Vuçiqi një dinak që ikën nga e vërteta, frikësohet edhe nga pordhët e veta

Opinione

Vuçiqi një dinak që ikën nga e vërteta, frikësohet edhe nga pordhët e veta

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 31 mars 2019 Në ora: 15:29
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe të tjerët, duhet të mësojnë nga gabimet e kaluara, të metat, shkatërrimet dhe shkalla më çnjerërore e gjenocideve, që i ka shkakëtuar regjimi serb, të cilat nuk i kanë sjellë asnjës pale njerëzore dobi dhe qetësi, por duke u distancuar nga këto elemente të një periudhe të kaluar, që i kanë dhënë historisë shëmti dhe pasoja e çrregullime njerëzore, ky njeri i përkrah dhe i simpatizon konceptet e tilla edhe sot, diçka e ngjajshme vetëm me njerëzit primitiv, që mendojnë vetëm përmes luftrave dhe okopimëve të sjellin trofetë e tyre në jetë.

Sa do që mundohemi ta kthejmë kohën mbrapa, është e pa mundur, sa do që thëmi se në Kosovë, ka ekzistuar vetëm një konflikt i vogël lufte dhe pa pasoja, është e pa mundur, kur dihet fare mirë se mbi 13mijë civil dhe njerëz të pafajshëm u vranë dhe u masakruan nga paramilitarët dhe forcat ushtarake fashiste të Serbisë, në krye me Millosheviqin dhe bashkëpunëtorët e tij, që një ndër ata ishte edhe presidenti i sotëm i këtij shteti Aleksandër Vuçiq.

Prandaj, është e kotë për sëcilin,  edhe për Vuçiqin, i cili në vend se të kërkojë falje për gjenocidin që shkakëtoj Serbija e Millosheviqit, mbi popullatën e pa fajshme shqiptare, ku ishin gjysma e tyre fëmijë dhe pleq e plaka, ky e mohon një gjë të tillë që ka shkakëtuar regjimi i këtij niveli fashist, duke i zënë masakrat e tilla si të trilluara nga pala shqiptare, ku kishte në çdo lokalitet, fshatra e qytete me dhjetra masakra të tilla, prej të cilëve ka ende të pa gjetur, që urdhërat e regjimit millosheviqian i rrëmbyen jo vetëm të masakruar, por edhe gjysmë të gjallë, duke i fshehur nëpër djerrinat e Serbisë, me qëllim për t’ua humbur gjurmët e tyre.

E gjithë kjo barbari dhe shëmti njerëzore, që në këtë rast ishte tragjedi shqiptare, nuk e knaqin ëndjën dhe ëndërrat e këtij regjimi fashist serb, i cili regjim ia ka dhën faqën e zezë tërë historisë së Ballkanit, që për fat të keq, Serbia nuk e ka ndryshuar rrolin e saj, e cila qëndron dhe ndjek akoma gjurmat e një politike të dhimbshme, që e ka drejtimin edhe në katastrofë globale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke i mohuar masakrat e përgjakshme dhe gjenocidiale në Kosovë, është më shumë se një politikan dinak, që ikën nga e vërteta dhe frikësohet edhe nga pordhët e veta, i cili nuk është në gjendje t’ia thotë troç popullit të vet serb të vërtetën për Kosovën edhe pse e dinë fare mirë se një gjë e tillë nuk do kthehët me nën kthetrat e saj, kur sot Kosova është shtet i pavarur dhe e pranuar ndërkombëtarisht nga shumica e vendeve të rëndësishme të botës.

Atëhere, cili dreq u ka hyrë në kokat e këtyre njerëzve, që Kosovën dhe popullin e këtij vendi nuk e lënë të qetë njëher dhe as në vendin e vet, një popull i lashtë dhe fisnik dhe me tradita të bujshme historike, që asnjëherë nuk i bëri thirrje luftrave dhe konflikteve ndërnjerëzore, por gjithherë u përball me armiqë të ndryshëm, duke i bërë thirrje vetëm lirisë dhe paqës njerëzore.

Kjo prirje e këtyre njerëzve e përbënë pikërisht objektin e shqetësimit ndërnjerëzor, e përbën edhe shqetësimin ndërfqinjësor e kulturor, i cili në këtë mënyrë e rritë përshtypjen e prishjes së harmonisë njerëzore.

Prandaj, duhet të shtojmë se këtu nuk bëhët fjalë vetëm për një mosmarrëveshje, apo marrëveshje në mes palëve rivale, por çështja lidhet me ecuritë reale dhe historike në mes të kësaj popullate që kanë zgjatë me shekuj, të cilat çështje lidhen edhe me ecuritë e sotme të politikës konkrete, të suksesit ose të dështimit të jetës qytetare dhe kulturore, ku do mvarët edhe e ardhmja e këtyre popujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat