Kosova është e vrarë dhe e paqarë

Opinione

Kosova është e vrarë dhe e paqarë

Nga: Rexhep Torte Më: 4 prill 2019 Në ora: 13:25
Rexhep Torte

Të hysh në bisëdime meSerbinë kriminele dhe masakruese pa i pranuar ajo krimet dhe masakrat që i bëri në Kosovë, pa kërkuar falje publike, pa u zbardhur fati i personave të rrëmbyer, pa dalur para drejtësisë kriminelët serbë, është është naivitet, papërgjegjësi, e tradhëti mbarëshqiptare dhe mbarënjerëzore. Serbia i ka përlyer duart gjer në bërryl me gjakun e shqiptrëve. Hileqarët qofshin nga brenda apo jashtë Kosovës heredokurëdo do ta marrin mallkimin nga Zoti. Ekzistojnë shumë mënyra për tu frenuar dhe disiplinuar Serbia agresore e gjakatare, por jo në dëm të Kosovës.

Edhe në pranverën  e vitit 2019 ane e mbanë Kosovës  u perkujtuan, u bënë homazhe dhe u nderuan me respektin më të madh viktimat  nga  masakrat e shumta që  ushtria dhe paramilitarët e Sërbisë i kryen ndaj popullatës së pafajshme shqiptare. Numri i madh i vendeve ku serbët kryen krimet e masakrat  dhe mënyra makabëre e kryerjes së tyre dëshmon qartë se çfarë gjeni shtazarak kanë serbët. Perkujtimi dhe përshkrimi  i këtyre masakrave nga dëshmitarët dhe fotografitë ekzistuese, për të gjithë njerëzit normalë paraqet ankth që maksimalisht i trazon shpirtërat njerëzorë. Çdo njeri normal shtron pyetjen si është e mundur në fundin e shekullit të 20-të të ndodh një veprim kaqë trishtues ndaj popullit shqiptar  fisnik e paqedashës. Mund ta marrim me mend se çfarë pezmatimi  të plagëve përjetojnë të afërmit e këtyre viktimave para syve të të cilëve kanë ndodhur këto masakra dhe sa e madhe është dhembja që  ata ndjejnë për të afërmit e tyre në mesin e të cilëve pati viktima të të gjitha moshave që nga foshnjet e gjer te pleqtë. Këto krime e masakra nuk do ti kishte kryer as kafsha më e tërbuar. Më kujtohet se para shumë vitesh kam  lexuar në shtyp një rast kur në një fshat ishte humbur një vajzë 2 vjeçe. E kishin kërkuar shumë por nuk i kishin rënë në gjurmë. Të nesërmen sërish vazhdojnë ta kërkojnë dhe e gjejnë shëndoshë e mirë duke fjetur në barin e njomë në një vend që ka qenë përplot me gjarpërinj helmues. Voglushja e humbur me siguri që edhe ka qarë, por ja që gjarpërinjtë helmues nuk e kanë kafshuar nga instikti i tyre  se kanë patur të bëjnë më një krijesë të njomë.

Rregullimi me kujdes i këtyre varrezave përkujtimore shqiptare në Kosovë tregon shpirtin e pamposhtur shqiptar në respekt të gjakut të dredhur për liri.

Ndërkaq për këto 20 vite të kaluara lidërshipi i Kosovës i meriton kritikat më të ashpra  që për kaqë vite të kaluara është sjellur me një indiferentizëm të madh sikur me qenë në gjumë dhe  nuk ka bërë aqë sa duhet në të mirë të popullit dhe shtetit.

Të gjithë ata udhëheqës  në Kosovë të cilët gjatë 20 viteve të kaluara janë pasuruar me anë të  korrupsionit  ose ata të cilët  nuk  e kanë luftuar e demaskuar këtë dukuri negative, e meritojnë që  në fëtyën e tyre tu vendoset një shkembe. Këta udhëheqës lirisht mund të konsiderohen si tradhëtarë  të kombit e bashkëpunëtore të Serbisë. Kjo tregon se fakti që  ke qenë ushtar i  UÇK-së, që ke  luftuar për çlirimin e Kosovës nuk ta jep të drejtën që  veten ta quash atdhetar me plot kuptimin e gojës,  nëse pas çlirimit të vendit ke vrapuar pas posteve, korrupsionit e pasurimit të paligjshëm dhe i ke harruar shokët e rënë në luftë. Atdhetari i mirfilltë gjer në fund të jetës së tij  duhet të punojë e kontribuojë për të mirën e popullit e të shtetit të tij.Kudo mund të tolerphej  pasurimi i paligjshëm e korrupsioni, por në asnjë mënyrë  në Kosovë, e cila  pësoi dhe u sakrifikua aqë shumë. Të gjithë ata që kanë vrapuar pas pasurisë  kanë shkelur mbi gjakun e dëshmorëve të rënë dhe konsiderohen  tradhëtarë  të Kosovës.

E kam përmendur edhe më parë në shkrimet ,   mia se Hashim Thaçi nuk ka kapacitet diplomatik për arritjen e një marrëveshje, siç thotë ai,  gjithpërfshirëse dhe finale mes Kosovës dhe Serbisë. Trimi i mirë gjithnjë ka vepruar me shumë shokë e jo i vetëm. Hashim Thaçi bisedimet me Serbinë i ka filluar mbrapsht, që  don të thotë se bisedimet me Serbinë në asnjë mënyrë nuk është dashur të fillojnë pa i pranuar Serbia krimet dhe masakrat e kryera në Kosovë, pa kërkual falje publike, pa u nxjerrë kriminelët serbë para drejtësisë dhe pa u zbardhur fati i shqiptarëve të pagjetur. E tërë kjo nuk na lejon të mendojmë se Hashim Thaçi ia don të mirën Kosovës. Hashim Thaçi  nuk mund ta dojë Kosovën më shumë se populli i Kosovës, më shumë se familjet nga gjiri i të cilave pati aqë shumë viktima. Hashim Thaçi që këmbëngul kaqë shumë për  të biseduar sa më parë dhe pa asnjë kusht me Serbinë me siguri që ka një zor të madh nga i cili dëshiron të shpëtojë sa më lehtë. Kjo garniturë udhëheqëse e Kosovës që ka udhëhequr gjertani më mirë është që të largohet sa më parë sepse do ta dëmtojnë edhe më shumë Kosovën.

Ekziston kodi hyjnor që për çdo njeri vlerësimi pëfundimtar se a ka qenë njëri i mirë apo i keq  duhet dhënë tek pasi ai të ndërojë jetë, sepse vetëm atëherë i vihen në peshojë punët e mira dhe ato të dëmshme që i ka bërë.

Në librin Ismail Kadare-Ukshin Hoti me titull “Bisedë përmes hekurash” të botuiar në vitin 2000, Ismail Kadare i shkruan Ukshin Hotit se Serbia në atë kohë ka patur publikuar e shpërndarë nëpër botë afër 2000 materiale propagandistike  kundër Kosovës. Ndërkaq Kosova edhe pas 20 viteve në liri e pavarësi, me tërë ato të dhëna  që ekzistojnë  nuk e ka bërë grumbullimin e nevojshëm të materialeve,,dokumenteve, dëshmive e librave për  krimet e  masakrat  që Serbia i ka kryer  në Kosovë. Librat  e dëshmitë  e shumta që ekzistojnë është dashur e duhet të përkthehen e të shpërndahen nëpër botë, tu jepen ambasadorëve në OKB, në BE  në KE dhe burështetasve tjerë. Kjo do ta demaskonte në mënyrën më të efektshme dhe meritore Serbinë para botës.

Kosova i ka hilet nga brenda dhe nga jashtë. Duke i luftuar fillimisht hilet brenda Kosovës lehtësohet eliminimi edhe  i hileve jashtë saj.

Tanja Fajon, raportuesja  për Kosovën në Parlamentin Evropian, më datë 27 mars 2019, theksoi se, “Evropa është duke e humbur kredibilitetin dhe se qytetarët e Kosovës po humbasin shpresën  në lidhje me liberalizimin e vizave. Kosova ka përmbushur  obligimet e saj, ndërsa ka tërhequr vëmendjen  se rritja e radikalizimit  mund të jetë rezultat i izolimit  të Kosovës dhe dëshprimit  pasi BE ka dështuar të realizojë prentimin e saj”. Kjo dklaratë e z. Fajon trokiti fuqishëm në ndërgjegjen  e kolegëve të saj dhe pritetef një ekt pozitiv.

Stoltenbrg, shefii NATO-s, të njëjtën ditë deklaroi se, shpreson që Serbia ta harrojë të kaluarën dhe të bëhet anëtare e NATO-s”, që për mendimin tonë  nuk do të ndodhën kurrë, sepse Serbia nuk dëshiron asnjëherë ta humbasë Rusinë, vëllaun e saj të një gjaku.

Lojërat diplomatike  që bën  Serbia ndaj  Kosovës, me kushtin për heqjen e taksës së vendosur nga Kosova për mallrat Serbe, me mospranimin e platformës të miratuar nga Parlamenti i Kosovës për bisedimet eventuale Prishtinë – Beograd, shprehin qartë strategjinë e Serbisë  për të gllabëruar edhe ndonjë copë toke të Kosovës tashmë shtet i pavarur e Sovran.

Besojmë se kukuvajkat dhe lotët e krokodilit që sot po dredh Serbia i kanë kuptuar shtetet e  Përëndimt që janë  mike të Kosovës dhe se do të gjejnë mënyra për ta frenuar e  disiplinuar Serbinë, por në asnjë mënyrë në dëm të Kosovës, sepse kjo do ti zhgënjentë tërë shqiptarët në botë që janë miq dhe aleatë të sinqertë e të  dëshmuar të SHBA-ve dhe të BE-së. E drejta është në anën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat