Kryetari i Drenasit duhet të shkarkohet, pasi që është shndërruar në abuzues të kësaj komune

Opinione

Kryetari i Drenasit duhet të shkarkohet, pasi që është shndërruar në abuzues të kësaj komune

Nga: Hysni Gashi Më: 30 mars 2019 Në ora: 12:13
Hysni Gashi

Ditëve të fundit kanë plasur skandalet e njëpasnjëshme në komunën e Drenasit të iniciuar nga vet kryetari i saj Ramiz Lladrofci, ndërsa po kulmojnë më skandalin me të madh të historisë së re të Drenasit “përndjekjen e aktivisteve dhe veprimtareve të lirisë”, e në këtë rast presionin për largim nga vendi i punës të znj. Podrimqaku.

Sikur nuk mjaftoj mbyllja e shkollave, mbyllja e bizneseve, konkurset e mbushura vetëm me familjare të tij dhe të njerëzve të tij, por tani është pozicionuar në një gjah ndaj veprimtareve të lirisë për të punësuar rejën e motrës së tij.

Për hir të opinionit publik po jap vetëm disa fakte:

- Janë mbyllur disa biznese në Drenas si rezultat i presionit nga kryetari, dhe madje njërit nga këto biznese i ishte vendos një taksë 550 mijë euro gjë që e detyroj ta mbylle biznesin dhe të shkojë në një komunë tjetër;

- Janë mbyllur tri shkolla në Gadanc, Abri dhe Gjergjice duke i lënë fëmijët e dëshmoreve rrugëve e pa transport;

- Janë shantazhuar zyrtaret komunale madje deri në depresion për të ja liruar vendin të afërmeve të kryetarit;

- Janë punësuar familjaret e tij si pash: Nipi në krye të kompanisë :Pastrimi: në Drenas, vajza në BQK, të afërme tjerë në Drejtori komunale e në administratë, Vëllezërit e shefit të Kabinetit të tij në Kompaninë pastrimi dhe në Shkolla, gruaja e shefit të tij si zyrtare ligjore në QKMF në Drenas e shumë e shume punësime të tjera familjare e klanore.

Pra pas përndjekjes së znj. Podrimqaku, simbolit të çështjes kombëtare dhe rezistencës kundër armikut, ku vet kryetari ishte ushqyer në familjen e saj shumë herë është kulmi i të gjitha të këqijave, dhe definitivisht ky njeri duhet të jep Dorëheqje.

Prandaj bashkohem më të gjithë ata që janë në mbrojtje të znj.Podrimqaku dhe kundër abuzimeve dhe keqeverisjes ne këtë Komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat