Farsë zgjedhore në PDK!

Opinione

Farsë zgjedhore në PDK!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 31 mars 2019 Në ora: 18:26
PDK

PDK-ja s'ka zgjedhje, dhe s'ka patur të tilla kurr n'historikun e saj, ngase nocioni zgjedhje presupozon momentum të një fryme të lirë dhe demokratike në të cilën individi si celulë, dhe njesitë strukturore t'një subjekti me vullnetin e lirë, t'pa imponuar dhe të pa ndikuar, shfaqet për mes votës së fshehtë (n'diskkretsion të plotë) n'kutinë e votimit, gjë që s'është rasti me PDK-në e cila këto postulate i ka n'deficit.

Pse janë farsë zgjedhjet e PDK-së?

Janë farsë ngase n'vend të zgjedhjeve, aty kemi përzgjedhje strikte & rigoroze të gjithë strukturës drejtuese e menagjuese të gjithë procesit me dorë të fortë ; n'rrafshin horizontal & vertikal ! Përzgjedhja bëhët nga një rreth i ngusht rreth "Liderit" dhe vartësve të tij besnik e servil deri n'poshtërim. Lideri i PDK-së nuk rikandidon për postin e t'parit siq propagojnë mediat n'sherbim të këtij grupimi mafio-kriminal, ma shumë se sa partiak, por ai mbanë & ruan postin, kaq!

Lideri i gjithëpushtetshëm dhe i gjithëfuqishëm i PDK-së mafi-kriminale nuk sfidohet dot seriozisht nga kunderkandidat, vetëm nëse një gjë e tillë bëhet me marveshje që gares t'i epet shija e garës dhe e vlerave të cilat n'fund t'fundit janë vetëm farsë. Lideri autokratik i PDK-së dhe struktuara mafio-kriminale që rrethon liderin, janë t'paprekshëm "n'garë", t'pakonkurencë dhe zot të përzgjedhjës dhe filtrit të cilin e kanë n'dorë fund e krye si n'sistemet diktatoriale dhe moniste, ku Lideri mendonte, të tjerët zbatonin urdhërat...!

Nomenklatura drejtuese e PDK-së mafio-kriminale është një strukturë e pa integritet & dinjitet moral & intelektual, janë servil e të dëgjueshëm, të cilët lajkat dhe sherbimin ndaj liderit & bandës kriminale rreth Tij, i kanë "vyrtyt & atribut" t'vetëm. Një strukturë e degjueshme dhe servile deri n'poshtërim, i duhet Lidershipit të një grupimi "politik"siq është PDK-ja e Hashim & Kadrisë, dhe natyrshëm të tillë janë vetëm ata të cilët, jo vetëm janë n'deficit n'vlera moralo-intelektuale, por mbi të gjitha, janë edhe n'deficit të vlerave njerëzore. Lidershipi me dorë t'hekurt i PDK-së mafio-kriminale, ofron rreth vetës njerëz me t'kaluar të dyshimtë personale & familjare si dhe me presedane gjyqësore & afera korruptive për t'qenë të shantazhuar e t'shantazheshëm n'çdo kohë dhe për çdo rast.

Kauza e vetme e Kapo-bandës së PDK-së, është deshmuar katërcipërishtë të jet pushteti me çdo kusht, përmes të cilit kontrollojnë dhe ruajnë përvetësimet, pasurinë e krijuar në mënyrë t'paligjshme & kriminale dhe pandeshkueshmërinë për krimet e kryera të lidershipit të këtij grupimi "politik" mafio-krimina në dy dekada...! Kushdo që ka guxuar t'i sfidoj gjatë këtij rrugëtimi kriminal, siq ndodhi rasti me dy ish anëtarët e kapo-bandës ; Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, jo vetëm që dëbohen nga aty , por bartin me vete lakun n'qafë nga tutori i cili është n'gjendje t'i sfidoj me akuza e aktakuza nga gjykata të cilat i ka n'zap e t'kapura, binomi famëkeq  Hashimi & Kadria! Kjo gjë ndodhi me proceset gjyqësore, nxeh & shkreh, kundër Fatmir Limajt & Co, u bë për t'i frikësuar e për t'i disciplinuar t'shatazhueshmit e shantazhuar lehtë sfiduesit potencial!

E gjithë struktura, organet dhe forumet e grupimit "poltik" (PDK), janë produkt i një procesi të improvizuar teknik, të inskenuar dhe farsë fund e krye, ngase t'përzgjedhurit me "shije" të dores së fortë, janë mbi vullnetin e lirë të zgjedhsve, vota e të cilëve numërohet, lexohet e interpretohet nga kapo banda n'krye të PDK-së, e cila mbanë herë majtas e herë djathtas ideologjikisht, edhe pse ideologji t'vetme ka pushtetin dhe kapjën e shtetit. Karakteristikë tjetër e PDK-së, mafio-kriminale është edhe fakti se, pushtet dhe fuqi ekzekutive në vendimet e saj, kanë edhe figura me aktakuza për krime, që janë n'procese gjyqësore, por edhe n'burg, dhe nga atje diktojnë vendimet dhe zhvillimet...! Krimi është kauza që bashkonë dhe i mbanë t'bashkuar kriminelët e gjithëpushtetshëm të PDK-së dhe rreth saj n'PAN!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat