Të evitohet përqarja e LDK-së, ky "Kalorës i katërt i Epokalipsës"!

Opinione

Të evitohet përqarja e LDK-së, ky "Kalorës i katërt i Epokalipsës"!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 30 mars 2019 Në ora: 10:32
LDK

N'kontekstin e dhënë politik në nivlel vendi, ku sterkeqja dhe keqeverisja ka tejkaluar çdo limit të normalës, ku aferat korruptive, abuzimet dhe skandalet, nuk bëjnë më as lajm, ngase janë t'përditshme, janë dukuri ndaj t'cilave jemi bërë imun si shoqëri, andaj qytetarët e Kosovës janë fokusuar, si kurr më parë në zgjedhjet e mbrëndshme të LDK-së, procesin zgjedhor dhe vetë epilogun.

Tepër e rëndësishme vlerësohet gara për postin e t'parit, përkatsisht, Kryetarin e LDK-së dhe lidershipin i cili do drejtoj LDK-në, e cila sot është subjekti m'a i madh politik në Republikën e Kosovës, me gjasë edhe drejtuese e Institucionëve dhe Qeverisë së vendit, pas zgjedhjeve të parakohshme të cilat janë n'fund të këtij viti...!

Ngulfatja e ecjes para të vendit ; në zhvillimin ekonomik, punësim dhe hapjes së përspektives për të rinjët dhe gjithë qytetarët nga kjo Qeveri nepotiste dhe kriminale, ka bërë që qytetarët e Kosovës, të zhgenjyer e t'deshpruar me gjëndjën aktuale t'varin shpresën në Opozitën, dhe kryesisht n'LDK, e cila di dhe do, t'a nxjerrë vendin nga gjendja e mjerë dhe e pashpresë.

- Sfida para seciles gjindet sot LDK-ja me procesin zgjedhor është e madhe dhe vendimtare, jo vetëm për vetë LDK-në, por për vendin, duke patur parasyshë faktin se ; nese LDK-ja nuk arrinë t'menagjojë mirë e si duhet procesin zgjedhor, nuk i'a del të kanalizoj si duhet ambiciet legjitime të kandidatëve potencial për postin e t'parit t'LDK-së, dhe nuk i'a del mbanë t'i amortizoj hilet, nderskamcat, infiltrimet dhe "penetrimet" që mbarsojnë garën dhe gjithë procesin me synimin dhe qellimin e përqarjës dhe ndarjës, gjë që do ishte fatale për LDK-në dhe për vendin.

- Kundershtarët politik t'LDK-së, janë shumë të intersuar që LDK-ja të deshtoj në menagjimin e procesit zgjedhor, dhe do investojnë, siq kanë investuar edhe në të kaluarën që kjo të ndodhë, andaj kujdesi i strukturave, organeve dhe Lidershipit të saj duhet të jet në nivelin e duhur dhe t'menjanoj e neutralizoj me kohë tendenca të tilla duke u zënë frymën, por duke mos dëmtuar vlerat e demokracisë që kultivon n'tridhjet vite...!

- Është fat i mirë që shpalosja e kandidaturave bëhët pas rrumbullaksimit të procesit zgjedhor në Nëndegë e n'Degë, me q'rast do evitohen ferkimet dhe ruhen vlerat, dhe më pas ; nese s'ka një marrveshje të organëve drejtuese dhe t'lidershipit për një kandidat konsensual dhe të dakorduar, gjë që do ishte zgjidhja ideale, megjithatë ; edhe nese kjo nuk ndodhë, atëherë solucioni tjetër, poaqë demokratik, është shpalosja e kandidaturave e atyre të cilët mendojnë e besojnë se dijnë dhe mundën t'marrin timonin e partisë...!

- LDK-ja, ka një kushtetutë të mbrëndshme (statut) që sanksionon qartë kornizën & rregullat e "lojes" n'gjithë procesin zgjedhor, përfshi edhe Kryetarin, Kryesinë dhe KP e LDK-së.

Në cilin do solucion, apo variant që përdorët n'përzgjedhjën e kandidaturave, e cila do duhej t'ket dy e ma teper kandidat-e, pretendentet duhet t'plotësojnë kritere e t'posedojnë vlera t'pamohueshme dhe t'konfirmuara n'gjithë aktivitetin dhe kontributin brënda LDK-së dhe n'dobi të vendit.

Kandidati, apo kandidatja, duhet t'jet figurë dhe personalitet përfaqësues i LDK-së, figurë unifikuese dhe gjithëpërfshirëse, si dhe figurë e respektuar që mishëron shpresë e besim n'LDK dhe për vendin, t'jet me integritet të lartë, moral e njerëzor, si dhe me dije akademike e invencion superlativ.

LDK-ja, me t'drejtë quhet akademi politike për oponentet dhe kundreshtarët politik n'Kosovë dhe jo vetëm, andaj si e tillë, nuk duron kandidat që kan deficit n'këto vlera të kultivuara që nga Presidenti Rugova, Fehmi Agani, Idriz Ajeti, e deri të akademik Isa Mustafa...

Kush s'duhet, dhe me gjasë edhe s'do bëhët Kryetar i LDK-së ?

Përkundër faktit se ambicia e akëcilit për t'qenë Kryetar i LDK-së, është legjitime, megjithatë ; disa përkufizime n'sensin praktik, moral e njerëzor, nuk favorizojnë, por përkundrazi, ambicjet e tilla mbesin vetëm n'tentativë...!
- Nuk janë kandidat serioz, ata të cilët, LDK-së dhe vetë Presidentit historik Rugova, i'a kthyenë shpinën për s'gjalli,
- Nuk janë kandidat serioz, ata të cilët e shpallën Presidentin Rugova politikisht të vdekur, në kohën e pëngmarrjës nga regjimi kriminal i Millosheviqit,
- Nuk janë kandidat potencial, ata të cilët flirtojnë me "njerëz" n'politikën e Kosovës, të cilet i vranë bashkëpunëtorët besnik t'Presidentit Rugova, 
- Nuk janë kandidat potencial, as ata të cilët marrin votën dhe besimin e elektoratit të LDK-së, dhe votën i japin kundershtarit politik të LDK-së,
- Nuk janë kandidat potencial, ata të cilet verdiktin e LDK-së e kontrabandojnë tek kundershtarët politik të LDK-së, 
- Nuk janë kandidat potencial ata dhe ato të cilët nuk votojnë Kryetarin e vetë për postin e Kryeministrit,
- Nuk është kandidat potencial, ai-ajo i cili braktisë garën, kur gara e nxjerrë humbës,
-Nuk është kandidat potencial, as ai-ajo, i cili dhe e cila, hynë e del n'LDK, sikur n'Han t'Kaqit...!
- Të tillët edhe mund të paraqesin kandidaturat, por janë të destinuar të deshtojnë, ngase LDK-ja kan mba-mendje...!

LDK-ja, sot n'mesin e grave dhe burrave të cilët i sherbyen vendit nepermjet LDK-së, ka mjaftë të atillë që dijnë e dojnë t'punojnë për LDK-në dhe t'ardhmën e vendit, ku brezi i ri ka një rol krucial dhe domethënës...!

Le t'jemi n'sherbim të vendit përmes LDK-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat