Nëse jemi Amerikë dhe Evropë, t’i bindemi Amerikës dhe Evropës Demokratike

Opinione

Nëse jemi Amerikë dhe Evropë, t’i bindemi Amerikës dhe Evropës Demokratike

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:12
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Ndryshe, duhet të “pajtohemi” që të mbijetojmë  me të keqen, me padrejtësinë dhe me “ligjet e xhunglës” ku sundon vetëm forca, terrori dhe nënshtrimi, Jo arsyeja, as ligji e as normat e  sistemit të vlerave  humane, demokratike dhe civilizuese universale të njerëzimit.

***Ndaj, si Pal Lekajt, ashtu edhe pushtetarëve të tjerë të “anijes drejtuese” të Kosovës, nuk duhet t’u “kërcejë kanari”, kur për të mirën  dhe për shëndetin tonë dhe të Kosovës na kritikojnë  liderët  dhe diplomatët e Evropës Perëndimore dhe të Amerikës, që të luftohet, padrejtësia, krimi i organizuar, korrupsioni dhe nepotizmi, JO të kërkohet “largimi”  i  ambasadorit zviceran nga Kosova  e as i diplomatëve të tjerë perëndimorë të akredituar në Republikën e Kosovës.

*** Pse ministri Pal Lekaj doli “mbi qeverinë” e Republikës së Kosovës, kur ai nuk është as president, as kryeministër, as kryekuvendar e as ministër i Jashtëm i Kosovës, duke kërkuar “largimin” e ambasadorit të Zvicrës nga Kosova, Jean Hubert Lebet?!

Ky është nonsens edhe politik, edhe diplomatik, i dëmshëm për interest, për marrëdhëniet dhe për bashkëpunimin recirpok diplomatik mes Kosovës dhe Zvicrës.

Para së gjithash, kërkesa “ largim” dëshmon se Pal Lekaj nuk  e njeh ABC-në e diplomacisë ngase ky term  që i përgjigjet  shqiptimit të “masave disiplinore” të  punonjësve  lokalë të “infrastructurës dhe të transportit” të Kosovës, kur të “përkthehet” në fjalorin e diplomacisë, do të thotë shpalljen PERSONA NON GRATA të ambasadorit të Zvicrës në Kosovë.

Ky cilësim nuk është aq i thjeshtë, por shumë i ndërlikuar, që konsiderohet një nga masat më të ashpra  dhe me pasoja për karrierën e një diplomati të cilitdo rang qoftë sipas hierarkisë të së drejtës diplomatike, sepse  do të thotë “përzënien” e tij në punë të brendshme të shtetit pritës. Si rrjedhim, një masë  e këtillë mund të sjellë edhe  rishqyetimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve, në rastin konkret të Kosovës dhe të Zvicrës.

Prandaj, Pal Lekaj nuk ka qenë i vetëdijshëm se me kërkesën e tij për “largimin” e ambasadorit Jean Hubert Lebet nga Kosova ka kërkuar shpalljen e tij PERSONA NON GRATA. Mirëpo, nuk e ka justifikuar me asnjë fakt dhe me asnjë argument se ambasadori zviceran  “është përzier në punë të brendshme” të Kosovës, duke cenuar, shpërfillur dhe rrezikuar ligjet, kushtetutën dhe interesat dhe imazhin e shtetit të Kosovës.

 Vetëm Qeveria e Kosovës ka të drejtë të shpallë PERSONA NON GRATA, askush tjetër, qoftë edhe minister !

Të gjithë e dinë se Pal Lekaj është ministër i Inrastrukturës dhe i Transportit në qeverinë e kryeministrit Ramush Haradinaj, por, gjithashtu, është e vërtetë se Jean Hubert Lebet është ambasador fuqiplotë i Zvicrës, JO “kamarier” në “nomeklaturën hoteliere” të  Ministrisë së Inrastrukturës republikane të Pal Lekajt.

Ndaj, logjikisht dhe ligjërisht, ministri Pal Lekaj  nuk ka asnjë të drejtë dhe, asnjë autorizim formal, që sipas detyrës, të kërkojë “largimin” e ambasadorit zviceran nga Kosova, duke qenë se vetëm Qeveria e Ramush Haradinajt mund të marrë një vendim të tillë, por me kërkesën e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli.

Në këtë rast, Pal Lekaj ka abuzuar pozitën e tij zrytare, duke u përzier direkt dhe indirekt në kompetencat dhe në autorizimet e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli.

Ai që të financon ka të drejtë edhe të kërkojë llogari dhe të kontrollojë, se ku përfundojnë paratë e tij, në xhepa të mafiozëve, të korrupsionistëve, të “rektashëve” apo të konsumatorit të drejtpërdrejtë

Prandaj, kjo formë e procedurës së menaxhimit të parasë së investitorëve qoftë të brendshëm apo të huaj, në asnjë formë nuk mund të cilësohet si “përzierje në punë të brendshme të shtetit”, sepse është krejtësisht e ligjshme dhe e justifikueshme.

-Pali ka bërë një gabim të madh në dëm të interesave dhe të imazhit  të Kosovës  në planin ndërkombëtar, duke qenë  se kërkesa e tij për “largimin” e ambasadorit Jean Hubert Lebet ka tjekaluar kompetencat dhe autrizimet e Qeverisë së Kosovës, si dhe  pa asnjë arsye ka cenuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, sepse  ambasadori Jean Hubert  Lebet me sjelljen dhe me veprimin e tij  nuk ka  shkelur  ligjet dhe kushtetutën e Kosovës,   as  rregullat dhe as  normat  e së drejtës diplomatike të ushtrimit të funksionit të ambasadorit në shtetin pritës, që do të kishin për pasojë cilësimin e tij si persona non grata.

Me një fjalë ambasadori zviceran Jean Hubert Lebet nuk është përzier në punë të brendshme të Kosovës, që të cilësohej si persona non grata në shtetin pritës, pse ai me të drejtë ka kritikuar “keqmenaxhimin e mjeteve financiare  dhe të parasë publike, të akorduar nga shtetet evropiane perëndimore, duke përmendur edhe  rastin konkret-Projektin e Qeverisë së Zvicrës me vlerë rreth 1.2 milionë Euro.” ((http://gazetadielli.com/albinfo-ch-censuron-ambasadorin-e-zvicres/ ).

Mirëpo, sa ia vlen kjo, kur Pal Lekaj si drejtues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Transprotit nuk ka lexuar  Kushtetutën e Kosovës dhe nuk ka lexuar të Drejtën Diplomatike dhe Konsullore Ndërkombëtare.

 Ndryshe, nuk do të ishte  përzier në kompetecat dhe në autorizimet e presidentit, të kryeministrit dhe të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, duke kërkuar “largimin e ambasadorit zviceran nga Kosova”,  z. Jean Hubert Elbet se gjoja ai është përzier në punë të brendshme të Kosovës mbase më 27 Mars 2019 në Skenderaj, në fjalën e tij të rastit në përurimin ujësjellësit për disa shfatra kritikoi “keqmenaxhimin e mjeteve dhe  të parasë publike  të akorduar nga vendet evro-perëndimore, duke nënvizuar se nuk është normale që qeveria e Zvicrës të financojë ujësjellësin këtu, sepse e dimë që ka të holla edhe në këtë vend. E dimë se vlera e këtij projekti është përafërsisht 2,5 për qind e vlerës për veteranët e luftës..Nuk jemi të lumtur të shohim nëse njerëzit marrin këtë status pa ndonjë të drejtë. Do të thotë se, nëse të hollat ruhen dhe nuk financojnë veteranët e rrejshëm, do të ndërtojmë shumë më shumë sisteme të ujësjellësit. Është shumë irrituese të shohim në këtë vend ku ka shumë shërbyes civilë, tri herë më tepër sesa në vendet e rajonit”. (http://gazetadielli.com/albinfo-ch-censuron-ambasadorin-e-zvicres/ ).

Sikur Pal lekaj të kishte qenë ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës (skur që aktualisht është Behxhet Pacolli), atëherë do të kishte pasur të drejtë ta thërriste në bisedë konsultative ambasadorin e Zvicrës, Jean Hubert Lebet për krtikën e tij të bërë në Skenderaj, më 27 mars 2019, me rastin  “ e inaugurimit të ujësjellësit,  projekt i qeverisë së Zvicrës me vlerë rreth 1.2 milionë Euro, ku Ambasadori Jean Hubert “kritikoi  ashpër keqmenaxhimin e parasë publike dhe të ndihmave që vinë nga Perëndimi”.

Pra, sipas rregullave dhe normave të së drejtës diplomatike, vetëm qeveria e Kosovës mund të shpallë persona non grata  ndonjë diplomat, ndonjë liderë dhe  dhe ndonjë person të huaj me profesione të ndryshme,  JO  Pal Lekaj apo ndonjë minister tjetër. Këtë nuk e “ha pazari”   i procedurës ligjore të komunikimit diplomatik ndërkombëtar e as  i komunikimit  të brendshëm ndërinstitucional  shtetëror të një vendi, siç është rasti konkret i Pal Lekajt, i cili me kërkesën e tij antiligjore, antikushtetuese dhe  antidiplomatike ka mbitejkaluar kompetencat dhe autorizimet e qeverisë së Kosovës, duke kërkuar “largimin”  e ambasadorit Jean Hubert Lebet., gjoja se “është përzier në çështje të brendshme të Kosovës”. 

Në këtë rast kërkesa “largim” e  Pal Lekajt, në gjuhën e së drejtës diplomatike, do të thotë përzënie e ambasadorit zviceran Jean Hubert Lebet si persona non grata nga shteti pritës-Kosova,  që Zvicra, do të duhej  të reagonte menjëherë për ta tërhequr ambasadorin e saj Jean Hubert Lebet nga posti i ambasadorit fuqiplotë në Kosovë, edhe pse deklarata e tij në Skenderaj, më 27 mars 2019, në asnjë kuptim nuk ka ofenduar  e as cenuar interesat e shtetit pritës-Kosovës, pse ai ka tërhequr vërjtjen lidrshipit të Kosovës, që të mos keqpërdorë “mjetet  dhe  paranë publike” të akorduar nga vendet e Evropës Perëndimore.

Kjo deklaratë kritikuese e ambasadorit zviceran Jean Hubert Lebet nuk ka asnjë element  negativ që bie ndesh me autorizimet, me përgjegjësitë  dhe me të drejtën    e tij në ushtrimin e funksionit diplomatik në shtetin pritës të Kosovës.

Ambasadorët  e huaj  nuk janë vazalë të politikës së brendshme të asnjë shteti, ndaj as të  shtetit të Kosovës

Prandaj, as   ambasadori  i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet nuk është nën tutelën vartëse të  politikës së brendshme të Pal Lekajt (ministër i Infrastrukturës dhe i Transportit të Kosovës),  i cili, siç njohtuan masmediat e Kosovës, ka kërkuar largimin e ambasadorit zviceran Jean Hubert Lebet, se gjoja qenka “përzier në punë të brendshme” të Kosovës !? 

Edhe pse  Pal Lekaj është ministër Infrastrukturës dhe i Transportit në qeverinë e Kosovës nuk ka kurrfarë të drejte dhe autorizimi të kërkojë “largimin” (të shpallë persona non grata) e asnjë ambasadori a diplomati nga Kosova, sepse  procedura  ligjore e komunikimit diplomatik me përfaqësuesit e ambasadave dhe të konsullatave të huaja në Kosovë zhvillohet përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, jo përmes ministrit të Infrasturkturës dhe të Transporit të Kosovës, Pal Lekaj.

Diplomacia e Kosovës  nuk është  “mulliri“ i Pal Lekajt, as i hajdar Shtimes

Sepse edhe në mulli ka njëfarë rendi, lëre  më në institucionet më të larta të një shteti siç janë presidenca, qeveria, kuvendi dhe titullaërt e tyre, të cilët me Kushtetutë  kanë të përcaktuar fushëveprimin  e ushtrimit të detyrave, të kompetencave dhe të autorizimeve të tyre, duke mos u përzier në punët e njëri-tjetrit.

Prandaj, sikur Pal Lekaj (ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Transortit të Kosovës) të kishte  mbajtur parasysh   rregullat dhe normat e  së drejtës diplomatike dhe të asaj konsullore, mirëfilli nuk do të ishte përzier në kompetencat dhe në autorizimet ligjore vendore dhe ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, përkatësisht të Ministrit Behxhet Pacolli.

Fundja, edhe pse Ministri Lekaj  në takimin me ambasadorin Jean Hubert Lebet i ka sqaruar se prononcimi i tij “ishte keqinterpretuar” nga masmediat, kjo nuk e jusitifikon gabimin e tij diplomatik, pavarësisht se si e ka kuptuar “sqarimin” e tij ambasadori i lartnderuar z. Jean Hubert Lebet.

Prandaj, jo vetëm Pal Lekaj, por edhe ministrat e tjerë të Kosovës, duhet të jenë shumë të kujdesshëm në komunkimin  me diplomatët e huaj qoftë brenda apo jashtë Kosovës, sepse çdo gabim regjistrohet si “minus” dhe mund të sanksionohet nga ndërkombëtarët sidomos  nga ata, që më së shumëti kanë investuar  për çlirimin, për shpëtimin, për pavarësimin dhe për ndërtimin e Kosovës si shtet parlamentar demokratik dhe multietnik, siç janë Amerika dhe shtetet aleate të Evropës Perëndimore.

Absurdi politik dhe diplomatik

Liderëve milionerë të “anijes drejtuese” të Kosovës, nuk duhet t’u kërcejë kanari, pse ambasadori zviceran Jean Hubert Lebet me plot të drejtë ka kritikuar fenomenin negativ dhe të shemtuar  të “keqmenaxhimit të mjeteve financiare të vendeve të Evropës dhe të parasë publike”, POR, duhet kuptuar drejt dhe mbështetur unanimisht edhe qevria, edhe mbarë populli i Kosovës, sepse kjo kritikë objektive është në favorin e përshpejtimit të funksionimit dhe të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit oligarkist dhe nepotist në Kosovë. Ndryshe, ata që nuk e luftojnë korrupsionin, nepotizmin, paralizimin e ligjit dhe burokracinë oligarkiste, nuk janë as liderë të popullit, as  të Kosovës, as partnerë, as aleatë e as miq të  Evropës Perëndimore  e as të Amerikës.

Gjithashtu, edhe aleatët tanë ndërkombëtarë me Amerikën në krye, nuk mund të jenë miq tanë të vërtetë nëse nuk e kritikojnë dhe nëse nuk marrin masa shtrënguese  operacionale për zhdukjen e korrupsionit, të krimit të organizuar dhe të nepotizmit në Kosovë, dukuri këto që janë bërë sëmundja më kancerogjene për zhdukjen e shqiptarëve dhe shtetit të tyre të pavarur (2008-2019).

Prandaj, të gjithë ata liderë ndërkombëtarë  dhe ambasadorë të vendeve aleate mike siç janë Amerika dhe aleatët e saj evro-perëndimorë, që me çdo kusht po kërkojnë ZBATIMIN E LIGJIT DHE TË SISTEMIT TË DREJTËSISË, SI DHE NDËRTIMIN E BAZAVE TË SISTEMIT DEMOKRATIK PARLAMENTAR  EVROPIAN,  janë miqtë  tanë më besnikë dhe më dashamirës, që duan ta shohin Kosovën e përparuar në të gjitha fushat e saj, duke përfshirë në plan të parë funksionimin e shtetit të së drejtës dhe të afirmimit të demokracisë, të zhvillimit ekonomik, social, të mirëqenies dhe të prosperitetit.

Fundja, nëse jemi shtet normal demokratik, ashtu si po lavdërohemi se jemi evroperëndimorë, ashtu edhe duhet të sillemi dhe të veprojmë me përgjegjësi ndaj  POPULLIT, ndaj SHTETIT, ndaj Evropës Perëndimore dhe ndaj Amerikës. Prandaj, edhe kur na kritikojnë me të drejtë dhe për të mirën tonë, që të mos e rrënojmë shtetin, duke vjedhur dhe duke e  futur nëpër xhepa të oligarkëve nepotistë dhe feudalë në pushtet sipas “sekamve”  ideologjiko-partiake, mahallore, nahijore dhe provincialiste, sepse në këtë mënyrë e stimulojmë vetëm krimin, terrorin, korrupsionin, nepotizmin dhe përmbysjen e shpejtë të shtetit të Kosovës, duke e çuar në “gojën” e ujqërëve kolonialistë shekullorë serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat