurrte” numrin e turistëve në Strugë dhe fitimin nga sektori primar dhe uljen e punësimit në këtë sektor.

Ky rast është veç shembullor për komunat e tjera shqiptare siç janë Gostivari, Kërçova dhe Tetova. Komunat ku përqindja e atyre që i bashkohen eksodit është më i lart dhe ku përqindja e papunësisë rinore është gjithsesi e tmerrshme. “Etnokracia” në Maqedoni po nuk u ndalua do shkaktonte zbrazjen përfundimtare të qyteteve dhe fshatrave shqiptare dhe do ishte ekuivalent me dëbimin e dhunshëm të shqiptarëve nga Maqedonia. Situata e sotme kërkon një zgjidhje sistematike dhe afatgjate që nuk është një marrëveshje “dekorative” e cila figuron veç ne letër por kërkon një marrëveshje reale e cila vëzhgohet në korrekte.

Siç duket pak a shumë, situata nga përfundimi i luftës në Maqedoni ka ndryshuar. Marrëveshja e Ohrit është joeffektive dhe thellon pakënaqësinë në radhët e shqiptarëve. “The game has changed a needs new proper and real rules.”, kështu mundet të përmblidhet situata aktuale duke marrë masa të reja nga ana e shqiptarëve. Kjo situatë tejkalohet veç nëse njëherë dhe për përherë forcat shqiptare bashkohen në sferën politike dhe lufta mes njeri-tjetrit përfundon. Siç u përshkrua më lart bashkimi i shqiptarëve është kyç për t’i arritur objektivat kombëtare në Maqedoni dhe për të rritur ndikim e shqiptarëve në parlament. Këto të fundit janë sidomos të rëndësishme që shqiptarët të akumulojnë “soft power” apo forcë politike me një përfaqësim politik dhe një udhëheqje politike e cila përmes të gjitha votave shqiptare të ketë edhe “numerical hard power” me më shumë vende në parlament.

Më në fund situata afatgjate por edhe më reale është federalizmi. Shqiptarët me bashkimin politik si forcë ndihmese duhet të ua sqarojnë maqedonasve mirë që nuk ka arsye përse shqiptarët për sa u takon fushave jetike siç janë punësimi, investimi dhe arsimi mos kenë buxhetin e tyre të cilin e administrojnë siç duan. Ndërkohë në nivelin federal rregullohen kornizat e mënyrës së punimit në pjesën maqedonase dhe shqiptare duke marrë edhe parasysh rregullat politike: një politikë e jashtme e cila nuk nënvizon veç identitetin e maqedonasve por atë të shtetit multietnik, një politikë monetare përmes bankës së Maqedonisë ku merren vesh palët për rregullimin e interesit e denarit dhe si më në fund një politikë arsimore ku rregullohen kornizat e standardit arsimor por ku kompetencat për të caktuar mënyrën e implementimit si caktimin e kurrikulumit në përputhje me kornizën i jepen autonomisë shqiptare. Autonomia sidomos do zgjidhte njëherë e për përherë friken shqiptarëve dhe maqedonasve që njëra palë tenton ta margjinalizojë tjetrën palë pasi me autonominë caktohet hemisfera e palëve për sa i takon territorit të Maqedonisë.

aktual i politikës është i mjerë. Shqiptarët mes veti shahen dhe ndahen për zgjedhjet presidenciale kurse ndikimi i tyre në krahasim më polarizimin midis njëri-tjetrit është disproporcionalisht i vogël dhe krijohen mure më të cilët vështirësohet avancimi i të drejtave shqiptare dhe lobimi për autonomi. Duke marrë edhe njëherë para sysh nivelin e eksodit dhe zbrazjen ditore të qyteteve dhe fshatrave shqiptare përfundimisht ka ardhur koha për të kryer luftimet qesharake ndërshqiptare për pozita dhe karrige dhe për të bërë politikë në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Më në fund politika e cila është e dobishme për qytetarët shqiptarë është njëkohësisht e dobishme për politikanët shqiptarë pasi edhe ata në fund të ditës janë qytetarë. Luftime ideologjike apo udhëheqëse të stilit “Ky është lideri më i mirë – jo ky është..” munden të zhvillohen në parlamentin shqiptar pasi të arrihet autonomia shqiptare. Deklarata e partive shqiptare përcakton në pothuajse çdo pikë bashkëpunimin e partive shqiptare. Bashkëpunimi, mirëpo, nuk duhet të ndodh midis partive po me njeri-tjetrin pasi të gjithë fundi fundit jemi të partisë “SHQIPTARE” dhe çdo artificiale apo ideologjike parti pos kësaj pengon progresin financiar dhe përparimin shoqëror të shqiptarëve. Eksodi e bën të vetin prandaj ka ardhur tashti momenti shqiptarët jo të “bashkohen në zemrat e tyre” por edhe në nivelin politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat