Zgjedhet presidenciale dhe djegia e votave shqiptare

Opinione

Zgjedhet presidenciale dhe djegia e votave shqiptare

Nga: Sulejman Mehazi Më: 4 prill 2019 Në ora: 12:31
Sulejman Mehazi

Si shqiptarë jemi të detyruar ta votojmë Blerim Rekën, këtu s'ka dyshime,  mirëpo problemi është se çfarë do bëhet me votat e Blerimit mbas raundit të parë?
Jemi të vetëdijshëm se Blerim Reka nuk mund të fitonte garën presidenciale përballë dy kandidatëve maqedonas të LSDM-së, VMRO-së e BDI-së. Kjo na detyron të mendojmë e analizojmê se çfarë do bëhet me votat e Blerimit në raundin e dytë, ku do shkojnë, e kë do votojmë në raundin vijues, ndoshta do i kallim e djegim votat shqiptare si çdoherë e përherë?
Marrëveshja koalicionuese maqedone-shqiptare e pozitës s'është e rastësishme, por e qëllimshme për të fituar Pendarovski që në raundin e parë duhet të digjen edhe votat e pozitës shqiptare të BDI-së.
- Nëse Pendarovski fiton që në të parën herë, ja djegia edhe e votave të opozitës shqiptare me Blerim Rekëm
- Nëse shkohet në raundin e dytë,  atëherë, si kandidatë të mundshëm do jenë dyshja LSDM e VMRO, e jo Blerim Reka. Me mospjesëmarrjen e opozitës shqiptare në raundin e dytë, atëherë do digjet vetëm vota e opozitës e jo e pozitës shqiptare në krye me BDI-në.
- Nëse Blerimi i opozitës shqiptare bojkoton zgjedhjet e raundit të dytê, atëherë jo vetëm që digjen votat tona, por i ndihmojmë kandidates së VMRO-sê për të fituar Zgjedhjet Presidenciale.
-Nëse Blerimi i opozitës gjatë raundit të dytë ia fal votat Zaevit, atëherë digjen votat e opozitës shqiptare e fiton koalicioni i pozitës me Ahmetin, Gashin e Thaçin.
Çdo analizë politike të Zgjedhjeve Presidenciale nxjerr humbës opozitën shqiptare në krye me profesorin e nderuar Blerim Rekën.
Shtojcë:
InshAllah Zoti i Madhërishëm na ndihmon me ndonjë mrekulli votash e fiton Blerimi i opozitës shqiptare, për ndryshe shanset për të fituar Blerimi janë të vogla!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat