Ndërmjetësimi si mjet i zgjidhjes paqësore të konflikteve në mes shteteve

Opinione

Ndërmjetësimi si mjet i zgjidhjes paqësore të konflikteve në mes shteteve

Nga: Arbnor Sadiku Më: 4 prill 2019 Në ora: 08:36
Arbnor Sadiku

Hyrje- Ndërmjetësimi konsiston në veprimin e një shteti të tretë, grupi të shteteve, apo ndonjë autoriteti  i cili synon të gjej zgjidhje të konfliktit në mes të dy shteteve. Pra, shteti i tretë i cili ndërmjetëson, merr pjesë në bisedime midis palëve në konflikt, si dhe përpiqet që atyre ti ju jep kahe të zgjidhjes, dhe të gjetjes së zgjidhjes paqësore, pastaj, tenton që qëndrimet e kundërta ti përafroj dhe me pas jep këshilla dhe sugjerime, gjithashtu i përcjell edhe kërkesat dhe përgjigjet e njërës palë me palën tjetër.   Bazuar në atë që kemi thënë më lart, ne lirisht mund të themi se paqen e dëmtojnë më së shumti kontestet, mosmarrëveshjet e ndryshme që ndodhin në mes shteteve, për territor, kombësi, sovranitet, siguri,  religjion, ekonomi, dhe shumë çështje të tjera me rëndësi strategjike dhe nacionale, për shtetin. Prandaj, ne më të drejtë mund të konstatojmë se në marrëdhëniet politike ndërkombëtare, kontestet në mes të shteteve janë goxha vështirë të zgjidhen, dhe njëkohësisht mjetet për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve nuk kanë ndryshuar shumë.

Struktura-

Ashtu siç e cekëm më lart, mund të themi se paqen e dëmtojnë më së shumti kontestet, mosmarrëveshjet e ndryshme që ndodhin në mes shteteve, për territor, kombësi, sovranitet, siguri,  religjion, ekonomi, dhe shumë çështje të tjera me rëndësi strategjike dhe nacionale, për shtetin. Prandaj, ne më të drejtë mund të themi se në marrëdhëniet politike ndërkombëtare, kontestet në mes të shteteve janë goxha vështirë të zgjidhen, dhe njëkohësisht mjetet për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve nuk kanë ndryshuar shumë.

Pra,  duhet thënë se bisedimet, ndërmjetësimi dhe mjetet e tjera të zgjidhjes paqësore të konflikteve në mes të palëve, në marrëdhëniet politike ndërkombëtare paraqesin një dimension mjaft të gjerë të rregullimit të marrëdhënieve politike dhe juridike.

Zakonisht me  këtë mund te themi se shtetet për shkak të dallimeve të tyre si në aspektin kulturor, politik dhe ideologjik, synojnë të kenë një dominim sa më të madh në gjithë botën, dhe nga kjo lindin shumë lufta. Natyrisht, që jo gjithmonë të gjitha konfliktet në botë janë zgjidhur me marrëveshje paqësore në mes të palëve në konflikt,  dhe këtë e dëshmojnë më së miri kohëve të fundit, luftërat që janë zhvilluar në  Bosnje Hercegovinë, Kosovë, Afganistan, Irak, kur dihet se pa intervenimin ushtarak të forcave Veri-Atlantike të NATO-së, në Kosovë, nuk do të kishte paqe, dhe ndalim të represionit nga shteti serb mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Padyshim, se edhe mos ndërhyrja e koalicionit amerikan në luftën e Irak-ut, nuk do të kishim pasur kurrë rrëzimin nga pushteti të diktatorit Sadam Hyseni, i cili vazhdonte të bënte terror mbi popullatën vendase që ishte me opinione dhe mendime opozitare, dhe popullatës kurdë, që jetonte në Irak. 

Prandaj, është rëndësishme të theksohet se OKB-ja do të duhej të ndërhynte me bekimin e Këshillit të Sigurimit, në parandalimin e konflikteve në botë, si një nga parimet e proklamuara edhe në kartën e OKB-së, dhe të mos lejoj përdorimin e forcës, përmes koalicioneve të ndryshme sikurse ai ani terror në Afganistan, gjithashtu, mund të ceket se dështimet që ndodhen në Bosnje Hercegovinë në lejimin e masakrimit nga forcat serbe të më shumë se 10,000.  njerëzve boshnjak mysliman, civil të pafajshëm vetëm për një ditë në Srebrenica  nga ana e forcave serbe, sikurse edhe gjenocidi tjetër që kishte ndodhur në Ruanda në mes fiseve tutësi dhe hutu, ishin dy nga dështimet më të mëdha të bashkësisë ndërkombëtare, në dy dekadat e fundit, ku paqja ishte arritur me një vonesë të madhe, meqë rast ishte kritikuar shumë OKB-ja, dhe përgjithësisht shtetet Evropiane, dhe SHBA-ja.

Natyrisht, që bisedat, ndërmjetësimet, diplomacia fluturuese, ndërmarrjet e Këshillit të Sigurimit (OKB-së), kanë pasur një dimension shumë të gjerë të zgjidhjes së konflikteve në mes të shteteve, dhe e tërë kjo ka pasur për qëllim ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Por, pavarësisht kësaj, përsëri ekzistojnë mundësi të reja për krijimin e luftërave nëpër botë, dhe siç dihet pra shikuar nga aspekti i marrëdhënieve ndërkombëtare shtetet e vogla gjithmonë kërkojnë rend, kurse, shtete e mëdha anarki.

Konkludime-

Pra, nga kjo që kemi parë më lart, ne mund të konkludojmë se nëse palët të cilat ndodhën në konflikt sillen në tavolinën e bisedimeve, kjo nuk nënkupton se patjetër ato do të detyrohen që të pranojnë alternativën e cila është propozuar nga ana e ndërmjetësuesit apo palës së tretë, p:sh  (Bisedimet e fundit Kosovë-Serbi-2019) sepse siç dihet kjo mënyrë e të ndërmjetësuari të konflikteve nga ana e Bashkimit Evropian (BE), dhe me mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk është (akt diskrecional), pra, që nënkupton se këto mjete juridike janë e drejtë por jo  edhe obligim. Andaj, edhe Kosova konsideroj se nuk duhet të friksohet nga bisedimet me Serbinë lidhur me marrëveshjen fianle e cila do të siguroj asaj njohjen e plotë nga shteti sërb, dhe sigurimin e ulëses në OKB, si shtet i pavarur demokratik dhe sovran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat