E gëzofshi ditën e rrenave të politikanëve: 1 prillin 2019

Opinione

E gëzofshi ditën e rrenave të politikanëve: 1 prillin 2019

Nga: Sulejman Mehazi Më: 1 prill 2019 Në ora: 07:13
Sulejman Mehazi

Pse zotëri Zoran Zaevi e Ali Ahmeti duan ta  eleminojnë Prokuroninë Speciale të Katicës, ta eleminojnë atë "frajericën" tonë Fatime Fetahun që është duke ua futur linxhirët funksionarëve të VMRO' e të BDI-sê?Xhelozi ndaj saj kanë edhe gjyqet shtetërore në Maqedoninë Veriore, Katica e Fatimja dëno funksionarët, gjyqet shtetërore për inat të saj i falin e s'i burgosin. Mos ndoshta ju ka mbetur lakmia e ish-funksionarëve të lartë të VMRO-së që e  vodhën, e plaçkitën shtetin e prapë se prapë mbetën zotërinj, si zotënillëku i ish-kryeministrit të mëparshëm Gruevski që e vodhi, e plaçkiti këndshëm e bukur e iku si agë në Humgari. 

Mos ndoshta qëllimi i Zaevit me Prokurorinë e Katicës ka qenë jo për t'i burgosur? por për të rrëzuar e mposhtur nga froni VMRO-në e Gruevskit për të ardhë vet në pushtet. Tani me ikjen e Gruevskit, Zaevit më si duhet Katica, ajo e Fatimja bëhen pengesë e pushtetit korruptiv.

Shihet qartazi se qëllimi i Zaevit s'ka qenë burgosja, por deklasimi i VMRO-së nga pushteti e kurrsesi burgu i tyre.

Veprimet gjyqësore në Republikën Veriore të Maqedonisë na detyrojnê të besojmë, se, gjykatat përherë e çdoherë janë nën administratë të qeverisë e kundër Speciales së Katicës.

Katica e Fatimeja dëno Venalovskin, qeveria lësho, Jankullovskën Prokuria dëno, gjyqet e republikës  ia falin dënimin, Mihajkovin Specialja dënon me burg, gjyqet e  Zaevit e lëshojnë në shtëpi.

Cili prej funksionarëve është burgosur, asnjëri. Asgjë të mirë, qeveria e Zaevit me avazin e Gruevskit.
Shtojcë:

Çfarë do bëhet me të korruptuarit e BDI-së? Kurrgjë, do t'i shpëtojë kryetari i tyre, e pranojmë apo jo, na vjen inat apo jo, Alia është qendërsulmues i spikatur politik, i mirë apo i keq ai gjatë zgjedhjeve fiton përherë e çdoherë me 9 me 0.

E gëzofshi ditën e rrenave të politikanëve: 1 prillin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat